Pyetje pa përgjigje për Universitetin disfunksional të Tiranës

redaktor

Edmond Çata PHD

 

Kush e qeveris dhe merr vendime në emër të Universitetit të Tiranës? Rektori? Dekanët? Bordi i Administrimit? Ministri i radhës i Arsimit? Apo asnjëri? Përse çdo lajm që ka të bëjë me Universitetin e Tiranës fillon dhe mbaron me deklaratat që bën Ministri i radhës i Arsimit? Cili është autoriteti që vendos cilat janë problemet që Universiteti i Tiranës ka dhe me të cilat duhet të përballet seriozisht?

A është Universiteti i Tiranës një institucion funksional? Që kur përballet me një problem serioz, apo çdo problem që kërkon impenjim institucional, siç janë rasti i plagjiaturave, apo kërkesave të studentëve, na tregon se strukturat e tij vihen në lëvizje për tu përballur me problem dhe dhënë atij zgjidhje?

Përse në Universitetin e Tiranës, ndonëse janë bërë publike një numër plagjiaturash, nuk ka patur asnjë ndëshkim? Nuk i është hequr titulli askujt, përfshi këtu edhe ish-rektorin e UT Ervin Demo? Ka apo nuk ka Universiteti i Tiranës brënda tij struktura që të reagojnë, veprojnë, dhe marrin masa përballë rasteve të tilla diskredituese, siç ndodh në gjithë universitetet normale në botë? Apo individët dhe strukturat përgjegjëse janë fiktive? Ose, akoma edhe më keq, vetë antarët e këtyre strukturave janë po aq të molepsur dhe i përkasin vetë të njëjtit llum? Kush prêt në Universitetin e Tiranës ti pastrojë emrin e vet të përlyer me plagjiatura dhe fiktivitet? Titujt fiktivë dhe diplomat që plagjiaturistët mbajnë, a nuk janë lëshuar nga Universiteti i Tiranë, nën emrin e Universitetit të Tiranës, me firmat e titullarëve të Universitetit të Tiranës?

Përse Universiteti i Tiranës, Rektori Mynyr Koni dhe Dekanët Dhori Kule, Spiro Drushku, Artur Sula, Sabri Laçi, Edmond Rapti, Artan Hoxha, nuk ka ndërmarrë as edhe një veprim, apo nuk kanë shpallur as edhe një politikë, individuale apo kolegjiale, kundër fiktivitetit në kërkimin shkencor dhe titujt akademikë që gëlon në zëmrën e profesoratit të tij? Mosveprimi i tyre çfarë tregon? Që në Universitetin e Tiranës nuk ka as kërkim shkencor fiktiv? Që në Universitetin e Tiranës nuk ka as veprimtari pseudo-shkencore? Apo mos-reagimi tregon që të gjithë ata, Rektorë, Dekanë, Shefa Departamentesh janë të zhytur kokë e këmbë në të njëjtin batak? Se brënda Universitetit të Tiranës nuk ka mbetur qoftë edhe një njeri i pastër të pastrojë këtë batak?

Cilët janë ata që e drejtojnë dhe flasin në emër të Universitetit të Tiranës? Përse Universiteti i Tiranës mbetet i mbyllur në guackën e drejtuesve pa ide, pa guxim, pa moral profesional, akademik, dhe shkencor, abuzivë dhe të kompromentuar nga pisllqëet që kanë bërë me politikën e ditës, dhe që vetëm për avancimin e emrit dhe imazhit të UT nuk kanë punuar? Përse Universiteti i Tiranës ka mbetur hermetikisht i mbyllur ndaj konkurrencës së ideve dhe njerzve të rinj të shkolluar në universitete serioze në USA, UK, Europë por vazhdon të “zgjedhë”, “përzgjedhë”, dhe vegjetojë nën hyqmin dhe llafet e po atyre njerëz që kanë qënë rektorë, dekanë, apo shefa departamentesh këtu e 30 vjet?

Cilat janë gjasat që zgjedhjet e reja të Majit në Universitetin e Tiranës të ndryshojnë situatën për mirë? A nuk bënë 3 vjet më parë gjithë ato premtime drejtuesit e tanishëm të Universitetit të Tiranës nga Mynyr Koni, tek Dekanët, e deri tek ata që luftuan për Shefa Departamentesh në prezantimet e tyre me slide ngjyra-ngjyra? A nuk premtuan të gjithë për një universitet dhe arsim më të mirë? Cili është realiteti tre vite më pas? Kemi një universitet dhe arsimi të lartë më të mirë, njësoj, apo më të keq? Cilët nga problemet e vjetra janë eliminuar 3 vjet më pas?

Çfarë i hyn në punë Universitetit të Tiranës zgjedhja e drejtuesve kur ndryshimi I tyre nuk sjell asnjë ndryshim, përkundrazi gjendja shkon nga keq në mos më keq? Modeli i zgjedhjes së drejtuesve të universitetit, ka qënë zgjidhja e problemeve të Universitetit të Tiranës apo ka qënë një ndër shkaqet e problemeve që po i marrin frymën Universitetit të Tiranës? A e ka çuar modeli i zgjedhjes së drejtuesve të universitetit në një qeverisje më të mirë të Universitetit të Tiranës? Në një universitet vibrant, të zhvilluar institucionalisht, akademikisht, dhe profesionalisht, me peshë reale në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit, me staf akademik dinjitoz, me aktivitet dhe kontribut profesional, akademik, dhe shkencor shpresëdhënës? A mund të dalë njeri sot dhe të thotë çfarë ka ndryshuar për më mirë në Universitetin e Tiranës që kur unë isha student i tij në vitet 90-të? A ka ndonjënjeri të dalë dhe të thotë ku do të jetë Universiteti i Tiranës në vitin 2050 dhe sa i ndryshëm do të jetë ai institucion nga ky i sotmi dhe ai i 30 viteve më parë?

 

****

Botuar në Dita

 

 

 

Share This Article
15 Comments
  • Degradim i ngadalte i shqerise,ne kulture ,art, arsim sport,morale,princip. Me kujtohet pas shume vitesh ne emigracion kur u ktheva ne qyetin tim dhe pashe nje djale te lagjes time qe ishte bere drejtor dhe pyes shokun ;si ka mundesi qe ky eshte drejtor pashkolle?pergjigjja ishte ai ka tre fakultete diplomen e shkolles mesme e morì sikur e kishte bere ne nje fshat e pastaj vazhdoj shkollen e larte TU NG.

  • Cili jeni Ju, zt Çata??
    ku jeni diplomuar Ju ??
    kishte legjitimitet një universitet në diktaturë?
    ka legjitimitet sot, diploma juaj ???
    gjithëplejada e rektorve, profesorëve, Kule, Shkule, Koni Bidoni, etjerë, kanë legjitimitet për të ndenjur aty në ato poste, dhe më interesantja, a kanë legjitimitet të gjykojnë të tjerët??

    Përse mllefi juaj fillon këto 30 vjet, zt Çata ??
    Çfarë keni bër para ktyre 30 vjetëve?
    A nuk është ai sistemi i para 30 vjetëve që edukoi ktë klan ku bëni pjesë dhe ju ??

    Çfarë propozoni Ju, konkretisht ?
    jo vetëm me pyetje dhe me mllef kolektiv…

    • Hahaha…. ti swan black duhet te jesh e gjenerates “Cili jeni ju zoti Sorge?”…..qe tani kerkon edhe”zgjidhje”…. te cilat, ne fakt, do beje mire tia kerkoje Rames dhe kalamajve te tij ne qeveri…..

      • doja të të dërgoja njëher ktej me Lonin që ti thoshje se pendët e sorrave shkulen nuk rruhen, por thashë të sillem mirë…

        unë jam brezi pas ndërtimit të fanarit ndriçues me forcat tuaja,
        nuk kam çfarë ti kërkoj Ramës kur vet ai ështe bojaxhi, i diplomuar nga merita e biografisë,
        dhe nuk kam si të filloj me Ramën, sepse nuk është vit zero. Ajo mejhania që quan universitet Çata, strofull militantësh e spiunësh partiakë ka qenë, qysh ditën që e hapën.
        Diplomat e tyre janë mbrojtur me temën “armiku i klasës në Shqipëri ka qenë gjithmonë ….shqiptari”

        • Black swan…kush e fajin? e ka ky Cata qe shkruan?… dhe qe mesa di une …. ka nja 20 vite qe shkruan dhe JEP ZGJIDHJE….? Apo te gjithe ata, neper qeverira apo universitete qe nuk ua vershellejne njerzve si ky Cata, qe mesa di une, ka bere Master dhe Doktorature ne USA dhe qe e kane poshteruar me te gjithe menyrat e mundshme ne kete vend???

          • ka miratuar një rregullore ajo ministrja bjonde, por që ngelet një rregullore. dhe si e tillë ZBATOHET !!

            meqë ti thua se Çata paska bër master e doktoraturë, pa e paragjykuar hiç, se për mua është anonim, pse nuk kërkon zbatimin e rregullores??? ngre padi, është e thjeshtë. Nuk mund të rri në atë vend, të cilin e fitoi duke ngrituar një nga ato skenarët me Shullazë që u tretën si kripa në ujë, pasi doli ai sherifi i fb, komunisti djathtë, dhe denoncoi “kërcënimin” ndaj një rektori, që skllav ka lindur, s’ke pse harxhon as kërcënimin me të, se ai dhe Shullazin e diplomonte….

            “Të gjithë ata që duan drejtësi, duhet të dijnë të bëjnë drejtësi!! “- ktë e shkruan Jefferson, Çata e di besoj…

            dhe nqs Çata ngre furtunë në një gotë uji, që ngelet thjesht polemikë gazete, vërteton që : “Në një vend ku janë të gjithë fajtor, askush nuk është fajtor…” pra, po ju jep dhe një alibi atyre, jo vetëm që nuk po zgjidh asgjë.

            unë jam askushi në fakt për të replikuar, por si të gjithë vdekatarët normalë kam të drejtë të flas, duke menduar se ja di rëndeësinë arsimit.
            Çata ti drejtojë një letër të hapur asaj Akademisë së Shkencave pa shkencëtarë, ti kërkoj një përgjigje me shkrim, prsh ALBERT DOJËS,
            çfarë mendon ai për vendin e tij? ndodhin kto gjëra andej nga ai jep mësim? atë vendin si anëtar i akademisë së shkencave pa shkencëtar, dhe me një drejtues që s’ka asnjë punim shkencor e mban ende???
            E mban ende pa i ardhur turp !!!???
            a mund të zgjidhet rektor dikush që është jashtë rregullave?

            (sa her shoh Konin e Berishën, më zë frika se do i heqim si enferrin, vetëm kur të vdesin, por imagjino sikur të arrijnë moshë e nexhmijes)

            “Të drejtën për t’u zgjedhur në postin e një autoriteti drejtues (rektor, dekan, drejtor) e kanë edhe persona që nuk bëjnë pjesë në stafin akademik me kohë të plotë në njësitë kryesore dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në përputhje me këtë rregullore dhe ligjin e ri të arsimit të lartë. Të drejtën për t’u zgjedhur si autoritet drejtues akademik i Institucionit të arsimit të Lartë publik, e ka çdo anëtar i personelit akademik që nuk ka fituar, në të njëjtin funksion dhe në të njëjtin institucion, dy mandate të njëpasnjëshme apo të ndara, të fituara sipas ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”

    • O black swan….. nuk te marr vesh…ti je me kete Caten? Apo kunder tij?? Se ti ngre po ato probleme qe i thote edhe ky Cata… une e kam pare nja dy here tek Ecopolitike dhe ai vertet eshte ca i serte…se iu bie ne koke pa dredha gjerave….por po te heqesh kete minus, gjerat qe ai thote nuk eshte se shkojne kunder me ato qe thua ti… edhe une me ty jam kur thua qe jane hajdute dhe nuk zbatojne rregulloret…. po nuk besoj se e ka fajin ky Cata per kete…. sigurisht, une do doja ta shihja kete Caten njehere ne krye te universitetit te tiranes ta shihnim cfare do te bente….po kjo nuk eshte ne doren tone…. e mbase nuk eshte as ne doren e tij….une nuk e di ne ka tentuar apo jo ndonjehere te behet pjese e universitetit te tiranes por edhe nese ka tentuar nuk besoj se do ta kete dashur njeri….po te kish qene ndryshe… nuk besoj se do kishte marre mundimin te shkruante….

  • Deri kur politika do te fuse kthetrat e saj ne sistemin arsimor asgje e mire nuk mund te behet ne drejtim te reformimit te tij.
    Sistemi universitar shqiptar ka shume probleme por ka edhe mundesi qe te rimekembet e te fillohet te investohet tek puna kerkimpore shkencore duke i krijuar mundesit e kushteve normale te punes qe nga ngrohja, zyrat, auditoret e me pas pajisjet, laboratoret, bibliotekat, sallat e leximit etj. Gjithashtu te mos jepen me PPP pune e analiza labiratorike qe mund te mbulohen fare mire nga universitetet duke siguruar keshtu fondet qe do ta cojne drejt pavaresise financiare. Ka shume mundesi ne kete drejtim tek UPT duke filluar nga FGJM e cila mund te rimekembet shume shpejt e shume mire nese ka vullnet politik.
    Por per te realizuar te gjitah keto duhen njerez te kualifikuar e te punes e jo militante, servile e propagandiste partie.

  • Po te kishit bere nje pyetje te tille diku tjeter, do kishin filluar me rend njerezet me iu treguar ku jane ptoblemet: prej studentit qe ne anen e vete e sheh koston , proramet jo adequat, e shitjen e diplomave tek rektori qe sheh mungesen e perkrahjes institutionale edhe korruptionin ne staffin e tij kur ky vete nuk e komandon! Do kishim pa nje komision parlamentare qe ngrihet per diplomat false, per ngritjen e nje ligji apo hashpersimin e deminet nga nje ligje kunder shiteset e diplomave grabitesit e pasurise te universitetit edhe keqperdoruesit e arkes se universitetit! Do kishim pa kontrolin e shteti ne cdo segment te universitetit per mbikeqyre si jane shpenzuar paret! Do kishim pare nje kryeminister qe interesohet per universitetin edhe nivelin e studenteve e profesoreve qe do kishte vepruar si dikur kur patem pak shkolla po ne nivel edhe duke importuar profesor te huaj qe jepshin mesime e pergaditshin femijet di ne gjithe evropen me program si n’evrope si tek Normalja zpo instituti Nena Mbretnesh…
    Sot , jemi kush ka pare le te gjen nje zgidhje se nuk ka shtet!

  • Universiteti I Tiranës, më i madhi në Shqipëri, ish djepi i dijes dhe përparimit është kthyer në një institucion me vetadministrim nga 2-banda kriminale dhe bashibozukët ndjekës të tyre.
    Banda e ISH REKTORIT dhe REKTORIT AKTUAL, pjellë e së njëjtës filozofie drejtuese, PASURIM NËN MOTON E INJORANCËS, duke shkatrruar gjithshka të mirë të trazhëguar.

    U prishën për pazaret, tashmë nuk kanë lënë azgjë nga ajo cfarë ka qënë. Lexova letrën e Rektorit aktual kundër ish Rektorit që e solli në karrige ne nje gazete tjeter, letër e cila demostron AZGJËNE NGA FRONTI I SHKATËRRIMIT me autorë këto 2-banda që nuk kanë azgjë të përbashkët me edukimin dhe misionin e UNIVERSITETIT SI QËNDËR E DIJES.

    Për sa shkruani Z. Edmond, cfarë mund të presësh për zbatimin e ligjshmërisë ose akteve nënligjore nga banditët. Cfarë mund të presësh kur Ministria del dhe “shan” rektorin, në një kohë që është gjykata ajo që vendos për fajësinë ose pafajësinë e dikujt.
    Zonja ministre, mjafton të shofësh emërimet e stafeve për të shkarkuar ose dënuar për SHPËRDORIM DETYRE të gjithë pjesmarrsit e të ashtëquajturave KONKURSE për emërimet. MJAFTON TË SHOFËSH KRITERET të cilave ju mungon VETËM EMRI I FITUESIT TË TENDERIT.
    Një student, 10-ditë më parë ankohej se sekretaria e Rektorit kishte fituar konkursin e kërkueses në departamentin ku ai studionte, të biologjisë. Shkoj tek godina C dhe një tjetër fitues i paracaktuar kishte filluar në departamentin e BIOTEKNOLOGJISË.
    Rektori po mbledh VOTA për ta cuar deri në fund shkatërrimin.
    Vet REKTORIT i doli plagjiaturë para 2-vjetëve artikulli i studentit që udhëheq, ne fakt pedagogut të Bioteknologjisë. Rektorit nuk mban përgjegjësi.

    Ish rektori I shquar për mirëadmnistrimin e financave të universitetit ka mbetur pa fitimet që gëzonte më parë, kështu që taqshmë ka ASIN nën dorë për ta luajtur.

    MINISTRIA RRI DHE VËZHGON.

    ZGJEDHJET, janë farsa e radhës, sepse në to jo vetëm që nuk ka garë, por LUFTA e klaneve ka shkatruar gjithshka.
    ZGJEDHJET janë pa kushte pas standarte, sepse tashmë Ujqërit do të bëjnë vet edhe rregulloren. Ministrja porosit të zgjidhen më të mirët???
    Si do të zgjidhen, kur tashmë shumë prëj zgjedhësve janë me punime ose artikuj plagjiaturë?
    Cilat janë filtrat që mund të zgjidhen më të mirët?
    Këto janë standarte të cilat duhet ti vendosë MINISTRIA ose LIGJI I IAL-ve. Është ministria që duhet të vendosë STANDARTET, duke u bazuar në LIGJIN E IAL-ve. Standartet janë të barabarta për të gjitha Universitetet, dhe për cdo pozicion mund të kandidojë gjithkush, nga universitetet e Vëndit, ose nga Universitetet e HUAJ. Kjo është hapja e tregut, për të thithur më të mirët.

    Si përfundim, këto zgjedhje do të jenë të fundit, sepse pas 4-vjetëve nuk besoj se do të dëshirojë ndonjë shqiptar të shkollohet nga banda kriminale.

  • Vetingu duhet bere patjeter edhe ne arsim, ne te gjitha nuvelet e arsimit. Arsimi eshte kollona qe mban te gjitha deget e ekonomise. Duhen kakuar be site pedagoget per veprimtarine e tyre shkencore, per titujt Dr, Prosesor i Asociar apo Profesor Dr, a i kane botimet e tyre origjinale apo jane plagjiature. Te jesh Profesor Doktor duhet te jesh ne nivel shkencetari. Po cfare shkencetaresh jane keta qe veprimtaria e tyre eshte mbeshtetur kryekeput be plagjiature. Duhen kaluar ne site bejleret e arsimit dhe sidomos keta te arsimit te larte, si i kane bere milionat. Si ka mundesi qe pedagoget drejtojne me dhjetra mastera e doktoratura ne nje vit? Si ka mundesi qe keta pedagoge kane shtepia e vetura e bejne jete luksoze. Korrupsioni ne universitete duhet trajtuar urgjentisht. Cdo pedagog duhet te kaloje ne site, cili ka qene aktiviteti i tij, nga e kane burimin pasurite e tija, si kane ndikuar ai ne arsim me veprimtarine e tij? Cfare demesh i ia sjelle arsimit? Secili ka lene gjurmet e tij. Secili njihet nga studentet, koleget, qytetaret. Ajo qe ka ndodhur be arsim eshte nje krim barbar dhe qe duhet ndeshkuar. Keta individe duhen larguar nje ore e me pare dhe ne universitetet tona te vijne te rinj, me vizion te ri, me figure te paster, moral te larte. Vetem keshtu mund te mekembet arsimi i larte qe do te coje para vendin.

  • Edmont Cata mban dhe grade shkencor me duket, nuk e di a mban dhe titullin “profesor”, por di qe eshte nje mesimdhenes ne nje universitet Shqiptar, per lendet shoqerore. Me çudit fakti se me sa lehtesi dhe idiotesi ky “profesor” perdor fjale krrejt te huaja per Shqipen si “disfunksional” bile qe ne titull te shkrimit! Po ashtu me çudit shume the redaksia e gazetes Dita qe pranon nje deformim te tille te Shqipes ne faqet e saj. Ku eshte redaktimi?! Apo “profesori” eshjte me i “zoti” ju redaktoret e gazetes!!!!!!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *