Në gazetën DITA versioni print botojmë një rubrikë të letrave dhe mesazheve nga lexuesit.
Nëse dëshironi të botoni opinionet tuaja aty mund t’i dërgoni veç adresës mail [email protected] edhe në hapësirën e komenteve poshtë këtij shënimi.
Gjithashtu, nëse keni pyetje për Kryeredaktorin, bashkëpunëtorët, analistët apo stafin e gazetës DITA, mund të na shkruani në hapësirën e komenteve poshtë këtij shënimi.
Në këtë hapësirē duhet të identifikoheni me emrin tuaj. Faleminderit dhe ditë të mbarë.
Redaksia
Dita ime 9 vjecare. Me penat maje strralli. Çaje terrin, çaje xhunglen 30 vjecare! Ndaj s’te do asnje shpure qeverritate,alias as shpure parlamentare!! Emeto;drite, miresi, vertetesi. Se te mba populli ne gji! Info-analiza jote: Reale, transparente, trime, e pa shoqe!
Nente vjet qe mbron; Gjuhen, Historin,Atdhen, nene Shqiperin. Nga sharlatanet qe si kerpudha mbine!Nga parapolitikanet qe su ngine, me korrupsion e tradhetin. E minuan-Demokracine. Aferim penave te tua, te gjitha si driten i dua.
Selim Qendro Durres tel. 0683405406.
Naten e mire
“Dita”! Sali Berishes i eshte mbush mendja se, me takimet e tija ane e mbane vendit, do ta ngreje PD-ne ne pjedestalin e identitetit qe kishte. Kjo mundesi i duket, atij, ne entusiazmin e takimeve te para me ca demokrate. Mjafton te thote dikush: “Rrofte Sali Berisha” dhe doren me dy gishta lart, te thote me mendet e tija se, demokratet e duan kete revolucion dhe ate si prijes i tyre. Edhe munde te besohesh po te mos ishte provuar me pare. Eshte provuar si humbes. Prandaj, ai, nuk mund ta beje kete qe mendon, sepse nuk mjafton vetem deshira, por edhe koha , kushtet dhe rrethanat. “S’behet vresthta me urata, por me shata dhe lopata”-thote populli, o Sali. Populli i njeh mire bemat tua, me shume per keq. Dihet se, edhe njeriu me i keq ka perkrahesit e tij, sepse, ai, dikujt i ka bere dhe i ben ndere ne interese te vet, prandaj dhe jeton. Sidoqofte, ne histori do mbetesh o Sali. Po si?…
Prsh DITA! Kur socialistet e LIBRAZHDIT po festonin ne sheshin e qytetit fitoren e zgjedhjeve te vitit 2013. Isha dhe une pasi kìsha votuar dhe une per e madh dhe per RILINDJEN e madhe.
Mbas meje dhe ne fund te turmes ishte paria qe ngazellente dhe mes tyre edhe kryetari i PS, ai qe mbas dy vjetesh do te behej kryetar i Bashkisê, Kastriot Gurra.
Pasi mbaroi mitingu dhe po shkoja ne shtepi pashe qe para meje kaloi pikerisht KACI dhe u fut ne makìnen e nje polici qarkullimi ekstremisht te korruptuar dhe qe e njohin te gjithe si te tille.
Qe ne ate moment ndjeva zhgenjimin e madh dhe kuptova qe vota ime ìshte si nje flete e zverdhur dhe pa vlere. I ìsha shtuar edhe une atyre qe me naivitet kishin besuar se dite me te mira do te vinin por qe dite te tilla po vijnë per hajdutet e shtetit
Kam qene perhere i mendimit qe ne kete vend mungon shpirti i protestes sepse mungojne mekanizmat qe organizijne protesten jashte partive politike.
Askush tjeter nuk ka fuqine ta bej, as organizative, as financiare.
Vrasja e sindikatave ende pa lindur nga Sali Berisha dhe pardesyte e tjera te bardha te 90, i beri gjemen punetoreve dhe te varferve te ketij vendi.
Do doja te shkruaja dicka te zgjeruar mbi kete teme dhe t’ua dergoja nese eshte e mundur.
Faleminderit dhe pune te mbare
Sindikata je ti!!! Ti o njeri i ndershem qe po jeton ne kete vend! Ti qe cohesh ne mengjes dhe shkon ne pune per nje jete me te mire! Sindikata je ti!! Ti qe mundohesh per te ardhmen e femijeve te tu! Ti qe do te doje nje qytet me sherbime me te mira!! Sindikata je ti!! Ti qe nuk je i kenaqur me asgje qe po ndodh rreth teje! Ti qe nuk te perfaqeson asnjeri!! Sindikata je ti!! Ti qe rri kot e vetem ankohesh! Ti qe vlereson me shume ate qe ka se ate qe di!! Sindikata je ti!! Ti qe me hipokrizine tende ke deformuar shpirtin!! Ti qe partise i thua nene dhe nene i thua partise!!Sindikata je ti!! Ti qe do te doje te ndryshoje gjithcka te gabuar ne kete qytet!! Ti qe ben sehir kur vidhet e grabitet vendi!! Sindikata je ti!! Ti qe mendon si ne por thua ato qe te thone kryetaret!! Ti qe me servilizmin tend ke deformuar te drejten!! SINDIKATA JEMI NE!!! Te gjithe ne:::qe kemi vendosur te punojme, jetojme dhe te vdesim ketu!!
E nderuara ” Dita,, z kryeredaktor . Keto dite mesuam lajmin “Mire,qe personeli inxhiniero Teknik i naftes nuk e perfiton statusin,m.gj.s te sakatuar te Naftetarit…!?
Cudite dhe paradokset ne Vendin tone nuk kane te sosur ….?Vetvetiu lindin pyetjet retorike per ato institucione (Ministrit,Albetrol etj )qe e drejtojne me “dylbi nga Tirana ,Naften ,kete pasuri kombetare …!?
Kush i ka stjuduar ne teren,zonat aktuale N G mbajtese ,me rilevime Gjeologjike ,punime sizmike ,stupimin e puseve struktural etj ?
Kush i ka projektuar dhe stupuar puset e shfrytezimit ,per konturimin vb te Naftes dhe Gazit !Kush i ka shfrytezuar dhe i shfrytezon Vb e gazit dhe naftes miliona Ton nafte bruto e gaz industrial ?Kush i ka drejtuar,punimet e intensifikimit ,rematit nentokesor ,avarive,impiantet e trajtimit te Naftes(Dekantimet )?!
Dhe vetetimthi vjen pergjigja
breza te tere naftetaresh,qe kan bere sakrifica sublime ;diten dhe naten …?Ne pararoje sublime ,diten dhe Naten…?Ne pararoj te qendron personeli inxh Teknik do apo nuk duan, deputetet qe “vegjetojne,, ne Parlament . Ministria apo ” albpetroli ,, i famshem (me dy seli ,nje ne Tirane ,tjetra ne Patos…?!
Duan apo nuk duan keto institucione Naftetarit (punetoret dhe personeli inxh Teknik ?ashtu si dhe Vb.e naftes dhe te gazit jane pasuri Kombetare .Sherbimi Gjeologjik Shqipetar KESHILLIT Teknikn i Shtetit (v.1998)me nje kontribut unikal ne Ekonomin e Vendit !Qe te eleminohen keto padrejtesi ,qe prekin djersen ,pse jo dhe gjakun e Naftetarve ,duhet qe Nafta te drejtohet nga Pusi i Naftes deri ne “Albetrol e Ministri nga specialistet e mirefillte ,jo nga ata qe ngatrrojne Kullat e Puseve te Naftes me shtyllat e Tensionit …..!?
Ing Flamur Meta Vlore !
Jeta pasqyrohet ne kompleksitetin e saj se ashtu eshte ndertuar po ato qe e kane per detyre ta bejne kete jane gazetat librat televizionet dhete gjithe ata apo ato qe kane mare persiper te japin informacionin ashtu si eshte ne te vertete.
Po me cudit nje gje qe nuk me pelqen. Jeta jone e perditshme paraqitet bardhe e zi. Po a jetohet ne kete vend? Veten lote e brenga ka ketu? Po ne jete ka dhe gezime. Pse rrine te fshehura ato sa do e si do qe jane?
Hame politike neper tavolina dhe tifozlleqe. Rrahim uje ne havane. Deshperohemi zihemi me njeri tjetrin per murtaqet e celos. Politikanet rrufjane tallen sufren me ne. Bejne sikur zihen me njeri tjetrin dhe ne budallejte yrra pbs tyre. Po a na ben persgypje cfare hame kur vjen vakti? Pse qajme hallin e kalorsit si i varen kembet. A nuk u lodhem ne vuajtje shekullore?
Po jeja nuk behet vetem ne tirane. Pse nuk shkruhet per nje blegtor per nje bujk te thjeshte si jetojne mjerzit qe vec halleve e brengave kane dhe gezime. A martohen a lindin keta njerez a eshtojne pasurine me djerse? Pse nuk pasqyrohet jeta reale po ngre e leshe rrufjanet oligarket e batakcijte. Ata me maskarallet ne kurrizin ton zgjasin jeten e tyre prrallore pa mbarim.
Cfare eshte bere per popullin 30 vjete me radhe? Krahasoni diktatorin me rrufjanet. Diktature qe per nje pjese dhe kane te drejte ta urrejne po faqja e shqiperise ndryshoi per te gjithe. Ateher nuk ishin keto plage te shmtuara. Vrasje aksidente perdhunime trafiqe e plote pislleqe ne kurrizin tone.
Po ne djall te veje kjo lloj demokracie se na mori shpirtin. 30 vjet hiq e mos keput.
PERSHENDETJE dhe urimet me te mira per gjithe stafin e Gazetes suaj,e ne vecanti per A,DUKEN,V.MALAJ,B.ISLAMI,XH.SHEHU,PROF.NASHO JORGAQI etj,qe me penat e tyre te arta na mrekullojne me shkrimet e tyre ne faqet e gazetes suaj.
Respekte Mino Kuka.
I nderuar Kryeredaktor i gazetës Dita,
Me financimin e qeverisë bullgare, regjizori Engjell Ndocaj ka prodhuar, kohët e fundit, një dokumentar për “minoritetin bullgar” në Kukës, Dibër, Devoll,etj., duke krijuar një zonë “minoritare” të pavërtetë në të gjithë lindjen e Shqipërisë, në një kohë që gjysma e popullsisë shqiptare ndodhet në anën tjetër të kufirit. Një veprim i tillë është me pasoja jo vetëm per banorët në fjalë, të cilëve u ndërrohet etniciteti i tyre, por dëmton edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Unë kam shkruajtur një libër të titulluar: “Origjina e gollobordasve të Dibrës (Kalabardhët), botim i Shtëpisë Botuese “Dituria”, viti 2019, ku janë paraqitur dokumenta historike, që vërtetojnë se kjo popullsi është shqiptare, mbasi prindërit e mi janë nga kjo zonë. Në kohën kur unë e shkruajta librin, ishin disa studjues dhe gazetarë që kryenin aktivitet për të na ndërruar etninë. Por, tani po thellohet kjo ndërhyrje dhe shteti Bullgar po futet me financime për të realizuar qëllimet e tij, duke përdorur edhe politikanë shqiptare. Ja çfarë shkruhet në njoftimin e tyre, duke shkëputur vetëm një fragment: “Selim Hoxhaj, skenaristi i dokumentarit në fjalën e tij ka falenderuar ambasadorin Raytchevski, për interesimin e treguar lidhur me financimin e projektit nga qeveria bullgare, deputetet Musa Ulqini dhe Edmond Spaho, jo vetëm janë pjesë e dokumentarit me prononcimet e tyre, por edhe kanë ndihmuar për realizimin e këtij dokumentari, pa përjashtuar edhe projekte të tjera. Ky dokumentar në tre pjesë, me rreth 40 minuta secili, është si një film me metrazh të gjatë. Ai u realizua në dy vite, nisi në fund të vitit që kaloi dhe përfundoi në prill të këtij viti, dhe duke patur parasysh kushtet e pandemisë, duhet falenderuar regjizori Engjell Ndocaj dhe tërë grupi realizues në përfundimin me sukses të këtij projekti artistik. Ka një panoramë të përgjithshme për pakicat bullgare në Shqipëri. “Dokumentari po përkthehet edhe në gjuhën bullgare, çka do të mundësoj edhe transmetimin në televizonet në Bullgari”, tha Hoxhaj.”
Ky veprim propagandistik është një ndërhyrje apriori në histori, pa paraqitur dokumenta historikë. Etnicitetin e një popullsie e përcakton shkenca e historisë dhe shkencat e tjera në ndihmë të saj, dhe jo politika që ndryshon sipas konjukturës së ditës. Në fillim të shekullit të XX, ushtritë serbe dhe bullgare, bënë masakër në Gollobordë(Kalabardhë-emri i vjetër i saj), duke vrarë edhe gra e fëmijë. Në atë kohë, gjyshërit e bullgarëve të sotëm, nuk e mbrojtën këtë popullsi nga serbët, sepse ata nuk e quanin të tyre këtë popullsi. Interesimi i bullgarëve të sotëm është i vonuar duke joshur individë me pasaporta europiane dhe pagesa financiare si në këtë rast. Problemi qëndron në faktin që duke unifikuar të gjithë banorët e zonës në bullgarë, ndryshohet edhe etniciteti i prindërve të mi, të cilët nuk jetojnë dhe e konsideronin veten shqiptarë. Kemi rastin e shkeljes së të drejtave të njeriut, kur etnia i ndërrohet një personi apriori nga ndërhyrja e një shteti tjeter. Ky veprim është i dënueshëm nga ligjet nderkombetare, të cilat edhe shteti bullgar i ka nënshkruar.
Shteti shqiptar, duke pranuar se ka minoritet bullgar, të pa deklaruar më parë, si një nga 9 minoritetet e saj, bëri një gabim të madh, që do të ketë pasoja të vazhdueshme, sepse ballkanasit nuk shquhen për fqinjësi të mirë.
Të gjithë ata që mbështesin etnicitetin bullgar në Dibër duhet të bëjnë oponencën e dokumentave që kam paraqitur në librin tim dhe jo të merren me propagandë të financuar nga shteti Bullgar, të paargumentuara, duke u kapur në çështje opinionesh personale, pra duke “peshkuar në ujëra të turbullta”. Në arkivin e Shtetit Shqiptar ndodhet letra që popullsia e kësaj zone i paraqiti Komisionit të gjashtë fuqive të mëdha, që do të saktësonte kufijtë e Shqipërisë, ku thuhet qartë se:” jemi shqiptare dhe kërkojmë që të mbetemi brënda Shqipërisë”. Shteti bullgar kërkon që atë që nuk arriti të bënte në fillim të shekullit të XX, t’a realizojë në fillim të shekullit të XXI, pra pas rreth pesë brezash, me shpresën se të sotmit do të kenë harruar të parët e tyre.
E papranueshme është edhe indiferenca e shtetit shqiptar, madje shkohet aq larg sa marrin pjesë në këtë aktivitet edhe deputetë, që përmenden në shkrimin e tyre si z. Musa Ulqini dhe z. Edmond Spaho. Pra, politika e Tiranës bëhet bashkë me politikën e Sofjes për të n’a ndërruar apriori etninë tonë nga shqiptare në bullgare! Ky veprim as nuk është parë dhe as është dëgjuar në një rast tjetër, pra është unik.
Ju lutem z. Kryeredaktor të jepni ndihmesën tuaj duke botuar këtë shkrim, për të mbrojtur historinë e vërtetë të Dibranëve të Jugut.
Me nderime,
Agim R. Kasa
Zoti Agim R. Kasa, ne Shqiperi ekziston nje minoritet sllavo-bullgar me emrin: gollobordas dhe gorane, qe jane disa fshatra ne Diber, Kukes, Kosove dhe Maqedoni Veriore. Qe prej shekujsh keta sllavo-bullgare i ka perfshire -flas per anen tone- procesi i shqiptarizimit, nuk e ndryshon faktin qe ata e kane prejardhjen nga sllavo-bullgaret, te cilet kane qene dy here te shtrire gjate mesjetes deri ne Adriatik. Goranet (se nuk e di aq per golobordasit) e flasin shqipen me mire se lumjanet dhe hasjanet, sepse flasin shqipen letrare. Perse duhet te kemi frike nga minoritetet, nuk e kuptoj! Ne vecanti goranet jane njerez te qete dhe puntore, nga te cilet mund te mesojme edhe ne shqiptaret! Duhet tu heqim kapelen, ti respektojme dhe duam, se vetem keshtu i kemi ne anen tone, dhe jo me te tilla levizje “patriotike” te mohimit te identitetit te tyre! Me levizjet tuaja “patriotike” po coni uje ne mullirin e nacionalizmave fqinje, te cilat jo ralle ndihmohen edhe nga strukturat e tyre shteterore.
Z. Robert, nuk mund të krijojmë minoritete artificialisht që të eliminojmë nacionalizmat, sikurse shkruani ju. Kur dokumentat tregojnë që je shqiptar, nuk ndihmon tjetèrsimi i juaj në një etnitet tjetër, për të luftuar nacionalizmin. Çdo njeri ka një prejardhje nga prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit, që krijon atë që quhet etnicitet. Nuk është turp që një njeri të jetë shqiptar, maqedonas, bullgar, grek apo serb, por është ofenduese kur je një nga këto dhe të tjerët të t’a ndryshojnë në një tjetër. Kjo nuk ka lidhje me nacionalizmin, por me dinjitetin e njeriut. Historia është ajo shkencë që largon nacionalizmat. Ju këshilloj të lexoni librin tim, dhe pastaj mund të bëni koment, sepse shikoj që keni njohuri të gabuara për kohën e mesjetës. Territori i Shqipërisë së sotme është pushtuar vetëm një herë, gjatë Perandorisë së Parë bullgare, dhe jo në te Dytën. Mëndja e pranon që një ushtri prej disa dhjetra mijë ushtarësh nuk mund të tjetërsonte të gjithë Ballkanin, veçanërisht në malet e Shqipërisë. Këtu abuzohet me emrat sllavë që shqiptarët i mbajnë të pandryshuara, edhe kur i dinë emrat para sllave, të cilat shërbejnë si « gozhda e Nastradinit » për manipulimin e njerëzve që nuk kanë njohuritë e mjaftueshme historike dhe kapen nga artifickat. Nga shkrimi i juaj kuptoj se përmëndni goranët, të cilët kanë cilësi pozitive. Po të lexosh librin tim, e kam filluar duke shkruajtur se ky libër është vetëm për gollobordasit, ose më saktë, për kalabardhasit dhe jo për Shistavecin e Kukësit apo Prespën. Lidhjen ndërmjet tyre e kanë bërë bullgarët dhe jo unë. Për mua, nuk kanë lidhje njëra me tjetrën këto tre zona që nga lashtësis. Në Gollobordë jetonin ilirët penestë, ndërsa në Kukës dhe Prespë jetonin fise të tjera ilire. Në rast se të vlen një opinin i imi, por i padokumentuar, goranët e Kukësit dhe të Kosovës janë thrakas të shpërngulur rreth shekullit të IX, nga trekëndëshi i sotëm, Serbi,Maqedoni dhe Bullgari, të cilët nuk donin që të duronin shtypjen bullgare dhe kur erdhën turqit, ndryshuan edhe fenë në myslimane. Ju këshilloj edhe një herë që të lexoni librin, sepse indirekt dalin shumë gjëra dhe do të më falenderoni. Libri nuk është vetëm për Gollobordën, por tregon me dokumenta se si janë formuar kombet e Europës.
Fytyre e re per nje gazete!Urime.Komunikim me stafin ,gje e mire.Larg fjalorit banal.
realisht pretendimet bullgare ne ballkan nuk sjellin ere te mire.Keta bazohen ne dyndjen e sllaveve ne jugun e europes.Keto dyndje nuk shpopulluan vendasit por vete ardhurit u ngujuan dhe u pershtaten me vendasit.Kemi ndryshim te toponimeve ku vendast kane perdorur te dy emertimet per fshatine zonen.Shkurt ,vetem toponime jane sllave(kujto edhe toponim turk).Ne keto fshatra asnje nuk e flet gjuhen sllave,me perjashtim te pustecit..Gjyshja ime ishte nga manastiri,dhe nje teto nga krushova,E flisnin bullgarcen ,greqishten,cobance por nuk thane jemi bullgare.E quanin vehten shqiptare sepse edhe keto qytete banoheshin nga shqiptare.
Ju pershendes,Dita!Dua te bej nje denoncim,por ju lutem te me ruani,privatcine.Ish-avokati i qytetit te Kavajes,I quajtur Betim Lusha,djali i gjyqtarit te gjykates Kavaje,Luan Lusha eshte emeruar avokat i shtetit me zyre ne qytetin e Durresit.Pra eshte nje pune shteterore, dhe nuk lejohet qe te ushtroje aktivitet tjeter privat.Por ai,akoma e mban hapur dhe punon perseri ne zyren e avokatise private ne Kavaje.Eshte lehtesisht e verifikueshme kjo qe po them,sepse akoma eshte emeri ne kete zyre dhe kamerat e sigurise te lokaleve,pasqyrojne qartazi,kur hyn dhe kur del nga zyra private,ky avokat.Ju faleminderit !
Përshëndes redaktorin e Gazetës “Dita” dhe të gjithë gazetarët e redaktorët e saj për sriozitetin e analizave të fenomeneve të shoqërisë shqiptare në këto 30 vjet! Dëshiroj t’i sugjeroj Gazetës suaj -më të respektuar nga opinioni shqiptar e ndërkombëtar- të trajtojë nië temë të rëndësishme, që ka të bëjë me pensionistët e kohës së diktaturës. Qeveria Berisha, duke zbatuar filozofinë tradhëtare e hakmarrëse të Ramis Alisë, se “pensionistëve do tu japim një pension urije, që të vdesin”, votoi ligjin e urisë për të gjithë ata që dolën në pension, nga që u pushuan nga puna si njerës që kanë punuar në diktaturë. Ata nuk kishin ku të punonin, se qeveria Berisha i pushoi dhe vendosi në vendin e tyre njerës me kurs tre mujor. Këta njerës, që përbëjnë një numur shumë të madh u dënuan me pensionet e urisë, si hakmarrje ndaj diktaturës. Këta njerës janë heronjtë e rindërtimit të shqipërisë së re. Ata u zhytën deri në fyt në baltën e zezë të kënetave për tharjen e tyre dhe zhdukjen e malarjes. Këta njerës punuan me vetmohim në të gjithë shqipërinë, për të nxjerrë vendin nga prapambetja . Kishte një novator në Parkun e mallrave në Durrës me emrin Pullumb Shaba, që ishte mbi 20 vjet para kohës. Ai e bënte i vetëm një punë, që e bënin normalisht 3-4 veta. Me siguri edhe ai ose ka vdekur nga fukarallëku ,ose paguhet me një pension urije,që të vdesi para kohe. Shumë pensionistë të kohës së diktaturës vdiqën nga kushtet shumë të vështira të jetës. Ata vdiqën, se nuk kishin të ushqeheshin, se shoqëria demokratike i kishte dënuar me pensionet e urisë, se donte të hakmerrej. Shoqëria demokratike nuk duhet të hakmerrej ndaj njerësve, se punuan në diktaturë. Në diktaturë u lanë pa punë një pjesë e vogël e atyre intlelektualëve,që nuk mbështetën përpjekjet e shqipërisë së re të,pas çlirimit, kurse Demokracia pushoi nga puna gjysmën e popullsisë, së shenjë hakmarrjeje, Më të persekutuarit nga demokracia janë, ata që u detyruan të dalin në pension me vitet që kishin punuar në diktaturë. Këtë padrejtësi nuk e ndreqi qeveria e Fatos Nanos, që erdhi pas qeverisë Berisha me peremtimin se do t’u jepte shqiptarëve lekët e vjedhura nga qeveria Berisha me piramidat. Por këtë problem nuk e zgjidhi asnjë qeveri tjetër socialiste që erdhi më vonë dhe, as qeveria Rama: Unë mendoj se qeveria para se të ngrejë rrogat e mësuesve apo mjekëve me 30 apo 50 %, duhet të ngrejë pensionet e mësusve dhe mjekëve e të tjerëve, që e kaluan rininë e tyre në malet shqipërisë, që punuan e sakrifikuan më shumë se mësusët e mjekët e sotëm. Qeveria Rama duhet të ngrejë pensionet e atyre mësuesve, mjekëve, ekonomistëve, agronomëve , inxhinjerë, oficerëve a artistëve, që punuan nën diktaturë në zonat e thella malore të shqipërisë për ti shërbyer rimkëmbjes dhe zhvillimit arsimore, kulturor e ekonmik dhe mbrojtjes së së vendit. Është detyrë emergjente e shoqërisë së sotme demokratike që të rishikojë vendimet e padrejta e hakmarrëse të qeverisë së djathtë mbas viteve 90. Mes të gjitha padrejtësive që ajo ju ka bëri shumicës së shqiptarëve-padrejtësia më e madhe është dënimi me ME PENSIONET EURISË I PENSIONISTËVE, QË KANË PUNUAR NË. DIKTATURË. Korigjimi i kësaj padrejtësie historike nga ana e qeverisë Rama 3 do t’u jepte një mesazh pozitiv shqiptarëve. Ajo do t’u thoshte atyre se. QEVERIA RAMA 3 KA VENDOSUR MË NË FUND TË MARRI PROFILIN E NJË QEVERIE SOCIALISTE, QË ,MBËSHTET SHUMICËN E SHQIPTARËVE QË SOT VUAJNË, SE JO VETËM JANË TË LËNË NË HARRESË NGA SHOQËRIA, POR ATA JANË EDHE TË PERSEKUTUARIT NGA TË GJITHA QEVERITË E KOHËS SË DEMOKRACISË. Po të bëjë këtë qeveria Rama nuk ka nevojë të blejë e të shesi vota, se do ti fitojë zgjedhjet, se so ta mbështesi shumica e shqiptarëve që vuajnë dhe, kryesore – korigjon një vendim historik hakmarrës të marrë nga reaksioni shqiptar me Sali Berishën në krye! Unë jam i bindur se këtë vendim hakmarrës të kohës së demokracisë ndaj njerësve që punuan diktaturë do ta korrigjojë Amerika dhe BE, por do të ishte më mirë ta korigjonte Partia Socialiste e shqipërisë, që të kuptojnë edhe shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët, që kjo Parti ka ndryshuar dhe, ka vendosur të mbështesë elektoratin shqiptar, që përbën shumicën absolute të shqiptarëve – mbi 80%. Ky vendim historik do t’i thoshte shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve , se vetë k/ministri Rama ka ndryshuar rrënjësisht dhe, është një k/ministër që duhet mbështetur në të gjitha reformat politiko-ekonomike të shqipërisë për të dalë nga ngërçi i tranzicionit historik 30 vjeçar. Kjo do ta bënte edhe Amerikën e BE- në ta llogarisin Edi Ramën si k/ministrin e së ardhmes- ,mbas tërmemtit politikë që i vjen shqipërisë nga reforma në drejtësi. Koha e tranzicionit, që polarizoi në maksimum shqoqërinë shqiptare dhe ekzekutoi pensinistët e diktaturës do të mbetet turpi më i madh i shoqërisë shqiptare ,që na ka bërë edhe turpin e botës.
Këtë shqetësim jua dërgon një rregjisor i dënuar edhe nga diktatura edhe nga demokracia. Nga Diktatura u dënua, se doli zyrtarisht në mbrojtje të artistit të madh Kujtim Spahivogli, kur ishte student (sektretar rinie) në Artin Dramatik 1973. Ai ka kundërshtuar në mbledhjen e përgjithëshme të Institutit të lartë të Arteve për dënimin e Kujtim Spahivoglit sekretarin e org, Bazë të Partisë së aparatit të KQ të PPSH -të dërguarin personal të Ramis Alisë, i cili edhe hakmerrej ndaj Kujtim Spahivoglit, sepse Kujtim Spahivogli i kishie thënë në një mbledhje të KQ të rinisë në rrethin e Fierit :DËGJO RAMIS ALIA! MOS RËNTË NDONJËHERË SHQIPËRIA NË DORËN TËNDE, SE TI KE PËR TA SHKATËRRUAR”: Reshit lala ka thlnë: “Organizata bazë e partisë e Institutit të lartë të Arteve ka gabuar rëndë për çështjen e Kujtim Spahivoglit”! Këtë deklaratë timen, por edhe deklaratën e bërë nga K. Spahivogli, kur e kam takuar në interrnim në Mbrostar të Fierit unë e kam shkruar në librin Tim ” Unë dhe Diktatura” . ( Deklarata e K. Spahivoglit në Pleniumin e rinisë në Fier është bërë, kur Ramis Alia ka qenë Sekretar i Parë i KKQ të RInisë dhe,dhe K. Spahivogli anëtar i Byrosë së KQ të Rinisë).
Nga durrësi u largova se u mbyll Pallati “Rinia ” Durrës dhe, Vaso LLapa, kryetar i PD-së në Durrës u shpreh: Nuk vemë ne drejtor të kinemave të Durrsit një komunist. Unë sa kohë isha komunist mbrojta artistët e Durrësit nga dënimet e mundëshme të diktaturës (si kryetar i komisionit të miratimit të shfqeve në pallatin “Rinia” ” Durrës. Gjithashtu mbrojta edhe veçanërisht Vaso Llapën, përgjergjës muzike dhe, Sazan Bitrin , drejtorin e shtëpisë së pionjerit Durrës, që kishin fallasiifikuar listat e pionjerëve, që do jepnin lule në persidiumin e Kongresit të Grave ,Qershor 83, ku merrte pjesë vetë Enver Hoxha. Mbrojta gjithashtu edhe rregjisorin Enver Plaku të Pallatit të kulturës “A:Moisiu” Durrës dhe rregjisorin e qyteti të shijakut Ritvan Malltezin, që kishin bashkëpunuar pa m njoftuar mua. Njoftimi im u bë nga drejtori i shtëpisë së pionjerit Sazan Bitri dy ditë para ekzekutimit të përshëmdetjes. Me ndihmën direkte të Muha Asllanit, si rregjisor përgjegjës- kisha mundur (kundër presionit nga të gjitha drejtimet e, kundër rregullit)) ti fusja në sallën e Kongresit dhe t’i mbroja për këtë shkelje flagrante. Megjithëkëtë Vaso LLapa, kryetar i PD-së së durrësit e filloi dënimin e njerësve të diktaturës nga një artist, kollegu i tij ,që e kishte shpëtuar nga dënimi i sigurtë në Diktaturë. shënim: Këto të dhëna mund të publikohen! Me respekt Reshit Lala ish rregjisor i Pallatit “Rinia “Durrës-një nga të dënuarit e parë të demokracisë.
Per Kendin e Arben Dukes – me shume se nje dedikim lexuesi
Arben Duka mendjendritur:
Poet me mendje të ndritur,
Që mendon për Shqipërinë, I bën njerëzit më të ditur
Për Atdhen edhe shtëpinë…
Për jetën dhe shoqërinë,
Për familjen, për fëminë,
Për prinder, për nën’ e babë,
Për flamur edhe për shgabë…
Ti këndon…, për çfarë s’këndon?!
Fjala dhe zeri yt jehon
Nëpër male dhe lugina,
Nëpër fusha dhe kodrina…
Jehona jote nuk ndalet
Që nga deti gjer në malet,
Nëpër kroje dhe burime,
Përhap shpresë edhe gëzime…
Populli do të nderojë,
O i madhi nga Labova,
Këngë për ty do të këndojë
Shqiperia dhe Kosova.
Poet me zemër të madhe,
Shkruan për këngë dhe për valle…
Penën tënde kurre s’e ndale, Shkrove për Shqipen me halle.
Shkruajte dhe u ngjite lart, Kurrë për Shqipen nuk u lodhe, Me ty Shqipja s’mbet e ngratë,
Gjith’ jetën për të e shkove.
Këngë e fundit thua ti! Ti nuk ke fund, o njeri! I ngjashëm me Perëndi Ti rron, or’ rron në Përjetësi!