“Ç’bën Umberto Bossi në krevat me gruan?”

anazapta

Dihet tashmë që Kastriot Islamin e shqetësojnë disa pikëpyetje. Nga një vëzhgim i përgjithshëm, kemi kuptuar që janë dilema nga fusha të ndryshme të jetës. Për shembull, ditën e djeshme kishte postuar një lajmë të gazetës “Huffingtonpost”, i cili shkruante për një barsoletë të fundit në lidhje me Berluskonin. Dhe Kaçi zgjodhi këtë lajm për ta ndarë në “Facebook” me shpjegimin përkatës: “Barcaleta e fundit e Berluskonit. Gazeta amerikane “L’Huffington Post” shkruan për barsoletën e fundit të Berluskonit për Bossin Umberto Bossi, i cili është drejtues i partisë “Lega”. Berluskoni bën pyetjen: Ç’farë bën Bossi në krevat me të shoqen? Dhe përgjigjet, po vetë: La Lega..!”

Nuk e kuptuam mirë se për kë shqetësohej Kaçi për Berluskonin, Bossin apo gruan e Bossit. Nejse, një lajmi i mirë vjen nga fronti. Dje, pas kritikave tona në Facebook Spy të javës së kaluar për lënien e vrapit, ai e ka rifilluar atë. Ec aty!

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *