Pyjet po zhduken dhe… ne rrimë e vështrojmë!

J L

Në 99-vjetorin e shërbimit pyjor shqiptar

“Ne nuk dimë të bëjmë aleancë me natyrën” (Dritëro Agolli)

Ing. Mehmet Metaj*

 

  1. Pyjet në 99-vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar

Shërbimi Pyjor Shqiptar sot de jure kremton 99-vjetorin e krijimit të tij. Po le të hedhim paraprakisht një vështrim të shkurtër se cila është gjendja e pyjeve dhe e shërbimit pyjor shqiptar pas 32-vjetësh tranzicion.  Megjithëse Shqipëria ka një sipërfaqe relativisht të vogël, ajo ka një gamë të gjerë të sistemeve ekologjike dhe një natyrë sui generis që janë rezultat i relievit të thyer. Këto sisteme natyrore përfshijnë zonën bregdetare, lagunat dhe grykëderdhjet e lumenjve, liqenet dhe kënetat, kullotat, pyjet dhe drurët pyjorë, pyjet malore të mëdha alpine dhe zonat akullnajore. Aktivitetet kryesore social-ekonomike në të gjithë vendin reflektojnë diversitetin e madh të peizazhit ekologjik. Shqipëria është e mbuluar me male, kodra, shpate, zonat luginore, me një territor të thyer me peizazhe të bukura. Lartësia mesatare mbi det është 708 m, pothuajse dy herë lartësia mesatare evropiane, gjë që e bën të vështirë për t’u realizuar rigjenerimi natyror i pyjeve, ndrsa peizazhi i thyer është mbrojtje nga presioni i bërë nga njeriu dhe kafshët, duke mbetur ende të paprekur oaze me pyje natyrore te virgjëra.

Popullsia e Shqipërisë ka arritur në 3.401.198 banorë dhe sipërfaqja pyjore e vendit është: 1.502.161 ha. Sipas pronësisë pyjet ndahen: në pronësi të shtetit: 1.488.041 ha (99,06%), nga e cila në përdorim të komunitetit 750,000 ha (50%) dhe në pronësi private: 14,120 ha (0.94%).(Inventari Kombëtar i Pyjeve, 2001). Tek ne gjenden rreth 3,250 lloje bimësh (bimë enësore), ose gati 30 % e florës së Europës, takohen në Shqipëri. Afro 800 lloje, ose 25 % e florës së vendit, janë pjesë e florës së Ballkanit. Rreth 30 lloje janë endemike dhe 180 lloje subendemike të Shqipërisë, Greqisë dhe ish-Jugosllavisë.

Përveç dobive ekonomike për lëndën dhe drutë e zjarrit, për prodhimet jodrusore e bimët mjekësore dhe bazën ushqimore për blegtorinë që japin, pyjet ushtrojnë funksione ekologjike, mbrojtëse e rikrijuese të pazëvendësueshme, janë rezervuar i madh speciesh të shumëllojshme të florës e faunës. Në malet e larta ende gjenden disa mijëra hektarë pyje natyrore me drurë me moshë mbi 200 vjeçare, me vlerë të shumëfishtë për nga biodiversiteti, bukuria e peizazhit dhe monumentet natyrore. Këto janë ndoshta sipërfaqet më të rëndësishme për kërkime dhe resurse gjenetike në shkallë Europiane, të trashëguar nga e kaluara e largët. Kryesisht në këto zona pyjore, përfshirë dhe kullota malore, janë shpallur 13 parqe kombëtare, të cilët së bashku me zonat e mbrojtura, zenë 166.600 ha, ose 5.8% të sipërfaqes së vendit. Brenda tyre gjenden habitate specifike (të paktën 30 tipe e nëntipe habitatesh dhe mbi 540 komunitete), 27 specie dhe 150 nën-specie bimësh endemike për Shqipërinë, dhe mbi 540 specie të florës e të faunës të kategorizuara si të rralla.

 

  1. Pyjet dhe Shërbimi Pyjor gjatë periudhës së tranzicionit, 1990-2022

Periudha e tranzicionit për pylltarinë shqiptare ka qenë e vështirë dhe me shumë dëmtime të masiveve pyjore. Popullsia rurale ndoshta si të vetmen pasuri natyrore që mund të shfrytëzonte për të mbijetur apo për të ndërtuar banesat në shpërnguljet masive drejt zonave fushore, janë pyjet. Lënda e drurit përveçse përdoret gjerësisht nga banorët lokal ajo shitet në treg në mënyrë të pakontrolluar.  Vitet në periudhën e tranzicionit janë vite që kanë pasur rëndësi të madhe në forcimin institucional dhe ligjor të sektorit të pyjeve dhe për fillimin e proçesit të transferimit/dhenies së 40-50 % të pyjeve në përdorim të komunave. Donatorët ndërkombëtarë si në shumë sfera të jetës tonë,  gjatë kësajë periudhe tranzicion të zgjatur dhe të vështirë kan mbështetur dhe rimkëmbien e sektorit pyjor dhe ri-organizimin e Shërbimit Pyjor në Shqipëri. Projekti Shqiptar i Pyjeve me Bankën Botërore (me mbështetje nga IDA, Koperacionit Italian dhe Zviceran) filloj të zbatohet në vitin 1995-2004, por veprimtaritë kryesore dhe arritjet më të mëdha në zbatimin e tij filluan pas vitit 1997. Ishte një mbështetje e përbashkët e Bankës Botërore, FAO-s, USAID, etj, që çuan në një ri-organizim dhe  konsolidim institucional të sektorit të pyjeve dhe pyjeve komunale në veçant. Shërbimi Pyjor Shqiptar filloj të marrë një fizionomi të re në formë dhe përmbajtje.

Në këtë periudhe u bënë disa investime të rëndësishme sidomos në infrastrukturën e shërbimit pyjor shqiptar. U rikonstruktuan të gjitha zyrat e DSHP-ve ne çdo rreth, u ngritën shumë zyra në disa sektorë  pyjor. Për herë të parë i gjithë shërbimi pyjor u pais me uniformë,  me dy deri në tre auto mjete për personelin drejtues dhe teknik, inspektorët pyjor në zona në mbi 70% u pajisen me motoçikleta. U investua  në rreth 130 komuna për përmirësim të fondit pyjor komunal. Nga buxheti i shtetit investimet u tre dhe katërfishuan krahasuar me periudhën 1990-1995, kështu u investua për pyllëzime, përmirësime pyjore dhe sistemime malore, etj.  I gjithë shërbimi pyjor në nivel DSHP-je u pajis me kompjutera dhe paisje të tjera elektronike, duke filluar kështu diçitalizimi dhe informtizimi në pylltari, dhe u zhvilluan një sërë kursesh trainimi për mbrojtjen dhe mbarështimin e pyjeve.

Marrëdhëniet e shoqërisë shqiptare me natyrën në përgjithësi e me pyjet në veçanti janë përkeqësuar më shumë se kurrë ndonjë herë në dekadën e fundit…Evenimenti me i fundit reflekton aleancën tonë me natyrën dhe përgjegjësinë e shtetit ndaj ruajtjes dhe miradministrimit të sajë është dhe dita e krijimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar. Por “ne nuk dimë të bëjmë aleancë me natyrën” thoshte i madhi Dritëro Agolli..dhe dihet shkatërrimi 27-vjeçar i pyjeve si nje sjellje vandale ndaj natyres sone “sui generis” dhe trashëgimisë sonë natyrore dhe cenimi i perspektives se zhvillimit te vendit dhe brezave qe vijnë.

Dihet tashme drama shkatërruese e pyjeve këto 32-vjet dhe kapitullimi i shtetit për menaxhimin e kësaj pasurie kombëtare që zë rreth 63 për qind të sipërfaqes së vendit. Gjatë tranzicionit janë prerë dhe shfarosur rreth 150 mijë hektar pyje dhe parqe kombëtare siç është parku Kombëtar i Lurës, gjë s’do ta benin as vandalet prehistorikë. Kjo ka ardhur nga shkatërrimi i institucioneve, konfuzioni ligjor i krijuar nga ndryshimet e shpeshta dhe klienteliste, mungesa e investimeve nga shteti dhe keqpërdorimi i pamatshëm i investimeve të huaja, ka sjellë që 63 % e sipërfaqes së territorit të vendit, të jetë sot jashtë kontrollit të shtetit. Pyjet, që nga viti 2006, nëpërmes shprofesionalizimit dhe keqpërdorimit, deri në barbar, të burimeve njerëzore. Administrata pyjore u bë bazë e ekzistencës së këtyre partive, nëpërmjet anëtarësisë në këto parti dhe jo vetëm.

Qeverisja e pyjeve gjate tranzicionit ka kapitulluar, duke “legalizuar” vandalizmat e prerjes barbare të pyjeve dhe parqeve kombëtare. Parlamenti e ka nënshkruar këtë kapitullim kohë më parë me miratimin e dy moratoriumeve për pyjet dhe gjuetinë (respektivisht me ligjin nr. 5/2016  dhe nr. 61/2016 (miratuar më: 4.02.2016 dhe 2.06.2016 ) duke bërë pronarë të pyjeve e kullotave (61) Bashkitë si asnjë vend në Evropë dhe botë (?!). Këto “super ligje” e kthyen këtë pasuri kombëtare përfundimisht nga pronë e përbashkët (shtetërore) në pronë të askujt. Me mijra metër kub lëndë drusore janë të prera e të shpërndara nëpër pyje e me qindra mijë në fushat e druve në të gjithë vendin. Kudo në Shqipëri gjuhet me të gjitha llojet e armëve.

  1. Pasojat e dukshme nga prerja e pyjeve janë përmbytjet dhe shkarjet e tokave (si pasojë e zhveshjes së ujëmbledhësave?!).

Përmbytjet e mëdha dhe të papërmbajtëshme në zonat e Shkodërs, Lezhës por dhe në shumë zona të tjera të jugut të vendit, ku ka vite apo po bëhen tashme dekada që nuk bëhen më investime as për rimbjellje as për prita malore, dhe pyjet e lartë janë prere dhe s’ka kush e pengon ujin, pyjet e vërtete do të mbanin rreth 20 % të reshjeve.

Nga shkretëtirëzimi dhe vandalizmat ekologjike në pyje, sot ne kemi erozion drastik nga më të mëdhenjt ne botë, me një gërryerje të shkallës më të lartë dhe prurje të ngurta që matet  nga 20-30 ton/ha/vit.( më e larta ne Evropë dhe nga më të lartat në botë).

Nga prerjet e pyjeve ne zonat e larta, kodrinore dhe malore, kanë ndodhur dy-përmbytje masive në zonat Shkodrës e Lezhës, kemi mbushje të baseneve ujëmbledhës të hidrocentraleve në masën mbi 30 % për rreth 40 vjet dhe ato po shkojnë drejtë skadencës ( nga 100 vjet të parashikuara në projekt)etj.

Vihet re prej vitesh pakësimi i ujërave të lumenjve, tharja e burimeve dhe ndryshime klimatike e mikroklimatike, dhe në qytete shtimi i smogut dhe i dioksidit te karbonit, nga prerja e kurorave te qyteteve.

Në kushtet e ngrohjes globale dhe ndryshimeve të dukshme klimatike, duhet vënë re se në dy tre dhjetëvjeçarët e fundit, mënyra se si shikohet pylli në plan botëror, ka ndryshuar. Është kuptuar se ai luan një rol të rëndësishëm për t’a bërë të jetueshme të tashmen dhe të mundshme të ardhmen në planetin tonë.. Shtytja për t’a orientuar zhvillimin e pyllit, nga njëra anë në mënyrë të ndryshme nga ç’është bërë deri sot, kurse nga ana tjetër ky zhvillim të jetë i  qëndrueshëm, është bërë gjithmonë më e fortë. Pra, ka ndodhur një ndërrim rruge që  mund të shikohet si një revolucion i vërtetë, qëllimet dhe mundësitë e të cilit akoma nuk janë nxjerrë dhe vlerësuar.

  1. Shifrat tronditëse për pyjet, zonat e mbrojtura-turistike dhe parqet kombëtare:

(i)    Ministria e Mjedisit, sot Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM), ka qenë burimi kryesor i dëmtimit, keqadministrimit dhe shfarosjes të burimeve natyrore të vendit, që shkatërroi pyjet, ujrat, lumenjtë, i bën sehir përmbytjes së Shkodrës e Lezhës nga prerjet barbare të pyjeve dhe mungesa e investimeve për ripyllëzime në ujëmbledhësa. MMT, në konflikt interesi, njëkohësisht ushtron funksione rregullatore-politikbërëse dhe menaxhuese, në vend që ajo të jetë një institucion me funksion vetëm rregullator-politik-bërës dhe kontrollues-monitorues i mjedisit.

(ii)  Është shkelur Ligji i Pyjeve: si ai i vjetri, Nr. 9385, datë 4.5.2005 dhe i Riu, Nr. 57/2020. Me ligj duhet të krijohen Drejtoritë Rajonale në përputhje me Qarqet (12) për të siguruar një reformë institucionale të plotë e të përputhur me organizimin territorial të vendit (që s’u bë asnjëherë..!). Kjo jo vetëm që nuk u bë por u dëgraduan DSHP-të duke vendosur si drejtues militant-partiak jo-specialistë por zhvatës-pyjesh, deri në veterinerë dhe mësues fizkulture dhe duke ja kaluar administrimin e pyjeve Bashkive, rast unikal ky në botë dhe pyjet janë sot pa administrim dhe një pronë e askujt.(?!)

(iii) Megjithëse kemi një Moratorium për (mos)prerjen e pyjeve (që nga viti 2016) priten ilegalisht nga pyjet rreth mijra m3/vit ndërsa vjelja e vlerës së dëmit të kundravajtjeve në pyje ka mbetur në nivelet 1-2 % , Policisë Pyjore është inekzistente. Është krijuar Inspektorat Shtetërorë i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, por nëse janë 1500 punonjës ka vetem 1-2 inxhinier pyjesh në këtë strukture inaktive (?!).

(iv) Asnjë investim në mbrojtjen e tokës nga erozioni, i cili mbetet më i larti në Evropë, 30-40 ton/ha/vit dhe per rehabilitimin e sipërfaqeve të djegura nga zjarri që dhe këto janë rreth 50 mijë ha. (?!!).

(v)   Janë zaptuar rreth 50 mijë ha territore në bregdet dhe zona te tjera me vlera te veçanta natyrore-turistike dhe biodiversiteti duke shkatërruar me vandalizëm pyllëzimet e zonës bregdetare, rivierën e vendit dhe rizortet turistike, që nga Velipoja (Shkodër) e Kune-Vaini (Lezhë), Patoku (Kurbin) e duke vazhduar në Gjirin e Lalësit e Golem (Durrës), Divjakë (Lushnje) dhe rivierën e Vlorë-Sarandë´s, etj, fenomen ky që vazhdon ende’, megjithë kuadrin ligjor të miratuar, konventat e ratifikuara nga vendi i ynë. Dëmtim dhe shkatërrim i parikuperueshëm i zonave që janë biokoridore të rëndësisë ndërkombëtare si masivi Dajt-Bizë-Martanesh, tjetërsuar PK-Lurë, PK-Bozdovec dhe u prenë shumica e kurorave të qyteteve.

(vi) Asnjë objektiv, program e investim për ripyllëzime, kur që nga Samiti i Rio de Janeiro (“RIO + 20, Qershor, 1992- 2012 dhe deri tek Marreveshja e Parisit për Klimën, 12 Prill, 2016) u rimblodhën kryetarët e 100 shteteve dhe u mor angazhim- mbjelljen e 100 milion drurëve pyjore deri në 2021, tek ne nuk ka snjë objektiv serioz dhe të matshëm për mbjellje pyjesh dhe as dita simbolike e mbjelljeve në Dhjetor nuk u bë dot.

(vii) Lulëzimi i kontrabandës së lëndës drusore dhe druve të zjarrit, ku nga 100 mije m3 që raportohen, janë prere ilegalisht nga pyjet 2-2,5 mln m3/vit, dhe janë eksportuar kontrabande miliona metër kub dru zjarri dhe qymyr druri, duke shfarosur jo vetëm ato pak pyje të mbetur por dhe parqet kombëtare dhe rezervat e pakta natyrore dhe turistike.

(viii) Përmbytjet biblike për shkak të prerje së pyjeve dhe zhveshjes së ujëmbledhësave. Nga prerjet e pyjeve ne zonat e larta, kodrinore dhe malore, kanë ndodhur dy-përmbytje masive në zonat Shkodrës e Lezhës, kemi mbushje të baseneve ujëmbledhës të hidrocentraleve në masën mbi 30 % për rreth 40 vjet dhe ato po shkojnë drejtë skadencës (nga 100 vjet të parashikuara në projekt).

(ix) Pyjet komunale: Në një gjendje impasi dhe paaftësi për të mbrojtur dhe mbarështuar pyjet Qeveria me justifikimin se s’mund ti qeveris dot pyjet me miratim te KM pas v. 2005 gjeti “zgjidhjen” në formën më e papërshtatëshme  dhe ju dhanë 50 % (750,000 ha)  e pyjeve dhe kullotave (250) komunave por pa administratën teknike-menaxhuese, këto pyje janë sot res nullius (pronë e askujt), kjo duhet rikthyer në normalitet.

(x)   Djegia nga zjarret e pakontrolluar e rreth 10,000-15,000 ha/vit (sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit-Bruksel) me nje vlere demi prej rreth 20 mln Euro, ndërsa nga MMPAU janë raportuar: 4700 ha pyje dhe 1400 ha kullota, dhe buxheti i shtetit nuk ka plan asnje lekë për mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave nga zjari dhe nuk ka më asnjë vrojtues-sinjalizues kur kan qenë 350 të tillë deri në 2005-ën. U dogjen: Dajti, Lura, Bozdovesci, Tomorri, Llogara-Karaburuni, riviera bregdetare, Krasta e Krujës,  etj);

 

  1. Masat që duhen marrë për të përmiresuar Politikat Qeverisëse për Pyjet dhe Kullotat:

1.Hartimin e legjislacionit të ri strikt, duke ndarë funksionet rregullatore nga ato menaxhuese dhe forcimi i strukturave për mbrojtjen e tyre.

  1. Ringritjen e institucionit të pavarur, për menaxhimin e sektorit të pyjeve dhe kullotave shtetërore në nivel qëndror e lokal dhe drejtimi profesional i strukturave pyjore nga inxhinjere pyjesh.(Status i plotë dhe investime për Axhensinë Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave, AKPK).
  2. Strategjinë e re për zhvillimin e sektorit të pyjeve dhe burimeve natyrore (pyje, kullota, ujëmbledhësa/ujra malorë).
  3. Moratorium 5-vjeçar për ndalimin e eksportit të lëndës së drurit, druve të zjarrit dhe qymyrit të drurit.
  4. Riinventarizimin kombëtar të pyjeve dhe kullotave dhe krijimin e Kadastrës Kombëtare të pyjeve dhe kullotave, sipas programeve dhe kritereve të BE-se.
  5. Zhvillimi i një programi kombëtar për rimëkëmbjen e pyjeve (rehabilitimin e pyjeve dhe parqeve të dëmtuara dhe djegura, i zonave të mbrojtura-turistike rehabilitimi i zonës së gjelbërt bregdetare dhe biokorridoreve, një program-rimbjelljejedhe fondi-pyllezimesh gjithëvjetore..etj), në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare BB-re dhe FAO dhe programet e asistencës së BE.
  6. Ringritje e sistemit kombëtar të vrojtim-sinjalizimit për parandalimin dhe mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave nga zjarri dhe rehabilitimi i sipërfaqeve pyjore të djeguara.
  7. Promovimi dhe normalizimi i rehabilitimit të faunës së egër-gjahut dhe disiplinimi i gjuetisë.
  8. Rregullimi ligjor i prodhimit dhe përdorimit të lëndës drusore dhe druve të zjarrit falas për komunitetin rural.
  9. Zhvillimi i një analize ekonomike dhe transparencë e plotë dhe në detaje njëherësh, me përgjegjësitë përkatëse në sektorin e pyjeve dhe kullotave, për pyjet e prerë, të djegur, për dëmet e parikuperueshme, për rivendosjen në normalitet të këtij sektori, për të për specialistët dhe punonjësit e sektorit pyjor të “syrgjynosur”, të “fyer” të “denigruar” nga drejtuesit partiak dhe administrata aktuale e politizuar.
  10. Përmirësimi i Qeverisjes dhe mbarështimi i qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave.

*Drejtor Ekzekutiv, Qendra ALBAFOREST  (www.albaforest.com).

Share This Article
3 Comments
  • Pershendetje Metaj Per pyjet jo vetem duhet shkruar dhe ju beni mire qe e beni kete ,por mbi te gjitha duhet vepruar cdo dite, per te shmangur katastrofen qe ka 30 vjet qe nuk ndalet!Ajo e ka zanafillen me shpopullimin e fshatit qe edhe ajo ka shoqeruar fatin e pyjeve tona! Shenjat e cfarosjes se pyjeve tona i dha nji ish Minister Bujqesie i viteve ”90 qe pa iu dridhur qerpiku nisi “per jasht shtetit” mijra fidan Bredhi e Pishe per te filluar pasurimin e tij,,pastaj vazhdoii me tregun e drurit te arres dhe vazhdoi e vazhdon pa u ndalur me “shpyllezimet”deri edhe te parqeve kombetare! Nuk e kane ndalur kete katastrofe ,jo vetem ndryshimet e shpeshte te Ministrave te Bujqesise ; Por edhe “Ministrat e Mjedisit “‘nuk i bene dot ball vales se katastrofess: , perkundrazi ndonjeri prej tyre u pershi edhe vete ne kete “aksion ‘!duke kontribuar ne prodhimin e gelqeres apo prodhimin e gureve dekorative per te zbukuruar vilat e kapitalisteve te rinj! Shkaterrimin e pyjeve e nisi etja per fitim ,per pasurim te shpejte dhe kjo etje sa vjen e shtohet!,prandaj eshte naivitet te mendohet se pyjet do ti shpetojne “rojtaret “e pyjeve ,qofshin ata edhe te asaj epokes ”se vjeter”!
    Te pegezoi e uroi sukses!
    Fatmir Xhamallati

  • fatmir nuk ta lexova shkrimin tend sepse e kuptova dhe ne fakt eshte se per 40 vjet e di c’fare jane pyjet dhe perkushtimin e ndermjarjes se pyjeve me ingjinjere te talentuar per perkujdesje dhe riprteritje .Vetem ata qe e duan vendin e vet mund te japin gjykim te drejte per pyjet.Z.Mehmet Metaj ! Zeri tend eshte ze ne shkretetire.Qeveri qe lufton vetem per te mbushur bankat personale mos prit te mendoje per pyje.Qeveria Rama eshte fiksuar vetem pas tendera qe sjellin fitime ne bankat e tyre.Nuk kane fa sepse keshtu e quajne pushtetin.Patriotizmi qe udheheq europen qe eshte bere psh.Zvicra e cila eshte pa diskutim !/00 jone ne resources

  • Kur e kapi Qehajai i Galip beut Koz Myzeqarin,duke prere pyllin,i tha:Keshtu do t`i pres une kembet dhe duart,si preve ti pyllin.
    Kur brigada partizane arrestoi Galip beun,,U ngrit Koz Myzeqari dhe i tha Galip Beut:E mban mend o Galip bej kur doje te me prisje kembe e duar?
    Qe atehere u dhie puna e pyjeve.
    Nip,sternipat e Koz Myzeqarit,nga Semani,ne Velipoje,i vune sharren kurores pyjore te bregdetit shqiptar,qe ishte pasuria me e rralle e botes.
    Kane ndertuar hotele,motele pa fund,ku vijne e vdesin bota si pulat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *