Ragip Shala
Kohëve të fundit e tërë propaganda serbe: diplomacia, mjetët e komunikimit masivë, Institutet shkencore etj., janë mobilizuar ta gozhdojnë Republikën e Kosovës pos “krimeve‘’ ndaj serbëve edhe për “antisemitizëm”. Kësaj radhe propaganda serbe trumpeton për “krimet” e Xhafer Devës ndaj serbëve dhe hebrenjëve gjatë LDB në Kosovë. Beogradi me këtë propagandë mjeshtërisht në njërën anë gozhdon Kosovën, në anën tjetër, në arenën ndërkombëtare, sidomos në Izrael dhe komuniteti hebre në SHBA, ka arritë t’i “zgjidhë duart” e Serbisë për ofensive diplomatike kundër Kosovës. “Vrasja” e serbëve nga pushka e Xhafer Devës ka egzaltuar “djathëtistët” e Kosovës për “patriotizmin” e Xhafer Devës, pavarësisht mercenarizmit kuisling të tij. Egzaltimi i “djathtistëve” kosovarë ka kulmuar me projektin për meremetimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, madje u propozuan edhe mjete financiare nga institucionet qeveritare të Kosovës?! Meremetimi i shtëpisë, propagandës serbe i shërbeu si “qershi mbi tortë” për “antisemetizmin” dhe “krimet” ndaj serbëve gjatë LDB në Kosovë. Pushka e Xhafer Devës, vërtet ishte vrasëse, por nuk ka vrarë as serbë as hebrenj, por ka vrarë vetëm shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë. Kuislingu Xhafer më 1930 kur po ndërtonte shtëpinë e tijë me “dozvollë” të N.Pashiqit, Arbëria e Vogël: Galica, Mikushnica, Luboveci ishin rrafshuar për tokë, nga ushtria dhe gjendarmëria serbe, por pavarësisht terrorit serb, pushkët e lëvizjës guerile (kaçke) për lirinë e Kosovës nuk ndaleshin. Mund të ketë krisur edhe pushka e Xhaferit në atë kohë, por jo kundër ushtarëve dhe gjandarëve serb, por në ndoni zjafet të “pobratimëve” të tij.
Pushka e Xhaferit ka krisur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore por nuk ka vrarë partizanë apo çetnik serbë, por vetëm antifashistë shqiptarë. Si ministër fashist në Shqipëri ishte protagonist i masakrës së 4 shkurtit 1944 në Tiranë pastaj edhe i maskarës në kampin e përqendrimit në Prishtinë. Si nuk rastisi të vritej nga pushka e Xhafer Devës as një serb, apo hebre në kampin përqendrimit në Prishtinë, por të gjithë qëlluan vetëm shqiptarë?!
Pas fitores së antifashistëvenë Shqipëri, Xhafer Deva është arratisë në Austri duke kaluar mes për mes Serbisë, me veturën e tij personale pa as edhe “një therrë në kambë”. Meqë pushka e tij paskësh “vrarë” serbë si ishte e mundër kjo?! Gjatë luftës së ftohtë, Xh. Deva ishte në krye të operacinëve për vite të tëra “çlirimtare‘’ kundër “komunizmit” në Shqipëri. Komuniste ishte edhe RSFJ -ja, por ai nuk shkrepi as edhe një plumb për ta “çliruar” RSFJ prej “komunizmit”, apo për ta “çliruar” Kosovën prej okupimit jugosllavë. Përkundrazi në tërë operacionet e tij “çlirimtare” kishte komandantë gjeneralët e APJ –s në krye me Aleksandër Rankoviçin dhe Titon. Xhafer Deva ishte vrasës, kriminel, I cili përgjaku Shqipërinë gjatë LDB, përgjaku edhe gjatë luftës së ftohtë, madje edhe me Dinar, dhe konstruksione të gjeneralëve të Beogradit. Heshtja e mekanizmave shkencorë, politik, diplomatik të Republikës së Kosovës karshi luftës speciale serbe për gjoja “antisemitizmin” dhe “krimet” e Xh. Devës ndaj hebrenjve dhe serbëve është për Alarm…

Kush e ringjalli Xhafer Deven dhe po e perdor ate si instrument ne luften per zona influence ne ballkan?
Kushdo te jete projektusi i ketij aktiviteti, “me qellim apo pa qellim qellim” po tenton te percaje Shqiperine me Kosoven.
Ne duhet te perqendrohemi ne te ardheshmen.
Me keto kruajtje, “ger-ger e ver-ver” ne po ushqejme ato qe ne duam ti demaskojme.