Qan me lot një gur i thinjur

Ornela

Tani shkoj në fshat pa zhurmë,
Se syri m’u mjegullua,
Qan me lot një gur i murrmë,
Qan për vete, qan për mua!

Trupin drejt se mbaj më dot,
M’u venitën sytë e zi,
Guri i murrmë derdhi lot,
Dhe nga fati im u thinjë!

Trokëllin ngadalë me shkop,
Në qilim të Luarisë,
Bëj t’i ngjallë e s’i ngjallë dot,
Kujtimet e miturisë!…

Në rrugicën me barishte,
Jap e marr të bëhem djalë,
Në një këngë labërishte,
Them të tretem dalëngadalë!

Në një këngë labërishte,
Them të rri, e them të tretem,
Të tretem si rreze drite,
Dhe aty përjetë të mbetem!

Të më gjejnë si mjaltë i tretur,
Gjithë ata që dot s’më panë,
Në Labovë ende ka mbetur,
Për poetin një kambanë!

Për poetin një kambanë,
Një kandil, një qiri,
Ju të gjithë merrni dynjanë,
Unë këtu përjetë do të rri!

Unë këtu përjetë do mbetem,
Në rrjetat e dashurisë,
Do më bëhet monument,
Guri i murrmë i Laurisë!

Tek ky prag e te ky krua,
Buza kurrë s’më është nginjur,
Qan për vete dhe për mua,
Qan me lot një gur i thinjur!…

A. Duka

Share This Article
4 Comments
  • Kjo vjershë patërjotike është një gjuhë e shenjëtruar e poetit ,një frymëzim i madhë për mos lënë atdheun , që nxitet nga klasa politike sharlatane e 30 vjetve të fundit ,sidomos e rinisë për të ikur nga vendi .

    Vjersha ,Qanë me lot një gurë i thinjur ,Autori shpalos idetë më të mira të dashurisë zjarrt për vendëlindjen ,fshatin ,atdheun edhe gurët e rrugës qajnë për mos i lënë . Kjo vjersh hynë në veprat më të mira të kriijmtarisë patëriotike të poetit Arben Duka SUKSESE .

    Ngjanë me poezitë patëriotike të poetve të rilindjes 1912-1920 koha u përsërit 2020

    Vazhdojmë :
    Ç’ u nxinë malet ,ç’u nxinë ,
    Gur’i kuq lëshon mavinë,
    qani djem e mbani zinë !
    Qani gjithë Shqipërinë,
    Toskërinë ,Gegërinë-
    Ububu ç’ humbi lirinë !…

    Kjo pjesë e poezisë së rilindjes i përket perudhës 1920-24 të -Lasgush Poradeci .

  • Arben Duka ! Lirikat e tua behen burim frymezimi,jo vetem per te rinjte!
    Fshatit !
    “…..Por ne shpirt ,cfar na mundon,
    dhe nga gjumi shpash na zgjon?
    Eshte nje mall e eshte nje brenge,
    per nji rruge a per nji shteg,
    ne nji pyll a ne breg,
    per nji kend te qete te fshehte,
    ne nji are a ne nji ledh.
    Na trazon ,s’na le te qete,
    porsi zjarri , ne gji ,djeg.
    dhe s’ka dore qe e heq,
    dhe s’ka dore qe e sheron ,
    ndaj gjith jeten na mundon!
    te pershendes; Fatmiri

  • Arben Duka ! Lirikat e tua behen burim frymezimi,jo vetem per te rinjte!
    Fshatit !
    “…..Por ne shpirt ,cfar na mundon,
    dhe nga gjumi shpash na zgjon?
    Eshte nje mall e eshte nje brenge,
    per nji rruge a per nji shteg,
    ne nji pyll a ne breg,
    per nji kend te qete te fshehte,
    ne nji are a ne nji ledh.
    Na trazon ,s’na le te qete,
    porsi zjarri , ne gji ,djeg.
    dhe s’ka dore qe e heq,
    dhe s’ka dore qe e sheron ,
    ndaj gjith jeten na mundon!
    Pershendetje; Fatmiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *