I ftuar disa herë në emisionin e përjavshëm politik të Sokol Ballës në cilësinë e Presidentit të Republikës, Bamir Topi foli për herë të parë këtë të enjte me “kostumin” e kryetarit të partisë më të re politike në vend, Frymës së Re Demokratike.
Në një intervistë gjithpërfshirëse, të transmetuar në “Top-Channel”, zoti Topi u ndal gjerësisht në aktualitetin politik shqiptar, duke komentuar temat më të nxehta dhe duke folur për planet e ardhshme politike të forcës politike në të cilën ai është rreshtuar.
Zoti Topi, mirësevini në këtë studio. Si ndiheni tashmë pa rrobat e Presidentit të Republikës?
Në jetë ka githmonë inerci dhe unë vazhdoj të jem pre e asaj enercie, por pa nostalgji për të shkuarën, pasi unë jetoj me të tashmen dhe projektoj të ardhmen.
Ju pamë gjatë vizitës së Clinton në seancën parlamentare përkrah ish-presidentit Mejdani dhe Mojsiu. Ftesa për të marrë pjesë në atë seancë ju erdhi nga Protokolli i Shtetit apo nga protokolli i ambasadës amerikane?
Pa dyshim që nga ambasada amerikane dhe duke njohur Kryetaren e Kuvendit, zonjën Topalli, nuk u habita aspak për diçka të tillë. Pati një telefonatë nga Protokolli i Kuvendit që rikonfirmonte formalisht ftesën, por gjithsesi kjo i atribuohet protokollit amerikan.
Pak ditë më parë, Kuvendi përjetoi një përplasje të ashpër midis zotit Oketa dhe Kryetares së Kuvendit. Si e komentoni atë debat?
Nuk mendoj se është rasti për t’u marrë me këtë problem, pasi në jetën politike e institucionale të zonjës Topalli ka shumë momente të tilla. i referohem reagimeve të gjera të publikut, që dënoi me komentet e tij veprimin aspak qytetar të Kryetares së Kuvendit. E kotë të bësh krahasime, me Oketën që është një natyrë shumë e ekuilibruar dhe respektuar, ndërsa kryetarja ka në kujtesën e vet institucionale dhe politike shumë sherre të kësaj natyre.
Duke marrë shkas nga përplasje të tilla, duket se do të kemi së shpejti një fushatë të ashpër elektorale.
Ne nuk do të futemi në fushatë me predispozitë për të qenë jo të sjellshëm. Profili ynë është qytetar, një profil i ekuilibruar dhe i bazuar mbi vizionin politik, komunikim me publikun dhe një program të argumentuar.
Pra, ju thoni që këtë herë do të dëgjohet zëri i arsyes dhe jo siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, ulërima?
Qoftë në përvojën time politike apo memorjen institucionale, në gjithë karrierën time politike ka triumfuar zëri i arsyes. Edhe në rastin e zgjedhjeve 2013, do të ishte katastrofike që njeriu të ndryshojë sjelljen dhe karakterin, sidomos në këtë moshë dhe pas një karriere të gjatë, për një karrige të vetme.
Zoti Topi, e di që nuk keni më dëshirë të quheni ish-president, por pas katër muaj të pasardhësit tuaj sot, Presidentit Nishani, a keni një vlerësim për punën e tij?
Këtu unë jam i detyruar ende të mos kem një koment konkret, pasi janë katër muaj dhe kjo nuk është shumë. Nuk dua që të merrem me vlerësimin e punës së Presidentit aktual, duke e parë këtë si një moment fisnik në marrëdhënie me një detyrë që ke pasur për pesë vjet. Unë gjithmë kam uruar që ai institucion, jo vetëm në dalje publike, por edhe biseda të ngushta, të jetë një institucion shumë i rëndësishëm për të rregulluar ekuilibra shumë delikatë në vendin tonë.
Megjithatë, veprimet e para të Presidentit Nishani kanë krijuar shumë debat, duke nisur nga shkarkimi i kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror, emërimet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe debati për zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Duhet ta ndajmë bisedën. Nëse e orientoni bisedën për çështjet konkrete, jam i hapur të bisedojmë, por për personin dhe personalitetin e Presidentit të Republikës jam i prirur të jem në mbrojtje të cilitdo që është në funksione të rëndësishme në shtet. Nuk kam tiparin e disa liderave të tjerë politikë, që shajnë dhe shpifin mbi figurat publike. Pa dyshim, është fakt se brenda pak ditësh nga largimi im, instituconet u dorëzuan. Njëkohësisht, e kuptoj që është presioni i mazhorancës aktuale që po luan shumë me numrin magjik 71, një numër magjik i atyre që sot zotërojnë të gjithë pushtetin në Shqipëri.
Pak ditë më parë, kërkuat një ndjesë publike për faktin se nuk arritët të ndalnit Berishën. Çfarë i referoheshit me këtë?
Momentet që lidhen me standartin demokratik, qoftë në funksionimin e partisë si dhe sjelljen në programin të partisë në atë kohë. Unë nuk i referohem më me emër kryeministrit, pasi përfaqësoj një formacion tjetër politik. Por, ajo që ndodhi gjatë atyre viteve, ndonëse ka pasur momente të rëndësishme pozitive, solli shumë zhgënjime. Ajo që u dëshmua më vonë, që çështje shumë të rëndësishme me programin nuk u respektuan, si të përndjekurit, pronat, rritja e elementëve të demokracisë, tregon se ato nuk u realizuan si duhet.
Në këtë skaner të ndërgjegjes, a përfshihet edhe fakti që e ndihmuat të rikthehet në pushtet kryeministrin aktual?
Jo, unë nuk krijoj momente pendese. Ishte pjesë e një koshience në funksion të kohës. Pa dyshim të vjen keq që mënyra e interpretimit nga krahu tjetër vjen ndryshe dhe nëse thuhet se ne të bëjmë president, i bëj them të kuptojnë se në një parti politike, secili vjen me aksione të caktuara. Përpara 2007-s me presidentin, kemi pasur edhe një 2005 kur kryeministri u ul në karrige.
Përfshini në këtë skaner faktin që miratuat një ligj antikushtetues si lustracioni?
Absolutisht jo. E kam shpjeguar dhe po i rikthehemi. Veprimet e mia ishin në përputhje të plotë me karrigen e Presidentit, detyrën dhe moralin e tij. Dosjet duhet të hapen, këtë e kam thënë gjithmonë, por jo në atë mënyrë që u propozua, që ishte shumë ndryshe me atë ligj që unë propozova me Malajn në 2006 dhe në mënyrë absolute, ky i fundit, ishte ndërtuar për të qenë shumë selektiv.
Ju riktheva qëllimisht në këtë çështje, pasi të përndjekurit janë një çështje delikate dhe e rëndësishme në muajt e fundit. Edhe sherri i zotit Oketa erdhi nga kërkesa e tij për të kujtuar dhe nderuar Lirak Bejkon.
Kryetarja e Parlamentit as ka pasur e as ka pasur potencë dhe është e rëndë. Tek të përndjekurit duhet të futej edhe morali politik, ai moment që na ka shoqëruar gjatë të gjithë karrierës politike në atë parti, ku pika e referimit, baza e mbështetjes ishin këto kategori, të përndjekur, pronarët, që janë kategori të margjinalizuara për hir të së vërtetës.
Zoti Topi, qëndrimi juaj sot si kryetar i FRD-së, a ekzistonte në kokën tuaj kur ishit ende President i Republikës? Duket sikur ka një hakmarrje në formimin e kësaj partie për mënyrën se si rodhën ngjarjet.
Kush më shumë se ju mund të dëshmojë që gjatë intervistave në vitin e fundit të mandatit tim, përveç prononcimit publik që unë në çdo lloj rethane nuk do rikandidoja edhe duke pasur ofertë, ju kam bërë prezente dëshitën time që të vazhdoj në politikë. Asgjë nuk ka qenë e kamufluar, gjithçka ishte transparente dhe u them zërave të nëndheshëm, që nuk ka një moment të veçantë në jetën time që të kem bërë hakmarrje.
I rikthehemi FRD-së, a është ajo që do të luajë rolin e moderuar në qendrën e djathtë?
Është një parti që ju e shikoni, qoftë nga programi dhe përbërja, është ndërtuar në mënyrë të tillë që të realizojë atë që në doktrinën politike të viteve të fundit, duke iu referuar bipolarizmit, nuk arriti ta bëjë ky sistem. FRD do të realizojë bllokun e qendrës, i domosdoshëm në politikën shqiptare.
Zoti Topi, më intigron oborri juaj me selinë blu. A ka fluks ardhjesh nga ish-partia juaj?
Unë nuk dua ta shfrytëzoj emisonin për t’iu thënë se cilët do vijnë atje, por ju siguroj se është një fluks që në funksion të kohës dhe fizikisht vështirë se e përballoj, prandaj FRD funksionon me disa struktura dhe të gjitha thonë të njëjtën gjë, fluks në rritje që vijnë jo vetëm nga Tirana, por e gjithë Shqipëria.
I rikthehemi vizitës së Clinton dhe mesazheve të saj, në ditën që dështoi kalimin i dy ligjeve dhe rregullores së Parlamentit të cilësuar si kusht për marrjen e statusit të pakushtëzuar të kandidatit për në BE?
E kam vlerësuar atë vizitë si historike, në vazhdën e vizitave edhe të tre sekretarëve të tjerë. Isha fizikisht i pranishëm në shesh kur erdhi Beker (viti 1992), me atë emocion të fortë që sillte rikthimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, shoqëruar më pas nga Poëel, Albrigt dhe Clinton. Kanë qenë mesazhe në natyrën e lidershipit të SHBA-së, mesazhe që shkruan në sintoni të plotë edhe në klimën që pati mes dy kandidatëve për President në SHBA, me atë mesazh të mrekullueshëm që dha edhe Romney në momentin e rizgjedhjes të Obamës. Clinton erdhi me një panoramë të qartë për situatën, bëri thirrje edhe një herë që të mos mendojë politika për atë pozicion që lidhen me pushtetin e karriegen, e të mendojë për Shqipërinë. Fakti që erdhi me këtë mesazh, ishte për t’i hapur një perspektivë tjetër polikës sonë. Erdhi të japë një mesazh, duke thënë që kemi 100 vjet bashkë e do të vazhdojmë të jemi. Është një fat i jashtyëzakonshëm i yni që në krah kemi SHBA-në.
E lidha këtë pyetje me atë që ndodhi sot në Parlament, ku ndodhi mosvotimi i ligjeve dhe rregullores që shihet si një detyrë që duhet plotësuar përpara marrjes së vendimit për statusin e vendit kandidat.
Kjo tregon qartë se nuk ka reflektim. Dua të them që gjithmonë politikanët shqiptar janë shumë të vëmendshëm përpara një vizite të kësaj natyre, shumë premtues dhe ditën tjetër bëhen ata që ishin dhe mendojnë gabimisht, sikurse struci që janë të palexueshëm.
FRD është e përfaqësuar në Parlament me Oketën. Cili është qëndrimi juaj në Parlament për këto votime?
Pa dyshim në favor të votimit, pasi nuk është një problem që e lidh FRD me këto dy parti, që kanë problemet që vetë kanë projektuar vetë mes tyre.
Zoti Topi, mbase nuk është problem që i takon FRD, por përsa i përket Qarkut të Fierit, për opinionin publik situata ëshumë e ndërlikuar. Ju si FRD si e shihni këtë çështje, a mund të kemi një shpjegm tuajin?
Unë e thashë, një çështje së pari eksluzive që i takon dy partive që praktikisht kanë sjellë gjithë problematikën në Shqipëri. Natyrisht, që njëkohësisht jemi të hapur dhe unë jam këtu për ta dhënë këtë përgjigje. Fakti që ka një denatyrim të projeksionit elektoral në rrethe si Fieri, kujt i takojnë ata këshilltarë dhe mënyra rekrutimit për të bërë pjesë e së djahtës, do të thotë që ka pasur një deformim të vullnetit qytertar dhe kjo nuk është normale.
Cili është qëllimi, arsyeja e këtij deformimi?
Qëllimin kërkojani atij që e projektoi deformimin, por në analizë, në momentin kur pushteti humbet bashki pa fund, i referohem 8 majit 2011, fut në lojë mekanizma të tjerë që të kontrollojë bashkitë me Këshillat e Qarkut, prefektët, kryetarët e Këshilit të Qarkut dhe e shoqëron me ndryshime të akteve rregullatore, për të pasur kontroll mbi territorin.
Shqipëria është në udhëkryq, e thonë këtë ambasadorë që theksojnë se tre ligjet janë të rëndësishëm, por kryesisht kanë rëndësi zgjedhjet. Përse ky spostim vëmendje në 2013-n?
Sepse po shohin, çdo ditë, pikërisht atë që kemi parë nga brenda, një qëllim, një dëshirë të qartë për të dhunuar sërisht zgjedhjet e 2013-s. Pra, një pushtet i cili ka demonstruar se dhunon votën e qytetarit dhe kush më shumë se unë e thotë këtë, kur kanë hyrë duke deformuar votën e presidentit në 8 maj 2011, çfarë mund të thotë dikush tjetër. Duke parë këtë lloj sjellje, për t’i çuar zjedhjet drejt manipulimit, patjetër që garanti do të jenë partnerët ndërkombëtarë.
Ju folët për rritje e rrezikut të manipulimit, folët për uzurpim institicionesh. Cila është rrugëdalja sipas jush?
Rrugëdalja, sigurisht i takon atyre që së pari janë në Parlament, atyre që kanë pasur për detyrë të bëjnë një opozitë të fortë dhe që në këndvështrimin tim se kanë bërë. Pa dashur të hedh një vështrim retrospektiv, instituconi opozitës është thelbësor në demokraci, pasi kanë marrë votat për të kontenstuar atë që është në pushtet. Nëse ai s’ka pengesa, i ngjan një tsunami që merr përpara gjithçka. Ndërtimi i luftës së opozitës në këto vite ka qenë e dobët dhe në mjaft raste bashkëpunuese për qëllime jo të mira. Ndryshimet kushtetuese dhe kodi elektoral janë dy prova të qarta të kësaj.
Zoti Topi, nga ajo karrige, Rama kapërceu pyetjen time përpara një jave dhe foli për domosdoshmri të një fronti opozitar kundër qeverisë.
Unë kam folur dhe herë tjetër, FRD nuk është apendiks apo shtojcë e orekseve të partive të vjetra në Shqipëri. Kemi programin e fizionominë tonë. Sigurisht jua them me bindje që nuk e bazojmë tek pazari politik të ardhmen tonë, por do të jemi në komunikim me njerëzit dhe jemi absolutisht në tjetër këndvështrim për situatën, pasi kam parë analistë që i shërbejnë këtë stanjacioni që lidhet me funksionimin e bipolarizmit në Shqipëri.