Qazim Sejdini porosi gazetarëve: Çuna mos bëni pyetje të sikletshme, do mbeteni pa punë

Dita

Televizioni ABC News bëri publik sot një material filmik, ku kryetari dhe njëkohësisht kandidat për bashkinë e Elbasanit, Qazim Sejdini, kërcënon hapur gazetarët e një televizioni lokal. Sejdini u kërkoi të pranishmëve të fikin kamerat për t’u dhënë ca porosi, dhe fare hapur u kërkon gazetarëve të jenë të kujdesshëm kur ta intervistojnë atë, pasi interesat e pronarit të tyre janë të lidhura me të si kryebashkiak.

“Ju harroni që jeni në punë, dhe me gojën e kamerën tuaj i prishni interesat pronarit. Ju nuk mund të dilni kundër pronarit tuaj, pronari është i lidhur me pushtetin pazgjidhmërisht dhe nuk ka ku ta luajë topin.

Kështu që e doni s’e doni atë që keni përballë, jeni detyruar të ndiqni interesat e pronarit”, u thotë Sejdini gazetarëve me njerëzillëk dhe qetësi, duke u sjellë si shembull rastin e një kolegu të tyre, që nuk kishte vepruar sipas kësaj porosie dhe tashmë ishte i papunë. “E paralajmërova, mos! Tani mbeti pa punë”, thotë Sejdini.

 

https://www.youtube.com/watch?v=StUoA0o7ek0

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *