Shkak për t’ju rikthyer edhe një herë diskutimit mbi temën e analizës së rrezikut, shërbeu një Urdhër i Drejtorit të Përgjithshëm të AKU, në të cilin ngarohen strukturat qëndrore si dhe ato rajonale për vlerësimin e plotë dhe korrekt të rrezikut për çdo operator të bisnesit ushqimir. Nuk kam kurrësesi qëllim të përsërisë edhe një herë vetvetën, por përkundrazi dua t’u kujtoj të gjithë atyre që punojnë në këto struktura, po në rradhë të parë atyre që i drejtojnë ato, se ajo që është programuar në këtë urdhër veç dëshirës së mirë, asgjë tjetër nuk ka të bazuar as në ligj dhe as në metodologjitë e anilizës së rrezikut.
Për qënë më të qartë, analiza e rrezikut është një nga problemet më të rëndëshme, për faktin se ka të bëjë me shumë aspekte jo vetëm të karakterit teknik dhe profesional, por mbi të gjitha me hartimin e një plani kompleks veprimi, ku në të duhet të përshihen të gjithë faktorët dhe aktorët së bashku. Ngritja e Grupit të Punës, përcaktimi i detyrave dhe përgjegjësive për secilin, nga drejtoritë rajonale të ushqimit në qarqe, dhe deri në nivel qendror, është njëri aspekt i rëndësishëm, por edhe cilësia e hartimit të moduleve për vlerësim, është një tjetër aspekt po kaq i domosdoshëm, sepse nga mënyra e formulimit dhe plotësimit të tyre në terren, do të varet edhe suksesi i kësaj nisme. Por duke i analizuar dy dokumentat, gjykoj se ato janë një hap, por jo të mjaftueshëm për të finalizuar me sukses proçesin.
Që në fillim dua të theksoj se analiza e rrezikut është një çeshtje vizioni dhe kërkon një hapje edhe më të madhe, përtej strukturave që aktualisht monitorojnë sigurinë ushqimore, sepse nga mënyra e hartimit dhe masa e gjithëpërfshirjes do të varet edhe efektiviteti i dokumentit final për vlerësimin e rrezikut.
Por pa paragjykuar askend që në punën e tij përpiqet të bëjë më të mirën, nisma për të hartuar një dokument-prognozë për rrezikun në industinë ushqimore kërkon një analizë objektive dhe më të detajuar, për faktin se në dokumentin final do të kishte akses më të mëdh, nëse ai i përmbush mire dhe saktë të gjitha objektivat e vënë. Në të kundërt, nëse produktet e kësaj nisme nuk e justifikojnë qëllimin, atëhere një përpjekje e tillë është e destinuar të dështojë.
Duke qënë i angazhuar për një kohë të gjatë në këto struktura, e gjykoj të nevojshme dhe të domosdoshme të diskutojnë disa aspekte, që lidhen me proçedurat e analizës së rrezikut.
Analiza e rrezikut si metodologji, e ka zanafillën e vet vite më parë, dhe konceptet për të janë hedhur që në vitee e luftës së dytë botërore për preventivimin e rrezikut të teknikës luftarake. Mëgjithse kjo metodologji ka lëvizuar ngadalë, aktualisht në vitet në vazhdim ajo po shëndrrohet në doktrinë bazë për mbrojtjen e konsumatorit.
Si një metodologji e mirëfilltë shkencore, përparësi për sektorin e ushqimit marrin shkancat biologjike, mjeksore dhe veterinare, të gërshetuara dhe të mbështetura këto edhe nga shkencat e tjera, egzakte, statistikore, teknologjike dhe financiare. Pas viteve 2000, me hartimin e manualeve nga OBSH dhe FAO, dhe të pasuruar në vijimësi, analiza e rrezikut po gjen zbatim në shumë vende të zhvilluara. Por duhet të pranojmë se megjithse kanë kaluar disa vjeçarë nga hartimi i strategjisë së analizës së rrezikut, në vendin tonë deri tani ende nuk janë hedhur hapat e nevojshme së pari për njohjen e këtyre manualeve dhe më pas për zbatimin e tyre. Duke parë nismën e cituar më lart, gjykojmë se situata në të cilën ndodhemi, kërkon një pikënisje tjetër, dhe jo veprime të çastit dhe as ngutje, që shikohen dukshëm edhe në këtë urdhër. Kjo piknisje duhet të jetë instutucionale dhe zgjidhjet duhet të gjenden në legjislacionin e ushqimit, i cili përcakton qartë edhe këto veprime.
Aktualisht siguria ushqimore ka në bazë të veprimtarisë së vet ligjin nr.9863, dt. 28.01.2008: “Për Ushqimin”, ku në nenin 63 të tij, përcaktohen organet përbërëse të AKU-së të cilët janë: Bordi; Drejtori i Përgjithshëm; komiteti shkencor dhe panelet shkencore; inspektoratet dhe laboratorët përkatës dhe drejtoritë rajonale. Në ballafaqim me këtë nen rezulton se në strukturën e AKU, mungojnë: komiteti shkencor dhe panelet shkencore, qëllimi dhe funksioni i të cilëve përcaktohet në nenin 62, pika II, ku thuhet se struktura: përgatit standarde, materiale informuese për praktikat e mira të prodhimit bujqësor praktikat e mira të përpunimit, praktikat e mira të higjienës, për aplikimin e sistemit HACCP dhe për praktikat e mira laboratorike si dhe ofron mendim shkencor për ushqimin, vlerat ushqimore të ushqimit dhe tema të tjera, që lidhen me shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe mbrojtjen e bimëve”
Ndërtimi i një stategjie të saktë rreziku në nivel qëndror është një vlerë dhe shërbim i madh, që i bëhet jo vetëm konsumatorit por edhe AKU-së, sepse kjo strategji do të zgjidh shumë probleme, përfshirë edhe ato të karakterit organizativ, lidhur me hartimin e planeve të inspektimit. Duke parë efektin e madh që ka hartimi i kësaj strategjie, ligji ja ngarkon pikërisht një strukture të posaçme: komiteti shkencor dhe paneleve shkencore.
Pikërisht do të ishte ky komitet që do të merrte përsipër krijimin të një baze të besueshme të dhënash në nivel kombëtar dhe rajonal për biznesin, dhe do të studjonte problematikën dhe profilin e tyre, ku përparësi do të kishin bashkëpunimi dhe mbështetja në kontributet e shumë aktorëve të tjerë, institucione shtetërore, shkencore dhe akademike si dhe shoqatat e komumatorëve. Kjo trupë, në gjirin e së cilës do të ofronte shkencëtarët dhe specialistët më të mirë të fushës, me qëllim që të ishte plotësisht e aftë për të përpunuar një mendim të kualifikuar teknik dhe shkencorë, dhe për të ofruar një informacion të saktë dhe në çdo kohë për prognozën e rrezikut në industrinë ushqimore.
Në të gjitha vendet e zhvilluara analiza e rrezikut konsiderohet si doktrina bazë shkencore për mbrojtjen e konsumatorit, për faktin se ajo mbështet në metada, të cilat parashikojnë hapat që duhen ndërmarrë në terren për mbledhjen e informacionit, rrugët e bashkëpunimit, teknikat shkencore për përllogaritjen e probalitetit të ndodhjes së rasteve si dhe formulimin e një dokumenti bazë në nivel qëndor për prognozën e rrezikut.
E gjitha kjo skemë në kushtet e një funksionimi normal, do të shërbente si një bazë nisje edhe për hartimin e planit kombëtar të analizës së rrezikut. Fakti që kjo strukturë mungon, kurrësesi nuk do të thotë se misionin e saj mund ta përmbush Drejtoria e Menazhimit dhe Komunikimit të Rrezikut dhe as ajo e Vlerësimit të Rrezikut, sado të afta dhe të mirëkompletuara të jenë ato. Referuar këtij skeme edhe puna e nisur, megjithë qëllimin e mirë, mund të marrë përsipër vetëm një pjesë të zgjidhjes dhe jo të gjithë zgjidhjen. Por e vlerësuar nga një këndvështrim tjetër kjo nismë është në tejkalim dhe kapërcim të ligjit të ushqimit dhe sido që të realizohet mbetet një veprimtari jo e plotë, dhe mund të nxisë subjektizmin dhe pa qëndrueshmëri në planin afatgjatë. Pra i gjithë qëllimi është jo si t’ja ngarkojmë këtë detyrë kujtdo, por përkundrazi duhet ngritur zëri dhe kërkuar krijimi i kësaj stukture, e parashikuar në ligj, sepse vetëm kështu mund të zgjidhen në tërësi problemet, përfshirë edhe ata të analizës së rrezikut.
Por meqë po kontestojmë praktikën e deri tanishme, problemi është se grupit të ngritur i janë vënë mbi shpinë një barrë më të rëndë se mundësia e tyre, gjë që nuk mund ta përligj kompesimin e kësaj strukture të munguar. Pa dashur të fyej inteligjencën e asnjerit prej kolegëve të përfshirë në këtë proçes, përkundrazi me dëshirën për t’i respektuar dhe ndihmuar ata, gjykoj se edhe nëse egziston dëshira dhe vullneti i mirë, përmbushja e këtij qëllimi është i vështirë, për të mos thënë cilësisht i pamundur. Ka shumë arsye, dhe disa prej tyre janë: Hartimi i një strategjia rreziku është mjaft komplekse dhe kërkon jo vetëm një formim të plotë teorik në fushën e njohjes së doktrinës së rrezikut, por edhe një përvojë të gjatë, dhe sipas referencave në manuale, jo më pak se 10 vjet, për njohjen e problemeve të sigurisë ushqimore. Një element i
domosdoshëm është edhe nevoja për ekipe dhe stafe ekspertësh dhe specialistësh të aftë dhe të trajnuar, në të gjitha nivelet, që jo vetëm duhet të njohin konceptet teorike, por edhe të dijnë të veprojnë për zbatimin e proçedurave në terren. Por megjithatë, përgjegjësia për këtë gjendje, fillon që tek sistemi ynë arsimor universitar, ku nuk ka një trajtimi adekuat dhe të thelluar të problemeve të analizës së rrezikut, dhe deri tek koha në pritëshmeri për të mos e future në termet zyrtare të punës të strukturave të sigurisë ushqimore. Analizë e rrezikut është një produkt shkencor dhe mund të realizohet vetëm me punën e ekipeve të përbashkët dhe cilësore, është frut i bashëpunimit, kooperimit dhe gjithëpërfshirjes të mjaft aktorëve, ku për fat të keq kjo frymë gjithnjë ka munguar. Por nga duhet të fillojë një analizë rreziku?
Fillimi lidhet me njohjen e gjendjes reale të sigurisë ushqimore, si dhe me përcaktimin e objektivave të qarta në funksion të analizës së rrezikut, ku në proçes të përshihen sa më shumë aktorë. Mbedhja e të dhënave dhe informacionit duhet të mbështetet në shumë burime dhe struktura, duke përfshirë inspektimet, institucionet shkenore dhe akademike, shëndetin publik, laboratorët dhe doganat për marrjen e rezulatateve të analizave të kryera dhe në ankesat dhe testimet e konsumatorëve etj. Këto të dhëna duhet të përfshijnë një diapazon të gjërë rubrikash të mbështura në çeshtjet kardinale të diagramës së rrezikut, dhe mund të vijnë nga shumë burime, por duhet të përqëndrohen vetëm në një strukture, të jenë progresive dhe të stabilizuara vit pas viti. Krijimi i një archive, në nivel rajonal dhe qëndror, është një nga komponentët më të rëndësishëm dhe shërben si bazë për mbështetjen e proçesit. Po a egziston kjo bazë të dhënash? Fakti që ato po grumbullohen tani, tregon se ato nuk janë, ndërkohë do të ishte me vend nxirrja e përgjegjësisë pse nuk janë dhe ç’është bërë me to në vitet e shkuara.
Pra, kjo mungesë duhet konsideruar si një disavantazh i madh, sespe dëmton një nga kërkesat themelore të analizës së rrezikut, që lidhet me historinë e garancisë së biznesit. Por nisur nga cilësia e dokumentacionit të shpërndarë si dhe nga kalendari i veprimeve, pritshmëritë janë të pakta për të arritur në një vlerësim objektiv i analizës së rrezikut në shkallë vendi. Mëgjithatë urojnë që kjo nismë të mos ketë fatin të shumë nismave të tjera të mëparshme, apo si akti normativ për stabilizimin e therjeve, e përfshirë edhe kjo në axhentën për vlerësimit të rrezikut, që jo vetëm nuk e zgjidhi problemin, por nga përmasat e dështimit, situata ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.
