“Që nesër e deri më 25 Prill, kur të dojë”, Basha fton Ramën në debat televiziv

J L

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sfidon kryeministrin Edi Rama në një debat televiziv.

Sfidën, Basha e bëri gjatë një emisioni televiziv, duke u shprehur se është i gatshëm të përballet me të në debate televizive.

“Prej 2006 e kam ftuar Z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që Z.Rama ka bërë, është në vitin 2000. Që nesër. Që nesër e deri me 25 Prill, kur të dojë është i ftuar në debat“, deklaroi lideri i PD-së që synon të bëhet kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Tashmë pritet se si do t’i përgjigjet rivali i tij politik, kryeministri Edi Rama nëse do ta pranojë këtë sfidë apo jo.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *