Pas tërmetit të 26 nëntorit ishin të shumtë ata që prisnin hetimin e kryebashkiakut Vangjush Dako. Përvec se kryetar i Bashkisë që prej 2007 ai është dhe biznesmeni furnitor kryesor me beton i ndërtuesve të Durrësit. Por asgjë nuk ndodhi.
Madje me një veprim të papritur dhe me sa duket të detyruar, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, e cila kohët e fundit kishte fërkime me Dakon dha dorëheqjen në kulmin e krizës së tërmetit. Publikisht u tha se gaboi me një deklaratë publike, përmbajtja e së cilës në fakt ishte e njëjtë me atë që thoshte disa herë në ditë, vetë kryeministri Rama. Në vend të Sakos u emërua siç pritej njeriu më i afërt i Dakos gjatë kohës që ai drejtonte bashkinë.
Kjo mbylli të gjitha mundësitë e një hetimi të pavarur të dokumentacionit bashkiak. Dako faktikisht u rikthye në krye të Bashkisë.
Por veç ndërtimeve ku ka vulën dhe firmën, kryebashkiaku i Durrësit ka një njollë tjetër të errët në karrierën e tij. Ai ndihmoi lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, i dënuar fillimisht me burg përjetyë për vrasje dhe krime të rënda. Bileta e parakohshme e lirimit nga burgu për ish-kreun e bandës së Durrësit, u vulos më 5 dhjetor nga Gjykata e Apelit, pas një serie vendimesh të diskutueshme gjyqësore për ulje dënimi, raporteve që e përshkruajnë atë si “të dënuar shembullor” dhe një garancie për punësim të ofruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako.
Në vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit trupa gjyqësore e kryesuar nga Arben Vrioni dhe me anëtarë Petrit Çenon dhe Anita Micin rendit nëntë argumente në favor të lirimit të Berishës. [Kiko këtu për vendimin]
I arrestuar më 6 prill 2006, Lulzim Berisha ka qëndruar fizikisht 10 vjet e tetë muaj në burg. Por çuditërisht në vendimin e Gjykatës së Apelit llogaritet se ai ka shlyer 18 vjet, 9 muaj e 22 ditë nga dënimi i tij prej 25 vjetësh, pasi ka përfituar 3 ulje të mëparshme dënimi, një ulje të katërt nga amnistia e vitit 2012 dhe nga koha e gjatë e qëndruar në paraburgim.
Përveç matematikës së ditëve të burgut, Lulzim Berisha ka bindur Gjykatën e Apelit të Durrësit se “është arritur qëllimi për edukimin dhe riintegrimin e tij në shoqëri”. Për këtë gjykim, treshja e gjyqtarëve është bazuar tek raportet pozitive të administratës së burgjeve si dhe një karakteristikë familje të lëshuar nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako më 8 korrik 2016.

“Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t’u punësuar në ndonjë subjekt privat,” citohet shkresa e Dakos në vendimin e lirimit.
Gjyqtarët argumentojnë se “pozitiv vlerësohet fakti se aktualisht kërkuesi Lulzim Berisha ka një mundësi punësimi të garantuar nga Bashkia Durrës”.
Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit ka marrë gjithashtu vlerësimin se Lulzim Berisha “shfaq një gjendje shumë të rënduar psikologjike për shkak të kohës së gjatë të dënimit të vuajtur”, pendesën e tij për krimet dhe faktin se dy prindërit e tij janë të sëmurë rëndë dhe jetojnë vetëm.
Pas arrestimit të bujshëm të 6 prillit 2006, Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza për Lulzim Berishën, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera mes viteve 1998-1999.
Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli.
Një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2014 rrëzoi dënimin maksimal dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit.
Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, Lulzim Berisha i drejtoi Gjykatës së Durrësit një lumë kërkesash për ulje dënimi gjatë viteve 2015-2016. Në tre vendime të veçanta, Berisha përfitoi uljen e më shumë se 2 viteve burg, ndërsa një vendim i katërt i amnistoi atij edhe 1 vit e 6 muaj burg për shkak të amnistisë së vitit 2012.
Vendimet e Gjykatës së Durrësit janë kontradiktore, me bazë ligjore të diskutueshme dhe të mbivendosura në kohë.
Më saktësisht, në shtator të vitit 2015, me vendim të gjyqtares Shpëtime Pitaku, dënimi i Berishës për periudhën 2006-2015 është ulur me 1 vit e 11 muaj burg. Më tej, më 19 prill 2016, me vendim të gjyqtarit Tritan Hamitaj, Lulzim Berisha ka fituar një ulje dënimi prej 90 ditësh për periudhën prill 2015 –prill 2016, edhe pse ligji parashikon se të dënuarit në burgjet e sigurisë së lartë nuk mund të përfitojnë më shumë se 45 ditë ulje dënimi gjatë një viti. Më pas me vendim të gjyqtarit Fejzo Hysi, Berisha ka përfituar nga amnistia e vitit 2012 edhe 1 vit e gjysmë ulje dënimi, edhe pse ligji i amnistisë e mohon kategorikisht këtë të drejtë për të dënuarit me vrasje. Më 1 dhjetor gjyqtarja Eda Kaja ka dhënë një vendim tjetër, duke i ulur edhe 45 ditë burg nga periudha e vuajtjes së dënimit Lulzim Berishës. Vendimet e marra nga gjyqtarët Kaja dhe Hamitaj janë në kontradiktë me njëri tjetrin për masën e uljes së dënimit dhe të mbivendosura në kohë.
Lulzim Berisha e ka kërkuar lirinë me kusht që në mesin e vitit 2016, por gjykata e Durrësit e ka hedhur poshtë me 28 korrik, duke argumentuar se ai nuk i kishte kryer akoma ¾ e dënimit prej 25 vjetësh, me gjithë uljet e përfituara deri në atë kohë. Megjithatë, Gjykata e Apelit vendosi më 5 dhjetor se kjo kohë është përmbushur pas vendimit të uljes së dënimit me 45 ditë, dhënë më 1 dhjetor nga gjyqtarja Eda Kaja. Sipas gjykatës, në përllogaritjet e bëra me datë 2 dhjetor, me uljet e përfituara edhe nga vendimi i fundit i shkallës së parë, Berisha kishte vuajtur virtualisht 18 vite e 9 muaj heqje lirie dhe i mbeteshin edhe 6 vite 2 muaj dhe 22 ditë burg.

Në vendimin e lirimit, Gjykata e Apelit Durrës urdhëron Berishën që për një periudhë 5 vjeçare të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës, duke iu nënshtruar programit rehabilitues dhe kushtëzohet që të mos kryejë vepër tjetër penale.
Vendimi i lirimit të Lulzim Berishës shkaktoi reagime të ashpra në Tiranë nga politikanë të mazhorancës dhe opozitës si dhe nga ambasadori amerikan, Donald Lu.
“Të mërkurën, kreu famëkeq i krimit të organizuar Lulzim Berisha u lirua nga burgu për arsye të panjohura. Ai vuajti më pak se gjysmën e dënimit me 25 vite burg, për 6 vrasje, trafik droge dhe krim të organizuar. Të gjithë duhet të indinjohemi nga ky lajm, në një demokraci kjo është e papranueshme,” tha ambasadori Lu.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit është përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe në biseda me persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh si pjesë e “Dosjes 339”.
Kur u shpall vendimi i DASH për të, Dako e cilësoi si “rrufe në qiell të hapur”.
Vendimi i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo thotë se Dako penalizohej për shkak të përfshirjes në korrupsion. Sipas njoftimit ligji i lejon Sekretarit të Shtetit të vendosë këtë sanksion “Kur ka informacion të besueshëm që zyrtarë të huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose në kanë dhunuar të drejtat e njeriut”. Këtyre personave dhe të afërmve të tyre, fëmijët dhe bashkëshortët, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sekretari i Shtetit ka të drejtë ta bëjë njoftimin në mënyrë private ose publike. Në rastin e Dakos, bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve vendimi është njoftuar publikisht.
Bashkë me Dakon në të njëjtën listë ndodhet edhe ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i cili ka punësuar madje një kompani lobimi për të hequr emrin nga lista. Po ashtu publikisht në këtë listë është edhe deputeti i Shkodrës Tom Doshi. Një numër gjykatësish dhe prokuorësh po ashtu u është anulluar viza për në SHBA.
DASH e ka përshkruar vendimin për Dakon si “një sinjal i fortë i angazhimit të SHBA kundër korrupsionit”.
I pyetur nga BIRN Dako tha në një bisedë telefonike se nuk dinte çfarë të thoshte, ai tha se nuk ishte njoftuar më herët për këtë vendim, ndërsa shtoi se “I respektonte vendimet e Departamentit të Shtetit”. “Nuk kam çfarë të them. Nuk është se prekem nga Lulzim Basha, prekem nga Amerika”, tha Dako në telefon.

Në zgjedhjet e vitit 2007, Dako fitoi me një diferencë prej vetëm 300 votash përballë kandidatit kundërshtar në zgjedhjet për kryebashkiak të qytetit të Durrësit. Katër vjet më vonë, në zgjedhjet e vitit 2011, Dako fitoi me mbi 3,500 vota diferecë ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015, kur Bashkia Durrës përfshinte jo vetëm qytetin por edhe fshatrat përreth sipas reformës administrative, Dako fitoi me 57% të votave.
Në zgjedhjet parlamentare, Partia Socialiste përmirësoi në mënyrë të vazhdueshme rezultatet e saj në Qarkun Durrës, ku përfshihen edhe Bashkitë Shijak dhe Krujë. Në vitin 2017, socialistët morën gati 50% të votave në këtë qark nga 39% që patën marrë më 2013.
Kryeministri Edi Rama flet plot zemërim për vendimet e gjykatësve KÇK. Vetëm se… disa KÇK që bëjnë më-më-më si kjo më lart, nuk i “shikon”.
“Vangjush Dako ka qenë është dhe do të jetë miku im që të jesh i qartë ti …nuk ma përcakton Departamentit i Shtetit mua kë kam mik e kë jo . Mua më përcakton morali im dhe bindja ime… Edhe në burg të shkojë nesër do të jetë miku im, por me Vangjush Dakon ama nuk kam bërë kurrë… Kurrë as më ka kërkuar as i kam kërkuar as kemi bashkëpunuar as kemi kërkuar bashkëpunim të tjerëve, asnjë shkelje të ligjit të Republikës të Shqipërisë asnjë….” – tha këtë të mërkurë në një emision televiziv, kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama.
d.a. / dita

Lul Berishen nga burgu nuk e ka nxjerre qeveria por Gjykata dhe gjykatesit e korruptuar te Sali Berishes. Kane edhe te njetin mbiemer. Mos jane gje te lidhur ne gjak, familjare? Pastaj, c’lidhje ka shkrimi me Edi Ramen apo me Dakon? Shpresoj qe do ta nxirrni komentin sepse ne komente te tjera keni qene selektiv dhe nuk i keni nxjerre komentet e mia.
Ah t kripsha trutë
.vetem kryek@rinministrin mos ja ngacmo he te keqen. …
mos doktor se esht gjynah.
ke rrjedh pak ti lalo.
D I T A : Dihet kush eshte L.Berisha.Por ai nuk ka deklaruare asnjehere se kam vrare njerz.Ndersa Sali Ram Berisha ka deklaruare ne tv se “..4 veta ne bulevard i vrane 4 gardistet e mi,ndersa une si snaiperist e 5-te do te vrisja Edi Ramen..por nuk e kapa dote”.
-Athere kush eshte me i rrezikshem..krimineli nr.1 apo 2-Saliu.!!
-Dako atorizimin per punesim te kriminelit e ka bere me kerkese te gjykates,ndryshe do merrte pergjegjesi morale e shoqeore para organe te reabilitimit,K.Helsinkit.
-Por duhet thene troç se gjykatat jane krejte te korruptuara dhe marrin vendime te ballancuara per partit politike PS,PD,LSI,duke bere leshime per militantet e tyre.Ndersa per drejtuesit e ketyre partive nuk behet fjale.
-SPAK + Gjykatat duhet te fillojne me Saliun,Lulin,Liken,etj,per vjedhje galopante e vrasje te tmerrshme,mandej me Salianerine,Babalerine,Mulerine.
FLM-DITA.
Hahahahaha 🙂 🙂
O zot, o zot Et’hemat e Shqipërisë
O zot
Ethem kur thua qe Dakos ja kerkoi gjykata letren per kriminelin dhe po te mos e bente do te mbante pergjegjesi morale dhe shoqerore para organeve te rehabilitimit nuk po e besoja qe nje burre te shkruaje gjera te tilla dhe me erdhi keq per familjen tende qe ka nje koqe si puna jote kryefamiljar(supozoj)
O Gomar madhor qe ha m…sa here qe shkruan! E ka bere me kerkese te gjykates thote!!! Po ske faj. Ti je fiks ai gomari qe e hante ujku e thoshte beje Zot enderr.
Akullore akullore
Djelmosha durrsak puntor te palodhur e vizionar si Vangjush Dako jane te paket.
Dakord jam me ty
Është dhe më i bukuri Durrësit, pale bamirës.
Po që e vret.ndërgjegja që ka vrarë njerëz me atë beton që ka shitur dhe me ato leje ndërtimi që ka dhënë.
Djalë flori
Lum ju në Shqipëri që.keni liderra të tillë
Emigranti, ndërgjegjja nuk e vret fare.
Pse kaq shprese humbur? Kudo, brenda dhe jash te vendit,me cilin do njeri,te ri a te moshuar,te bised oshe degjone refr enin teper te dhi mbshem:Ky vend nuk behet, ky ve nd eshte i mallku ar!Si epidemi e fri kshme, mosbesi mi tek e ardhmja, ka pushtuar men djet e shpirtrat e njerezve.Pasoje e kesaj eshte hemo ragjia e pa ndalsh me e zbrazjes se popullsise nga ve ndi yne e kryesis hte te rinje. Fatke qesisht, te gjithe mallkojne e bejne fajtor vendin(atd heun) e jo qeverit aret dhe pushtet aret e korruptuar qe kane drejtuar shtetin.Por,jo pak ne mos me teper, fajtore jemi ne,po pulli e sidomos te rinjte,qe pajtohe mi me kete gjend je te bjerjes se ve ndit e shoqerise. Duhet te qendroj me ketu e jo te ik im nga syte kemb et per tu krijuar t ermet e vullkan p rotestash ketyre soj pushtetareve. Shpetimi i atdhe ut eshte qendre sa dhe dashuria per ate,jo braktis ja. Mihal Xhamo
Rama (simbas gazetës “TEMA”): “Gregorin nuk është djali im, është i Kristaqit!”
Simbas gazetës “SOT”, “Zahoja nuk është i biri biologjik i Ramës”.
Rama (simbas gazetës “PANORAMA”): “Vila në Surrel nuk është imja … dua të them nuk është vetëm imja. Atë e kemi ndërtuar me kredi bankare bashkë me Lindën”!
Rama (simbas “OPINIONIT): “Makina që kam përdorur para se të bëhesha KM, nuk ishte e imja, ishte e Kryetarit të PS-së.”
Rama (në OPINION): “Mercedesi që kam në përdorim qysh nga 2009-a, nuk është i imi, është i Olsit. Ai ma ka dhënë në perdorim”
Epo, ç’mut KM paskemi në krye more, djalli e marrtë?
Asgjë nuk paska të tijën?
Ç’do gjë e paska të marrë borxh?
Ç’mut i hyn kujt në punë një loqe borxhli si puna e tij more njerëz?
Një borxhli, vetëm në borxhe të fundos.
Dhashtë zoti që bythët t’i ketë të vetat të paktën se, po i merr lumi shqipot e gjorë pastaj!
Dhe ti bastard je i sateme por jo i tyteti.Po pse me llafet e Berishes qe shkaterroi kete vend do merremi. Ai cfare i beri ketij vendi do ta harroje duke ndezur thashetheme per jeten e te tjereve. Te shohi plaku i vrerosur familjen e tij ala Dinastia dhe mos merret me te tjerret. Ka marre per 30 vjet rroga te majme ky ndyresire vetem per te shkaterruar vendin dhe jetet e njerezve.
Ky eshte shteti i korruptuar dhe i lidhur me krimin .Rasti i Lul Berishes ,po ashtu rasti i Dakos .Uljet e denimit te Berishes ,tregojne shumat maramendese qe ka paguar ky vrases killer gjygjtareve te korruptuar ,ja ku e kini Te korruptuarin gjygjtar Petrit Cenen ,ne mos gaboj eshte brenda ne burg,qe ka ndihmuar Berishen .?
Kurse ky krimineli VANGJUSH DAKO i ka me ze e me figure bemat e tija .Po ju jap vetem ne nje rast ,ku jane 17 shkelje .Te tjerat ne rang Durrsi dhe plazhi me km 2 dhene banditeve duke bere pazare si ne mall te babes ,miliardat qe ka vene ,e pa diskutim ,do ja kishte zili edhe presidenti Trump ne Amerkike e Merkeli ne Gjermani …Konkretisht sa me siper , ju ve shkeljet brutale te Dakos vetem per nje rast te vetem !!?!
Lush Jaupi me adrese afer Stadiumit Durres ,prane pallateve te portit ka me letra 220 m2 truall.
Eshte bere mbaruar pallati me mbi 600 m2 nje kat .
U dha leja ne fillim per 7 kate ,por me kalimin e kohes perfundoi 11 kate ,pra 4 kate me shume ,abuzim .??
Nga lindja ,Dako per perfitime m2 fitime ka prishur vend strehimin ,qe eshte ne truall shteteror .Eshte e ndaluar me ligj kadekorikisht prishja e vend strehimeve ,e kjo per cudi nuk eshte i vetmi rast ,por ne te gjithe qytetin e Durrsit . Prishje vend strehimesh ,pa perjashtim ,plus dhe vjedhje truajsh shteteror ????!!
Nga veriu i truallit te Lush Jaupit ,qe eshte truall shteteror ,Dako i trashe e budalla ,,miku e shpirti i Rames , ka vjedhur truall shteteror ne te gjithen vijen kufirit privat , Fa Jeupin dhe shtet verior 3 metra e 80 cm .
Prandaj nga 220 m2 me letra ,jane bere mbi 600 m2 ndertim .Ja ku e ka SPAK me ze e me figure ,dhe ne qofte se Rama e mbron Dakon e ka te kote ,jane teknikisht shume te thjeshta vjedhjet brutale si me qene beu i Durrrsit Dako e me drejtorin e Urbanistikes ne ate kohe .
Tani e kuptojme Ramen ,kur thote une se pjerdh Dash per koktulin e tij , budalla Dako .Se per kete problem i jane derguar disa letra Rames per keto shkelje dhe abuzime te ligjit dhe ka mbrojtur Dakon ,ku as edhe nje here me arogancen e tij ,qe e njohim Ramen , nuk ka kthyer pergjigje .Nuk ke shanc o Rame as ti e as Dako ,ti shpetoni veprave te kunderligjeshme ,rrojne njerezit ,kane gjak ,mos kujto kush je, e cfare ke ?? qe jeni tallur me keta familjare komshije te mjere e hallexhinj .Per kete rast i jemi drejtuar per ndihme nga halli edhe opozites PD ,por edhe keta kane fjetur gjume .E kjo per mendimin tim eshte me tragjikja dhe shume e frikeshme ,qe jane byth e breke bashke PD me PS. Sinqerisht me falni per fjalorin .Vertetohini kete rast ,ku vetem ne nje adres ka disa shkelje ,po per te gjithe Durrsin dhe plazhin me km 2 .Gjejeni vete me rregullin e treshit miliardat ne euro te abuzimeve ketyre drite shkurteve budallenj ,dhe kije te qarte o Rame eshte vetem fillimi ,ti dhe dhjaku i yt Dako ,skeni pare gje akoma ,kur te nderhye ligji , Fiton ai ,qe qesh i fundit .???
Vangjushi nuk ka te beje fare me vendimin per lirim.ka nje marveshje mes min.drejtesise me te gjitha bashkite qe ata qe lirohen me kusht dhe pune te detyruar ne sherbim te publikut, bashkite marrin persiper ti punesojne me kete objektiv. Pra ne rastin konkret bashkia ka bere detyren ne zbatim te vendimit te gjukates. Interesant eshte se ky shkrim nuk analizon pse u amnistua disa here. Pse per disa vrasje, qe duhej te denohej 4 here me burgim te perjetshem, per shkak te pranimit te gjukimit te shkurtuar denohet me 25 vjet, kur mund ti zbritej nga 4 ne nje here me bburgim te perjetshem.me pas pse eshte amnistuar disa here. Kush e beri, vangjushi apo kck e drejtesise.i bini problemi ate lì qendron,jo per inat te vjerrit, flini me mullixhiun.sa per betonin.fabrika eshte prone e te vellait,me sa di une.vangjushi,para se te behej kryetar eshte shef i policise ndertimore ne durres. Do ju besoj sa thoni nese paraqisni nje dokument qe gjate kohes si kryetar vangjushi ka qene edhe pronar i fabrikes se betonit. A ka kendveshtrime te tjera per ta akuzuar?gjeni dokumenta ku ka trafik influente,konflikt interesi, etj.por sa shkruani, perfshi dhe pergjimet, i rruani bishtin.une vete kam kritika per vangjushin.i ka patur tè gjitha mundesite per te fituar ne shkak,pa ndihmen e avdyleve. Madje edhe ata do ia jepnin voten,pa qene nevoja per aktivizim dhe mbeshtetje te avdylajt .vangjushit dhe atij mollopupit klosi ia kane thene ne sy dhe publikisht ne shkak,te mbeshteten te socialistet e vertete dhe njerzit e ndershem,ne shijak dhe kudo. Dhe nuk pergojohen publikisht sic po ndodh.
Pune te detyruar ne sherbim te popullit thote.
Pee tju hedhur betonin ne koke?
Garancia për punësim ofruar Lulzim Berishes nga kryebashkiaku Vangjush Dako,ishte kusht apo pretekst?
Meqë garancia për punësim ofruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako,është shkaku kryesorë që Gjykata rreagoi pozitivishte në
favor të tijë;-sa koh punoi në Bashkinë e Durrësit miku Vangjush Dakos(Dako miku Edvin D’Rames),krimineli Lulzim Berisha???
Lulzim Berisha u arrestua në Prill të 2006-tës,me 16 Janar 2012 u dënua me burgim të përjetshëm i akuzuar për 6 vrasje, trafik
droge dhe krim të organizuar.Por një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2014 rrëzoi dënimin maksimal dhe vendosi 25 vjet burg për
ish-kreun e bandës së Durrësit.Dhe si përfundim fiton lirinë me kusht në Dhjetor të 2016-tës ,6 Muaj para zgjedhjeve të 2017-tës!
Kuptohet perse Vagjush Dako(mbeshtetur nga Kryeministri) ka ndihmuar ne lirimin e Luzim Berishes,per ta perdorur ne zgjedhjet
e 2017-tës.Pra,Luzim Berisha (ashtu si edhe Endrit Dokle) u dënuan ne kohen e PD-s,por u liruan ne kohen e PS-s!Egziston ndonje
objekt ku Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha jan bashkepronare indirekt?
Po kot lodhesh o Zigur. Kjo eshte hapur fare qe kriminelet jane vete Ramuti e. Gjushi, tani gishtin e drejtojne vetem te gjykatat.
Gjykata ka qene nen urdherin e politikes, sic eshte dhe sot.
Mbaroi ai filem.
Kane mbaruar dhe shqiptaret, te vdekur nen betonin e Ramutit dhe Gjushit, dhe te gjunjezuar para krimineleve te rendomte.
Perse rrojme si popull?
Vetem.per tu mbllacitur e per te rrahur grate
Mirel,qe te gjith fijet te çojn tek Rama,jan bindur nje pjese e shqiptareve,un po mundohem qe te qartesoj ata qe jan akoma te lekundur,qe besojn akoma se lideri rajonal nuk gabon kurre.Jo më kot e mbron drogaxhiu ne menyre aq”stoike”banditin Dako.Tung.