“Qelitë e burgut nuk janë për vajza si unë”

Dita

Madison Ashton, një prostitutë e klasit të lartë, e njohur në Australi për një çështje gjyqësore, është rikthyer në qendër të medias pasi u arrestua në Dubai.

Ashton u arrestua pasi po bënte blerje me para false në një dyqan Prada në Dubai. Ajo tha se nuk e dinte se paratë ishin false. Paratë ishin plastike, jo letër. Pas lirimit, Madison tha se burgu nuk është për vajza si ajo.

“Ishte një eksperiencë e tmerrshme. Qelitë e burgut nuk janë për vajza si unë, nuk i meritoj”, tha Ashton. Ashton ka nisur një betejë ligjore me familjen e një miliarderi australian, me të cilin thotë se ka pasur një lidhje.

Ajo thotë se miliarderi Richard Pratt i ka premtuar miliona dollarë për të dhe fëmijët, me kushtin që të jetë dashnorja e tij. Miliarderi Richard Pratt ka vdekur në vitin 2009, kurse betejën po e çon përpara familja e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *