Qëllohen me armë zjarri 5 tifozë në Suedi

DITA Online

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malmo të Suedisë menjëherë pas fitores së Kombëtares së tyre nordike ndaj Koresë së Jugut.

Një person hapi zjarr rreth orës 21:00 përpara një kafeneje, në kulmin e festimeve të tifozëve, ku nga të dhënat e para raportohet për 5 persona të plagosur nga të cilët 3 janë në gjendje të rëndë.

Mediat lokale raportojnë se agresori përdori një armë gjysmë automatike.

Policia e ka izoluar zonën dhe ka nisur kërkimin për agresorin.

“Ne kemi mbyllur zonën dhe po kryejmë intervista dhe do të intervistojmë ata që janë të lënduar nëse ata mund ose janë të gatshëm të flasin”, tha një zëdhënës i policisë.

Policia tha se nuk ka asnjë arsye për t’u alarmuar, ndërsa sa i përket motiveve të ngjarjes nuk dha asnjë koment.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • ISIS i perkrahur nga Merkel Gungacja, ka pushtuar BE.
    Kjo eshte politika e dyerve te hapura per jegjit dhe terroristet qe po i strehon BE e Kryesuar nga Gjermania.
    Pershendetje per Kryeministrin e Hungarise Orban, qe ka fshire sumen me vendimet dhe urdherat e pijanecit Junker per shperndarjen e terroristeve ne vendet e BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *