Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Bilisht.
I plagosuri është identifikuar si Erjon Çollaku 39 vjeç, i cili u qëllua me armë në qendër të qytetit. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, 39-vjeçari Çollaku ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Shkaqet e plagosjes me armë janë të paqarta. Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe për të zbardhur motivet e të shtënave me armë.
o.j/dita
