Qëllohet me armë banesa e ambasadorit gjerman

anazapta
 Persona të pa njohur kanë qëlluar me armë zjarri sot rreth orës 3.30 minuta shtëpinë e ambasadorit gjerman të akredituar në Athinë. Policia po zhvillon hetime për gjetjen e personave të cilët qëlluan me armë banesën e ambasadorit gjerman në lagjen Halandri të Athinës. Sipas policisë, nuk janë raportuar të plagosur, ndërsa hetimet për çështjen po zhvillohen nga shërbimi antiterror. Menjëherë pas ngjarjes u informua kryeministri Antonis Samaras nga ministri i rendit, Nikos Dendias dhe komunikoi me diplomatin gjerman, ashtu sikurse dhe ministri. / Mimoza CACA, Athinë
Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *