Qëllohet me snajper nga jashtë një i dënuar në burgun e Vaqarrit

Dita

Sulm me armë ndaj një të burgosuri në burgun e Vaqarrit. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e ndodhur në Burgun e Vaqarrit.

Sipas saj, në ambjetet e ajrimit Lili Dulaj, 40 vjeç, i cili është i paraburgosur në I.E.V.P. Vaqarr, dyshohet të jetë i plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person i paidentifikuar në kohën kur ka qënë në ambjentet e ajrimit.

Forca të shumta policisë kanë mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërkohë që po krehin zonën nga ku dyshohet të jetë qëlluar i paraburgosuri.

Shtetasi Lili Dulaj është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *