Drejt një biznesi në Kamzë është qëlluar me armë zjarri, pas mesnate.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”.
Biznesi është një agjenci funerale në pronësi të një shtetaseje me iniciale E. M., ndërsa për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nuk dihen motivet e autorit/ve, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
j.l./ dita
