Një 38-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të panjohur teksa kthehej në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së djeshme në fshatin Manzë të Durrsit, kur Roland Farruku, 38 vjeç, qëllua me armë teksa udhëtonte me automjetin e tij. Autorët u larguan me shpejtësi pas ngjarjes, ndërsa 38-vjeçari u transportua në spital nga ku mësohet se ka marrë dy plumba një në shpatull dhe një në ije dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia shoqëroi rreth 12 persona të cilët pasi u morën në pyetje u lanë të lirë. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me të kaluarën e 38-vjeçarit si emigrant në Holandë. Burime nga policia thanë se pritet përmirësimi i të plagosurit me qëllim që të merret në pyetje për të dhënë dejate rreth konflikteve të tij të mundshme me persona të tjerë.
