Helikopteri që po transportonte presidentin kolumbian Ivan Duque u qëllua nga disa plumba.
Incidenti ndodhi ndërsa helikopteri presidencial po fluturonte mbi rajonin kolumbian të Catatumbo, në kufi me Venezuelën, që është zona e shumë plantacioneve të kokainës.
Vetë presidenti Duque publikoi foton, duke e quajtur një “akt frikacak”.
Ai shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes Diego Molano, ai i Brendshëm Daniel Palacios dhe Guvernatori i Provincës Silvano Serrano.
Askush nuk u lëndua ndërkohë që forcat e sigurisë filluan një hetim.
