Gjatë pasdites së sotme në zonën e Bllokut, në Tiranë një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin E.XH., 39-vjeç, por nuk ka marrë lëndime.
Policia ka shpallur në kërkim autorin, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.
h.b/dita
