Qëllohet te pragu i shtëpisë, vdes rrugës për në spital

Edona Llukacaj

Në fshatin Resulaj të Selenicës së Vlorës, mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Raportohet se ishte plagosur me armë zjarri një 47-vjeçar. Viktima kishte marrë 3 plumba dhe ishte nisur me urgjencë drejt spitalit me makinë private, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Rrugës për në spital, shtetasi Nikola Ikonomi ka ndërruar jetë.

Nga bashkëfshatarët e tij viktima njihej dhe me emrin Laver Tozaj.. Por, sipas raportimeve, ai i kishte ndërruar emrin dhe mbiemrin.

Nga të dhënat e para, mësohet se viktima është ekzekutuar në pragun e shtëpisë së tij.

Raportohet se viktima ishte i papunë prej disa kohësh dhe nuk njihej si njeri problematik.

Ndërkohë, policia ka arritur në vendngjarje dhe po punon në një zonë të blinduar për sigurimin e provave që do të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *