Qëlloi gruan me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari nga Durrësi

Dita

Një i ri në Durrës është arrestuar pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri bashkëshorten këtë të shtunë.

Në pranga është vendosur shtetasi me inicialet A.N, 30 vjeç.

Ai akuzohet se ka plagosur me pistoletë në këmbë bashkëshorten e tij, shtetasen me inicialet E.N, 28 vjeçe.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, por dyshohet se në kulmin e një konflikti mes bashkëshortëve në banesë, 30-vjeçari ka shkrepur armën.

Policia ka njoftuar se e reja pasi mori mjekim në spitalin Rajonal, është larguar nga aty për t’iu shmangur hetimeve.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *