Qëlloi me armë drejt një lokali në Shkodër, policia shpall në kërkim autorin e ngjarjes

Amelda Amelda

Qëlloi me armë drejt një lokali në Shkodër, shpallet në kërkim autori.

“Qëlloi me armë zjarri për motive të dobëta në drejtim të një lokali, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Më datë 21.01.2022, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, shtetasi K. K. ,për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.

Nga verifikimet paraprake  nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit’, njofton policia.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *