Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër, kapet pas një dite autori!

Amelda Amelda

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër, kapet pas një dite autori me iniciale K.K.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Shkodër u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit 31-vjeçar të dyshuar, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër..

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shtetasi K. K., pasi ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit””, njofton Policia.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *