Qëllon gruan me automatik, vetëvritet

Saimir Lleshi

Një grua mbeti e plagosur me armë zjarri orët e vona të mbrëmjes së shkuar në Durrës. Autor i ngjarjes është bashkëshorti i saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45, në fshatin Manëz, ku shtetasi Mondi Gjoka, 41 vjeç, ka qëlluar me automatik gruan e tij, Lumturije Gjoka, 38-vjeçe.

“Për pasojë, shtetësia e mësipërme është plagosur, e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Më pas, autori, rreth orës 00:20, është vetvrarë me armën e zjarrit automatik, në banesën e tij”, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan arma e zjarrit automatik model 56 si dhe tre copë gëzhoja model 56 kalibër 7.62mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *