4 të vdekur dhe 14 të plagosur, ndër të cilët 10 në gjendje të rëndë shëndetësore, është bilanci tragjik i një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytezën e Hesston, në Kansas, SHBA.
Një person ka qëlluar me breshëri nga makina e tij, ndërkohë që lëvizte rreth ndërtetesë së kompanisë në të cilin ishte i punësuar.
Burri është qëlluar nga policia lokale, por jo më parë se të merrte jetë të pafajshme.
Për momentin nuk dyshohet për një sulm terrorist, por në vendgjarje ka shkuar dhe FBI për të asistuar në hetime.
Alarmi është dhënë menjëherë pasi janë dëgjuar krismat e para, ndërkohë që niveli i sigurisë ka shkuar në shkallën maksimale, sepse shumë pranë ne zyrat e kompanisë, është dhe një universtitet që frekuentohet nga 300 studentë.
Ende nuk është bërë i ditur zytarisht identiteti i vrasësit, por sherifi i zonës, ka konfirmuar se ishte një punonjës i kompanisë “Excel Industries”. Nga dëshmitarët ai është identifikuar si Cedric Ford, 38 vjeç me profesion bojaxhi.
Për momentin ende nuk është sqaruar nëse personi që qëlloi, ishte ende i punësuar apo jo në kompani.
Sipas disa dëshmive, burri ka hapur zjarr në katër vende të ndryshme dhe kishte me vete më shumë se një armë.
Ndër dështmitarët ka dhe nga ata që e kanë njohur dhe që e përshkruajnë si një njeri të qetë dhe që ngjarja ishte e paparashikuar.

