Fati i 8-të studentëve që qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama në vitin 2015, nuk do të ndryshojë. Këtë të hënë Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar ankimimin e studentëve.
Sipas Gjykatës ankimimi nga studentët nuk është bërë brenda afatit kohor të caktuar dhe për pasojë kërkesa e tyre nuk mund të pranohet.
Ndërkohë është lënë në fuqi vendimi i parë me 60 orë punë publike për 8 studentët e paditur.
Studentët që hodhën vezë mbi numrin një të qeverisë janë: Liri Kuçin, Klodi Hoxhën, Bora Memën, Anita Lushin, Vitori Cipin, Dardan Konjufcën, Valton Markun dhe Durim Jasharajn.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur me 2 nëntor 2015, ku studentët hodhën vezë në drejtim të makinës ku ishte Rama.
Ky i fundit dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë. Bëhet me dije se 8 studentët janë pjesë e “Lëvizjes për Universitetin” dhe protestonin kundër ligjit për arsimin e lartë.

b.b/dita

Le te fryjne tollombacet e Erjon valise, pune publike eshte dhe ajo. Pune shteterore e rendesishme bile. Nuk ka kohe shteti te merret me molle e kumbulla qe kalben fshatrave per ca kamione dhe ca punetore.
Ku gjen kollaj te papune sot?
Me lehte gjenden PPPte dhe sporteliste per tendera sesa punetore per punet e fshatit.
Studentet te jene krenare per kete denim qe ju bene nder atyre mbasi tregon se kishte studente qe moti qe i treguan popullit mos pritni gje prej horrave qe qeverisin .eshte nder t’i sherbrjsh popullit edhe me 60 ore pune : le te na tregojne bile si fushate ku jane to i krye ato ore qe te bashkohemi me ta …si shenj solidariteti me ta , kunder keqqeverisjes qe edhe vete KM e pranoj mbasi nderoj gjysmen e qeverise se tij plus asaj per faj te studentave Ah sikur te kishte marr mesazhin e studenteve ne kohe,nuk do ishte ku eshte sot…
Bashke me studentete ne punen e tyre si solidaritet me veprimet e tyre ne 2015 e ne 2018 e ne 2019 !just do it.
Ky vendim nderon drejtësinë tonë të shtrembër. Vendim i shkëlqyeshëm. Herën tjetër në litar maskarenjt. Të gjuash me vezë “Djellin” që ndriçon këtë vënd, e më tej, do të thotë se Pak i keni bërë.
Pse ka studente ne Shqiperi? Se une shikoj vetem rrugaçe, pa edukate, pa respekt, pa kulture dhe injorante ne dije te kohes dhe natyres. Pse te perdoresh telefonin mobil me pulqer je i zgjuar apo i ditur?! Ate e perdor dhe gjyshi im tani qe ne fakt nuk ka qene asnje dite ne shkolle dhe ne qytet. Tere jeten me dhi ne mal. Andej kendon e i bie cules njeqind here me mire se kenget qe jep Klani apo Top channel. Sot nuk ka student, hiqni mendjen, prandaj me mire u thoni ata po e perdorin si pseudonimin qe perdorim ne ne komentet e gazetes. Mua me jane dukur çpifaraker fare keta. Ata jane akoma ne veze.