Stadiumi “Qemal Stafa” ka tashmë tapetin e ri për t’i dhënë kryeqytetit një impiant funksional për pjesën e mbetur të sezonit. Me rifillimin e kampionatit dy skuadrat e qytetit të Tiranës, Partizani dhe Tirana janë endur nëpër stadiumet e rretheve të tjera për të luajtur ndeshjet shtëpiake. Por tashmë “Qemal Stafa” është gati të hapë dyert për skuadrat e kryeqytetit edhe pse ende nuk është përcaktuar nëse kjo do të ndodhë që këtë javë. Sipas drejtorit të shoqërisë kuqezi që administron këtë stadium, Eduard Prodani, derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani i vlefshëm për javën e 24 të kategorisë superiore nuk rrezikon por do të zhvillohet pikërisht në këtë impiant.
“Nuk ka dyshime që derbi do të luhet në ‘Qemal Stafa’, por ne po punojmë që në këtë stadium të luhet edhe sfida e kësaj jave Partizani-Teuta”, deklaroi drejtori Prodani.
Në rast se “Qemal Stafa” nuk do të jetë gati për sfidën e kësaj fundjave midis Partizanit dhe Teutës, atëherë drejtuesit e këtij impianti do të testojnë fushën me një ndeshje të rinjsh 4 ditë përpara derbit të kryeqytetit. Ndërkohë, vijojnë punimet me ritme të larta edhe në stadiumin tjetër të kryeqytetit “Selman Stërmasi”, që do të jetë shtëpia e Tiranës. Në stadiumin e dytë të kryeqytetit po punohet për të shtruar fushën e re, për të rregulluar shkallët e stadiumit si dhe tribunën qendrore. Sipas drejtuesve punimet parashikohen të mbyllen për rreth dy muaj teksa Tirana mund të luajë ndeshjet e fundit në këtë stadium të rikonstruktuar plotësisht nga e para.

Shum mire .
Po stadiumi i Shkodres qe u premtua nga KRYEMINISTRI , PSE NUK PO FILLON TE RIKONSTRUKTOHET .
PO ai stadiumi i ri i premtuar nga Berisha mbaroi apo jo ? Apo do “inagurohet” se bashku me seline e re te Kuvendit Popullor!? Kam dejuar se punimet po variten me arsyen se po presin te rikthehen ne karriket e mepareshme si saliu dhe JOzefina. Si tha LULI ? Prit gomar te mbij bar ! PO ka te drejt,pasi per 4 vjet mbolli vetem bar te sheshi “Skenderbej ” ….