Qemali do të mbetet!

Dita

Dita ime! I shtyrë nga sa lexoj dhe nga sa dëgjoj në biseda te ndryshme, vendosa t’ju shkruaj mendimin tim për stadiumin e Tiranës, “Qemal Stafa”. Dikush e ka merakun tek basorelievi si një punë artistike me vlera kombëtare.

Për mua nuk ka asnjë vlerë, e për më tepër kombëtare. Dikush tjetër për balloren etj. Mua më ha meraku për kapacitetin. Thonë që do bëhet 22.000 vendësh, që është shumë pak. Pjetri i parë dhe Napoleon Bonaparti, për ndërtimet menduan edhe për 100 vjetët e ardhshëm.

Zoti Edi Rama, si qytetar i mirëfilltë i Tiranës, por që edhe ka lexuar e parë shumë, nuk duhet ta pranojë. Për mendimin tim që nuk kam parë shumë, por që kam lexuar, them që stadiumi duhet të bëhet me kapacitet 35.000 vendësh. Tirana sot është 900.000-1.000.000 njerëz.

Ndërsa për emrin “Qemal Stafa”, ai ashtu do të quhet, sido që t’ia vënë emrin ose sido që t’ia ndryshojnë. Për të tilla raste e ka vëtretuar jeta. Për shembull stadiumi “Dinamo”, stadiumi “Partizani”, “Rruga e Dibres”, “Kinema nacional” etj. Me shumë respekt për ju dhe ju lumtë pena!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *