Qendra shëndetësore e Fratarit kthehet në 24-orëshe

Pranvera Kola

Nga Fratari i Mallakastrës, ku u ndal në turin e radhës të llogaridhënies publike, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se këtë vit do të rindërtohen 11 qendra shëndetësore në qarkun e Fierit, për t’i kthyer faqe shërbimit shëndetësor parësor.

“Vij në Fratar me dy lajme të mira sa i takon kujdesit shëndetësor bazë. Sapo kemi përmbushur kërkesën e parë dhe të vazhdueshme që banorët e Fratarit kërkonin prej kohësh: Shërbim shëndetësor 24 orë në qendrën shëndetësore. Pas këtij vendimi vjen edhe rikonstruksioni i plotë dhe pajisja e kësaj qendre shëndetësore, një investim shumë i nevojshëm për këtë zonë”, vuri në dukje ministrja Manastirliu.

Qendra Shëndetësore e Fratarit i shërben 4800 banorëve, ndërsa shërbimi u urgjencës që tashmë është garantuar 24 orë i shërben rreth 9 mijë banorëve të Fratarit dhe zonave përreth.

Rikonstruksioni i plotë dhe pajisja e qendrës shëndetësore pritet të përfundojë brenda muajit Dhjetor të këtij viti dhe është një investim me vlerë 6.7 milionë lekë.

“Qeveria shqiptare po investon si asnjëherë më parë në infrastrukturën e kujdesit shëndetësor parësor me rehabilitimin këtë vit të 80 qendrave shëndetësore. Vetëm në qarkun e Fierit, investojmë në 11 qendra shëndetësore gjatë vitit 2018”, ka shtuar më tej ministrja Manastirliu.

Sipas saj, programi i qeverisë parashikon rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore dhe pikave të ambulancave në 4 vite.

 

p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *