Qëndroni në shtëpi!

Ornela

Redaksionale

 

Shqipëria do ketë me qindra raste të infektuarish në ditët e ardhshme.

Kjo duket tashmë qartë.

Shifrat që vijnë nga Italia fqinje, gjithashtu paralajmërojnë që ditë të vështira po vijnë.

E nëse dështojnë ata ta përballojnë me sistemin e tyre shëndetësor, ne do ta kemi disafish më të vështirë, e ndoshta të pamundur.

Megjithëse kemi shpenzuar e po paguajmë rreth 400 milionë euro PPP vetëm në shëndetësi, sot nuk kemi shtretër në spitalet publike dhe përdorim maska të skaduara.

Votuam një reformator dhe rilindas, pas 7 vitesh kemi në krye të qeverisë një të sëmurë nga fiksimi me median.

Deri dje arrestonim njerëz “për panik” vetëm pse kërkonin në mesazhe private kujdes nga virusi, sot jemi në ekstremin tjetër: Kemi mbyllur në panik gjithçka dhe sokëllijmë nga ekrani a thua e mësuam dje që ky virus ishte në qarkullim dhe na kishte ardhur te portat.

I lamë linjat me veriun italian të hapura, kur vetë Italia i kishte mbyllur me atë pjesë të vendit. Ende dje vazhdonin zbarkonin njerëz nga tragetet e mbërritura në Durrës.

Gjithsesi, ne nuk kemi patur asnjëherë një shtet serioz dhe nuk e kemi ende.

Tashmë është e kotë të përsërisim ato që dihen, aq më tepër që vendi nuk ka më as opozitë politike.

Aty janë ende të njëjtët që duheshin ndëshkuar e nuk u ndëshkuan, e që tani nuk kanë as moralin, as autoritetin, as kredibilitetin publik që ta ndikojnë për mirë situatën.

Në këto kushte, individi shqiptar edhe njëherë tjetër si shumë herë gjatë historisë së tij të mbijetesës duhet t’ia dalë vetë.

Përballë Covid 19 nuk ka asnjë mënyrë tjetër veç izolimit të vetes dhe të njerëzve mbi të cilët kemi ndikim.

Pse? Është e thjeshtë.

Shkalla e vdekjes nga Covid 19 është e ulët por shpejtësia e përhapjes dhe lehtësia e infektimit është e lartë. Shumë e lartë. Secili nga ne mund të sëmuret mjafton të prekë diçka që e ka prekur një i infektuar.

Secili nga ne mund të jetë mbartës i virusit dhe shpërndarës i tij pa ndjerë për të paktën dy javë siptoma.

Edhe nëse vetë e kalojmë pa pasoja, kjo nuk vlen për ata që kanë imunitet të dobët. Ata do kenë nevojë për kurim spitalor. Ky i fundit ka limite, nuk ofrohet dot nëse numri rritet. Nëse numri i të infektuarve rritet edhe numri i të vdekurve do rritet. Pa llogaritur lënien jashtë kujdesit të të sëmurëve të tjerë për shkak të mbingarkesës.

Atëherë nuk duhet të rritet numri. E vetmja mënyrë për këtë është të pakësohen lëvizjet dhe kontaktet.

Bëjeni. Qëndroni në shtëpi.

Kush nuk mundet të qëndrojë në shtëpi, duhet të jetë shumë i kujdesshëm jashtë; të ruajë distancat fizike jo më pak se 1 metër në rrugë, në markete dhe në vendin e punës.

Përndryshe, shumë shpejt, do bëhet shumë e vështirë për të gjithë.

 

 

Share This Article
13 Comments
  • Keshilla dhe sqarime shume te qarta. Ndjekja e tyre do te ndihmoje pa diskutim mos perhapjen me ritme te larta dhe parandalimin e infektimeve.

  • COV ID-19 dhe Co ronoqeveria jone. Entusiazmi,si mer ite e qeverise,se ” vendi yne nuk es hte prekur nga as nje rast prej COR ID-19 mori fund. Batutat dhe barc aletat e kryemini strit tone nuk i sh erbyen si “nuska” magjish per te lar guar te keqen. Pa s shouve,ne cdo dite per diell,me l ojra fjalesh,kur te gjitha vendet,dite me pare,kishin m arre masa parand aluese, si kufizi me te linjave ajer ore me vendet e zonat e prekura rende,coroqever ia jone kujtohet te marrin masa,si kofini pas te vjelit . Neper emisionet televizive,mjeket e administrates s pitalore shtetero re shpeshe here jane kontradiktor ne masat per te p erballuar kete epi demi.Nuk ka mas ka,alkol,nuk kemi pare personel mj ekesor me unifor men standarte a ntivirus. Kjo treg on se tamtamet e kryeministrit to ne jane vetem pr opagande boshe. ZOTI, MJEKET dhe KUJDESI yne na ndihmofshin!

  • Linjat me Italine ishte gabimi fatal qe nuk u mbyllen menjehere. Ishte kaprico e qeverise.
    Me justifikimin se akoma nuk ka folur OBSH-ja…..
    Injoranc, idiotesi pa limit dhe per me shume qe dihet qe shqiptare nuk i zbatojne rregullat
    E para : OBSH- ja as qe i ka idene se sa mijra shtetas shqiptare levizin cdo dite per Itali
    E dyta : OBSH -ja , shpesh here eshte akuzuar nga disa udheheqes shtetesh , si nje organizate e paafte

  • Personeli mjekesor ne Kine visahnin pajisjet antivirue duke mbuluar te gjithe trupin,ndersa ne Shqiperi ata mbajne vetem maska!
    Turp i madh per nje shtet,akomas me turp per nje kryeminister piktor qe del 20 here ne dite e ben DERR DERR per corona virusin,por ben sikur harron se mjeket dhe infermieret te paret duhet te mbrohen sepse jane te rrezikuar me shume se te gjithe!

  • Ju jini idiote . Po pse Rama e ka fajin per hyrjen e koronavirusit ne Shqiperi ? Po si mund te mbyllte linjat me Italine , ne menyre te nje aneshme qeveria shqiptare , kur asnje shtet i BE-se nuk e kishte bere kete gje ? Presidenti i Frances Makron , deklaroi para vetem 10 ditesh , qe nuk mund t’i mbyllim kufijte evropiane me asnje antar te BE-se , se cenohet rende ekonomia evropiane . Kufijte u mbyllen para dy ditesh , po ate dite , i mbylli dhe Shqiperia , ne linje me gjithe Evropen . Nuk lini rast ju te redaksise per te shfryre kunder Rames dhe qeverise , e pastaj , iu pasojne njezet idiote me komentet e tyre prej injoranti .

  • une dje fola ne telefon me nje te afermin tim qe punon infermier ne nje qytet ne Jug. Me tregoi nje rast qe dyshohej per koronavirus, duhej ta çonin ne spitalin rajonal. Pasi e mbajten nje nate aty ne spital, te nesermen ambulanca iu drejtua spitalit rajonal, per tamponin.Vishen me maska, prapa eshte i semuri me te emen, te dy me maska e shkojne ne spital.Futen atje, merreni me mend qe struktura nuk ishte gati. i semuri mbeti ne ambulance, sa te benin nje dhome gati. Infemierja e caktuar nuk donte ti vendoste tamponin, me justifikimin se nuk ishte rasti, por dallohej frika qe kishte ajo se mund te infektohej per vete. Nuk dua te tregoj fill e per pe ngjarjen, por i afermi im me rrefeu se vetem per nje pacient, qe ne fund rezultoi negativ u krijua nje rremuje dhe kaluan tete ore te plota te sherbimit per infermierin vete, ambulancen, shoferin, plus efektivi i spitalit rajonal. Kjo, per nje person te vetem. Po sikur te vijne 20-30 te tille? Prandaj, qendrimi ne shtepi krijon kushtet per te mos shtuar numrin ne urgjence. Se zbatimi i rregullave behet krejtesisht i pamundur dhe shume kollaj situata del jashte kontrollit. Nje shoku im punon infermier ne Itali, ne kompleksin spitalor E. Morelli ne Sondalo, rajoni i Lombardise. E kam marre disa here, se degjova qe ky kompleks do behet qendra e karantines per koronavirusin ne Lombardi. Edhe ai me thote se gjendja mund te dale jashte kontrollit nese vijne njeheresh 200-300 raste. https://www.altarezianews.it/2011/07/25/la-storia-del-piu-grande-sanatorio-deuropa/ Shih ne google fotot e kompleksit Morelli ne Sondalo dhe krahasojini me spitalet shqiptare qe te keni idene sesa e pamundur behet kur fluksi arrin pikun me te larte. Pa mendo qe nje pacienti do i duhet 1 jave te marre veten? Do behet lufte kush te zere krevatin me makinen e ventilimit. Se fundi, i afermi im infermier ne Shqiperi, qe eshte edhe i djathte. me kujtoi se shoferi i ambulances, i sorrollatur tere diten ne spitalin rajonal, rruges se kthimit ulerinte: “Ku je Enver? Cohu Enver nga varri”. Kjo, jo se Enveri bente mrekulira, por sepse shteti ishte ne kembe me nje urdher. Brezi i ri e ka harruar, por ne shkolla ne mesonim si te benim maska te thjeshta. Qe te vegjel instruktoheshim si te reagonim gjate alarmit per sulm atomik, bakteriologjik,etj. Ne emer te demokracise u zhvillua rrumpallija, papergjegjesia, yrrja-byrrja, dhe ja, shiko tani qe PD merret me datat e skadences se maskave dhe gjithe logjstikes tjeter, a thua se ata nuk kane qene kurre ne pushtet dhe nuk kane kontribuar qenerisht per ta sjelle shendetesine ne nivelet me te uleta.

  • Maskarenj qe e lan shendetesine ne kte derexhè..maskarenj mallkuar qofshi te gjithe ju qe keni drejtuar ne 30 vjet.

  • Shume shpejt do e harroni kush eshte pergjegjese , mjmafton nje bukuroshe apo nje show politikane va merr mente edhe do i votoni prape!

  • Mire une,qe jetoj ne gjirin e Lalzit,,po ju o te mjerre si do ju veje halli?hajde covid-19,po ta mbajti ketu ne gji,se ta rras me 500€ ballit..xaxaxa

  • Qeveria duhet te paguaj shuma te medha paraje ! Se pari sherbimeve mjeksore doktoret infermieret duhet tu rrisi rrogat !
    Ata qe izolohen dhe qe jane ne mardhenie pune te paguhen !
    Se pa lek nuk leviz agje !
    Gjeni parat ju politikan te felliqur sepse keni vjedhur shume keni rrejpur popullin, mos e rrejepni me shume !

    Masat kunder virusit shoqerohen me sherbime financiare !
    Ndihmoni financiarisht njerzit ne nevoje !
    Ndihmoni njerzit ne nevoje me financa me furnizime ushqimore, medicina ect !
    Te japesh urdheresa dekrete pa ndihma financiare eshte nje hipokrizi e madhe eshte nje krim !
    Politikane te ndyre pergjigjuni financiarisht situates ! Nxirni parate e vjedhura qe i keni neper banka !
    Beni sic ben bota amerika kina, gjermania anglia italia !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *