Çfarë ka ndodhur në Prishtinë me djalin e Rugovës dhe një vështrim krahasues me djalin e Berishës në Tiranë, Shkëlzenin. Pse Islami shprehet i bindur se nëse Eulex-i do të vepronte dhe në Shqipëri Shkëlzeni do të ishte arrestuar me kohë. Ku ngjasojnë dhe ku ndryshojnë Berishajt me Rugovët. Kush e drejton organizatën sekrete “Sigurimi i Atdheut” dhe cilat janë fijet që lidhin djalin e Rugovës në Shqipëri dhe Serbi. Përse Bujar Bukoshi e quajti Ukë Rugovën si kreun e një klani mafioz dhe debati që hap mbi ndëshkueshmërinë në Tiranë ky arrestim në Kosovë. Intervistë me Bedri Islamin:
Zoti Islami, është njoftuar arrestimi Ukë Rugovës djalit të ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës nga Eulex-i. Çfarë menduat kur e mësuat këtë lajm?
Të gjithë ata që e kanë njohur rrjedhën e zhvillimeve në Kosovë dhe nëntokën e saj, qoftë edhe nga larg, nuk janë habitur nga ky lajm. Mendoj se ka qenë një lajm i pritur prej disa kohe,dhe në fakt ai është dashur të ndodhë jo sot e kësaj jave, por shumë më herët. Arrestimi i tij është bërë në grup, ashtu si edhe ka punuar, ose më saktë, si mendohet se ka punuar. Por fjalët, si pararendëse të së vërtetës, në këtë rast, kanë qenë të shumta. Sa herë që është ndërtuar një qeveri nën kujdesin e LDK-së, më së shumti emërimi i funksionarëve të lartë është bërë nga ky klan. Por nga ana tjetër, megjithëse kam qenë një ndër kundërshtarët më të shprehur publikisht ndaj politikës së Rugovës dhe qëndrimeve të tij mohuese e denigruese ndaj UÇK-së, ndjeva edhe keqardhje, jo për Ukën si person, i cili mban emrin e gjyshit të vrarë nga serbët, por ndaj asaj që po ndodh në Kosovë, ku, mjerisht, po përshkallëzon një dukuri e habitshme korruptive, dhe e cila, me gjithë dëshirën e qeverisë për të ndaluar këtë, nuk është se ka me çfarë të mburret.
I pandehuri Rugova është arrestuar ndër të tjera për korrupsion dhe implikime të rënda kriminale, nga informacioni që ju keni, çfarë përfaqëson Ukë Rugova dhe rrethi i ngushtë I bashkëpunëtorëve të tij, në lidhjet e tyre të biznesit në Kosovë e më gjerë?
Do e them më pas mendimin tim, nëse më lejoni. Më përpara do ju sjell një mendim të shfaqur publikisht nga zotëri Bukoshi, njeriu hije e Rugovës në perëndim, dhe përmes së cilit është bërë ngarkimi financiar i rrjedhave në Kosovë për shumë vite. Bukoshi, disa vite më parë, akuzon Rugovën se është i përfshirë në një mafia familjare, në një “Cosa Nostra”, dhe se shërben si mbulesë e saj, kurse Uka, djali i Rugovës, sipas tij, vendos për çdo gjë. “Kemi të bëjmë me një strukture mafioze familjare” – është shprehur Bukoshi , dhe vazhdon më tej se: “Rugova përdoret si fasadë, për të fshehur një grup njerëzish të korruptuar, të cilët I përdorin paratë e buxhetit të Kosovës, sidomos përmes tenderëve, për shpërdorime të ndryshme. Ai i shërben këtij grupi njerëzish, ai është president-kukull, me të cilin luajnë. Ky njeri, Rugova, ka degjeneruar në një kryetar fisi”, ka theksuar ish shefi i qeverisë në mëgrim, Bukoshi.
Askush nuk mund të ketë ngritur akuzë më të rëndë për një familje në pushtet. Por Bukoshi ka edhe dritëhijet e tij në këtë shfaqje politike dhe nuk i thotë dot të gjitha ato që di. Ukë Rugova, në mendimin tim, ka pasur lidhje jo thjeshtë financiare, ai për shumë kohë, përmes figurave të njohura, jo për mirë e jo për atdhedashuri, si Ramë Maraj, Sali Cacaj, ka drejtuar de-fakto një organizatë të fshehtë të shërbimit të inteligjencës, e atashuar pranë Rugovës, të quajtur “Sigurimi i Atdheut”. Njerëzit e kësaj strukture famëkeqe, të cilët mund të qëndrojnë edhe pas shumë ngjarjeve të dhimbshme në Kosovë, jo vetëm që dilnin të uniformuar dhe të armatosur nëpër ceremoniale të ndryshme, por edhe ishin pjesë e shantazhit ndaj biznesit në Kosovë. Kishte një lidhje të dyfishtë mes kësaj strukture dhe Ukë Rugovës me biznesin e nënshtruar prej tyre. Por ka edhe një fakt tjetër , i cili ende nuk është zbërthyer si duhet, dhe me sa duket, shuarja e kësaj strukture është bërë pikërisht për të humbur gjurmët e asaj që ka ndodhur. Në Kosovë, pas luftës, pikërisht në kohën kur në qeverisje kanë qenë më së shumti njerëzit e LDK-së kanë ndodhur disa vrasje politike, të personaliteteve të ndryshme, shumë nga të cilët , pak para ndodhisë së dhimbshme , kanë pasur shfaqje rebelimi ndaj kësaj , po përdor fjalët e Bukoshit, “strukture mafioze familjare”. Pothuajse asnjëra nga këto vrasje nuk është zbuluar.
A ka partner biznesi në Shqipëri zoti Ukë Rugova?
Nuk e besoj se Ukë Rugova, drejtpërdrejtë, të jetë i përfshirë në biznesin në Shqipëri. Ai më lehtësisht mund të jetë i përfshirë përmes bizneseve serbe në vendin tonë, por edhe përmes të dytëve, nëse mund t’i quaj kështu. Por kjo nuk duhet të bëjë paragjykimin e bizneseve shqiptare të Kosovës këtu, përkundrazi, duhet hapur edhe më tej rruga e bashkëpunimit. Por e vërteta që duhet thënë , qëndron në faktin se përmes shqiptarëve të Kosovës, shumë biznese serbe ose nënshtresa të këtij biznesi kanë ardhur edhe tek ne, dhe kjo, mbi të gjitha nuk është bërë në një rrugë normale, ligjore dhe e barabartë me të tjerët. Kjo është edhe e kuptueshme, përgjithësisht ata kanë qenë “peshq” të vegjël, dhe nuk duhet të tronditemi, kur mendojmë “peshkaqenë” të tipit Fazlliç.
Dje, Mero Baze shkruante se ky arrestim erdhi edhe si pasojë e faktit se Ibrahim Rugova la në Kosovë një shtet që mundet të arrestojë të birin e tij. Diçka kjo që sipas Bazes nuk është bërë dot e mundur nga trashëgimia shtetërore që la Berisha. Por dua t’iu pyes, mos vallë nuk kemi të bëjmë fare me trashëgimi shqiptarësh në këtë rast, kam parasysh këtu se Eulex është një strukturë e tutelës ndërkombëtare dhe jo trashëgimi shqiptare?
Së pari më duhet të ju bëj të qartë diçka që edhe mund të merret me mend: nëse në Shqipëri do të kishte pasur një strukture si EULEX, gjysma e familjes Berisha do të ishin prej kohe pas hekurave dhe gjysma tjetër do të ishte duke u bërë gati për atje. Fjalët që Bukoshi, disa vite më pare ka thënë për familjen presidenciale në Kosovë janë po ato që duhen thënë edhe për familjen kryeministrore në Shqipëri, por edhe në doza më të mëdha. Vrasjet massive në Shqipëri, sidomos në vitin 1997, por edhe në Gërdec dhe më tej, janë rëndesa të mëdha, jo vetëm mbi fatin e disa njerëzve, kushdo qofshin ato, por edhe mbi shqyrtimin historik të proceseve në Shqipëri. Uka i Kosovës do të dukej si qengj para “ukzimit shkëlzenian”, ndërsa Rugova do të dukej më i maturuar para tërbimit berishian. Kur ndodhin gjëra të tilla, të ngjashme, mes dy Shqipërive, nganjëherë me humor t hidhur dhe duke plasur nga marazi, u them miqve të mi në Kosovë, se “ jemi një komb e kemi një qëndrim”. Si duket, pasi nuk u bëmë bashkë në procese të tjera, në këtë lëmi kemi gjetur një gjuhë të mrekullueshme të përbashkët. Por kjo nuk ka të bëjë me një trashëgimi tipike shqiptare; më tepër është një reminishencë, ku politika dhe financat po bëhen një. Le të kthehem edhe një here në Shqipëri: ditët e fundit ishte publik lajmi se një politikan kishte blerë një vile prej më shumë se një mijë metra katror. Njerëzit e zakonshëm pyetën: me se e ka blerë, kur në fakt kjo duhet të jetë pyetja e pare e prokurorisë së shtetit. Duhet të pranojmë se për shumë vite në Shqipëri kemi pasur një qeverisje shqiptare me mendësi serbe apo me mentalitet grek…kjo është e dhimbshme, dhe kjo duhet pranuar. EULEX , në Kosovë dhe jashtë saj, sepse ajo nuk heton vetëm atë që ka ndodhur në Kosovë, por edhe atë që del jashtë Kosovës, është vërtet një institucion ndërkombëtar, por edhe në Shqipëri kishim e kemi institucione kontrolluese. Mirëpo Fondin Monetar e nxorëm jashtë, nisur nga parimi i vjetër se “nuk do pashai kallaballëk”. Deviza e qeverive që kanë ardhur e shkuar deri tani në Shqipëri, e qeveritarëve të saj, është e njëjtë në shumë raste me atë që ka ndodhur në Kosovë, sidomos në vitet e para të qeverisjes, por ka shumë ngjasime edhe tani.
Nëse drejtësia në Shqipëri do kishte natyrën dhe forcën e Eulex-it, mendoni se do kishte të njëjtat pasoja dhe ndaj fëmijëve të Berishës?
Me sigurinë me të madhe do të kishte ndodhur kjo. Më sipër unë bëra një paralele mes asaj që ka cituar Bukoshi dhe asaj që duhet thënë për familjen kryeministrore të kohës së shkuar, që kurrë mos qoftë e ardhshme. Ka ngjashmëri në qëndrimin e dy familjeve si zotër të shtetit, por në Shqipëri kjo ka qenë edhe më e theksuar, më arrogante dhe më e hapur. Ndoshta edhe nga që natyra e Rugovës ishte ndryshe nga natyra agresive e Berishës, por, kur është dashur, Rugova nuk ka pasur asnjë ndryshim nga agresiviteti apo tendencioziteti i Berishës. Por, sidoqoftë, në Shqipëri, sundimi i gjatë berishian krijoi, për fat të keq, edhe tek fëmijët, nipërit e mbesat e tij, si po e shpallin vetë, një psikozë të zotërimit të pushtetit deri në ankth, brezi pas Berishës u rrit me mendimin se çfarëdo që bëjnë ato është e drejtë, e ligjshme dhe e pandëshkueshme. Jam i bindur se djali i Berishës dhe Ukë Rugova nuk janë takuar asnjëherë me njëri tjetrin, pasi edhe vetë Rugova nuk është takuar me të atin e Shkëlzenit që prej vitit 1996. Sa ishte gjallë ai, Berisha kthehej në kufi, por kjo nuk ka ndodhur sepse ata kishin afeksion ndaj veprimeve financiare të njëri tjetrit. Kjo është një linjë tjetër. Por djali i shefit të dikurshëm të qeverisë tek ne ishte më i pushtetshëm se Ukë Rugova, ishte më agresiv, i shtrirë në disa fusha, ankth për tregtarët dhe bizneset, dhe megjithëse nuk njihet deri më tash haptas ndonjë firmë e tij, ajo që ka bërë, mjerisht, është më e rëndë se ajo që ka ndodhur në Kosovë.
Ndaj jam I bindur se, nëse do të kishim në Shqipëri, një force të tillë ligjvënëse e zbatuese, si EULEX, shumë nga këto pinjollë do të iknin me avionin e pare drejt Qipros ku kanë depozituar milionat, ose drejt ishujve të parajsës. Mjerisht këtë nuk e kemi, dhe si duket nuk do të kemi fatin të ndjejmë se kemi një strukture që e sheh të arsyeshme ndëshkueshmërinë si vlerë dhe jo si hakmarrje.
Dje gjatë gjithë ditës mbështetës të linjës së UÇK-së apo të linjës-Thaçi i kanë bërë jehonë lajmit të arrestimit të Ukë Rugovës. Mendoni se këto qëndrime janë paksa të dyfishta dhe hipokrite? Këtu kam parasysh faktin se të njëjtët njerëz janë ankuar dhe kanë goditur Eulex-in kur objekt i arrestimeve ishin politikanë të PDK-së, apo jo?
Edhe unë mendoj se nëse ka ndodhur kjo, dhe jam i bindur në konstatimin tuaj, atëherë kemi një qëndrim të dyfishtë: I rreptë kur ligji godet brenda nesh dhe, të gëzuar dhe entuziastë kur ligji godet jashtë nesh. Por duhet pasur edhe diçka tjetër parasysh: njerëzit e linjës së UÇK-së, prej shumë viteve, e jo prej sodit, janë goditur, shpesh here pa asnjë lloj faji, nga strukturat ndërkombëtare në Kosovë. Askush nuk është goditur më shumë se ato, dhe në një fare mënyre, edhe kur ka pasur arrestime për veprime të natyrës financiare, gjithnjë mes tyre ka pasur pjesë të strukturave të UÇK-së. Nuk ka asnjë rast, të marrim edhe të fundit, ndaj zotit Fatmir Limaj, për afera korruptime, thuajse të gjithë të akuzuarit, kanë qenë pjesë e luftës, dhe disa prej tyre në pozita drejtuese të saj. Dhe njerëzit kanë bërë vetvetiu lidhjen mes dy lloj arrestimeve, për çështje të luftës, shumë nga të cilat përfunduan pa asnjë të dënuar, sepse u shpallën të pafajshëm, sikur edhe ishin; dhe për çështje të aferave korruptive, ku përsëri ishin njerëz të luftës.
Por, për fat të keq, shpesh here, ne gëzohemi nga ajo që ndodh me kundërshtarët tanë politikë. Por, duke njohur rrjedhat e jetës politike në Kosovë, Ukë Rugova, personalisht ai, nuk ka qenë në opozitë me qeverinë Thaçi, ka qenë mbështetës i saj, dhe është njëkohësisht pjesë e qeverisë përmes forcës së tij politike, ku bën pjesë.
Më shumë se me Ukë Rugovën, njerëzit e linjës së UÇK-së apo të linjës Thaçi, kanë gëzuar për atë që i ndodhi familjes Rugova, dhe kjo është vazhdë e shumë viteve, e shumë zemërimeve, të cilat shfaqen edhe në këtë mënyrë, megjithëse gabimisht dhe me doza hipokrizie. – Intervistoi Habjon Hasani
********
Ukë Rugova dhe ‘Ukët’ e paprekshëm të Tiranës
Nga Mustafa Nano
Policia e Eulex-it ka ndaluar në Prishtinë, me akuzën për pjesëmarrje në krimin e organizuar, Ukë Rugovën. Gazetarët që kanë raportuar lajmin i kanë pëmendur këtij të fundit faktin që është deputet i Kuvendit të Kosovës, por më së shumti e kanë identifikuar si djalin e Ibrahim Rugovës. Në asnjë prej titujve të gazetave shqiptare që kanë patur të bëjnë me këtë ngjarje nuk ka munguar fraza “arrestohet i biri i Ibrahim Rugovës”. Me sa duket, është kjo që ka bërë përshtypje. Do duhej të tërhiqte vëmendjen dhe akuza (pjesëmarrje në krimin e organizuar), dhe lloji i veprës penale (korrupsion me vizat për udhëtim jashtë vendit), dhe fakti që ai shstë anëtar i Parlamentit të Kosovës, dhe në fakt të trija këto kanë rënë në sy, por më së shumti ka rënë në sy detaji që i ndaluari, apo njëri ndër të ndaluarit, është djali i Ibrahim Rugovës.
Është logjik ky nënvizim nga ana e gazetarëve. Kudo do të veprohej në të njëjtën mënyrë. Në Kosovë edhe më shumë, pasi Ibrahim Rugova është një personazh, të cilin ca e ca e kanë shndërruar në një legjendë. Dhe djali i një legjende është vështirë të përfytyrohet si i përfshirë në ca prapësira banale, siç është kjo e nxjerrjes së vizave në këmbim të ca lekëve (është si thuash që “djali i Mujit apo Halilit vidhnin pula, apo tërshërë, në Lugjet e Verdha”).
Ka dhe një arsye tjetër që e bën të kuptueshëm këtë nënvizim. Dhe kjo arsye është tipikisht shqiptare. Fëmijët e njerëzve me rëndësi, ndikim apo pushtet këtejpari janë rëndom ca njerëz të llastuar, që jetojnë gjithë kohën me idenë se fuqia e prindërve, sidomos e atyre prindërve që me këtë fuqi kanë bërë ç’kanë dashur (nuk është e thënë që ky të jetë rasti i Ibrahim Rugovës), është diçka që ata mund ta trashëgojnë e ta shfrytëzojnë mú sikur të ish e tyrja, duke gëzuar të njëjtin imunitet e impunitet që kanë pasur, apo kanë prindërit.
Ka ‘Ukë’ edhe në Tiranë. Madje ‘Ukët’ e këtushëm janë pesha më të rënda se sa Uka i vërtetë, por fati i tyre është se në Shqipëri nuk ka Eulex. Sikur të kishim Eulex, ndonjë prej ‘Ukëve’ të këtushëm do ish në burg tani. Tok me prindërit e tij. Për të mos dalë më prej andej.

Zoti Islami, respekte, por duhet te pranojme qe en shqiptaret nuk e kemi shtetin per te mbrojtur njerezit e ndershem, por per te mbrojtur batakcinjte.
Pakica e maskarenjve ua ka hipur ne qafe shumices se ndershme dhe po i infekton ose po i ben te vrase veten dhe moralin
Aq leke sa ben me vizat Uka i Prishtines, ky uka i Tiranes i harxhon per nje fustan per Arminen.
Nuk eshte metafore po te doni ju jap dhe emrin e dyqanit
dakord plotesisht me zotin Islami.
I nderuar zoteri!
Nuk ka Shqiperi pa ndryshuar shqiptaret vendimmarres.
Sa kohe qe katundaria mediokre e shoqerive shqiptare ne Prishtine e Tirane do kete ne dore fatet e shqiptareve te tjere, NUK NDRYSHON ASGJE!
Mjere ne cfare po u leme trashegimi femijeve
O zoti Rama jepu mundesi dhe Uke-ve te Tiranes te rilindin… Beji te kuptojne qe modeli i tyre nuk eshte modeli qe duhet te ndjeke shoqeria shqiptare.
Tregoju vendin ne emer te 1 milion shqiptareve.
Nese nuk mundesh, keq per ty, keq per ne, por mire per Uket
Shife kur ta hedh Zeni ne gjyq Bedriun 🙂
Ose te shkruaj nje alamet “pergenjeshtrimi” per gazetat-letrat higjenike 🙂
Pse din te shkruaj ky?????? KY SKA MBARUAR AKOMA 8 Vjecaren dhe deri ne 10 di te numeroj!!!!!! aman mos u merrni me anal-pafe tet
mire jua bejne kur nuk i rrasni brenda saliun dhe pjellat e tij
nëse në Shqipëri do të kishte pasur një strukture si EULEX, gjysma e familjes Berisha do të ishin prej kohe pas hekurave dhe gjysma tjetër do të ishte duke u bërë gati për atje..
KAQ! I KE TEHENE TE GJITHA ME KETE FJALI, ZOTI ISLAMI
qelbesire. vrases femijesh.
vrave femije ne Gerdec o qelbesire
o familja neveria, shporruni nga shqiperia shkoni ne Beograd tju strehoje Damiri
Tepke:-Bir i babait VAMPIR, i ushqyer me qumeshtin e Nenes SLLOBODANKE!!!
Po po ne burg e kane vendin se ndryshe do ngejne krye prape si kerpudhat dhe do te jete shume shume e veshtire per ti zhdukur.Vetem duke cuar para drejtesise pushtetaret e korruptuar kudo ku gjenden dhe duke denuar hajdutat demokrat qe na vodhen e na rjepen per 8 vjete me rradhe atehere mund te nisin per se mbari nje qeverisje e sukseseshme.
SI E KANE KATANDISUR SHQIPERINE E GJORE UKE-T QE VENE E VIJNE, ZOR SE KA EULEX QE I BEN ME DREMAN !!!
race legenash SI NE PRISHTINE E NE TIRANE
NUK DITEN NJEHERE TE JAPIN MODELIN E DUHUR
Kush ia beri peshqesh Shqiperise kete familje qelbashesh mor aman…
Apapapaaa, sa po na i trazojne gjakun qe ngordshin inshallah
kerma si familje. Te neveritshem
Skelzeni eshte nje qurre e Fazllicit. Nuk keni faj ju or joooo… ju duhet te ishit o ne burg o ne azil politik ne Beograd tani
leket e Ukeve jane leke te qelbura qe i keni ngjyr me gjak shqiptaresh.
vetem zhdukuni se as burgjet ne Shqiperi nuk meritojne te ndoten nga pleh si ju
Zoti Islami, perhere respekte per mendimet tuaja.
Zoti Islami, une banoj ne Gjirin e Lalzit
po ju them qe Shkelzeni, e motra dhe krejt familja e ketyre qe kane ndyer duart me gjakun e shqiptareve ne Shqiperi e Kosove, ben dhe zhben vilen e tyre per cdo stine verore.
Ku i gjejne keto para si ne Las Vegas??
si mund te lejohen akoma keta horra te luajne gjithmone me ndjenjat e njerezve….
sa bodigard pat yt at ore paljaço
Kukkkkkkkkkkkur do vije ajo dite qe drejtesia te vihet ne vend?
Si nuk u lodhe o Bedri se marruri me keta
Dita mos u lodhni pa i pare te gjitha Uket prapa hekurave.
Ose se paku krye Uken
Per mendimin tim prokuroret dhe gjykatesit e huaj jane zgjidhje edhe per Shqiperine. Qofte edhe per nje periudhe dy ose tre vjecare.
Njesoj si me doganat te behet edhe me gjykatata
Ne nuk jemi te denje per sovranitet
Shkerdhen Uka ditet i keni te numeruara edhe BE ka dhene drite jeshile, qe cdo krim dhe Kriminel te denohen, duke filluar nga shpellari Kriminel Sali Vrasesi etj dhe do te jetoni ne shtepine pa qera tek Burgu 313 i keni vendet e rezervuara se jeni bere shume per kete pune.
na ishte njehere nje sadam qe kishte djem sharlatan e perfundoi ne hale nuk dime ku jane .
na eshte nje sali qe ka nje djale shkerqeni e nje vajze argipsi qe po ju shtrengohet litari e duan te kapen pas nje fije bari .
ne pritje te shkoni per leshin e zhozit apo ke ndonje kusherire tjeter .
familje me rreth te madh kane perfunduar ne …..e ju o barbare qe ju erdhen vetem hajdutat nga pas .spiunet edhe sot po ata qe jane te lidhur me serbet ju ndjekin do te perfundoni shume keqpo nuk e beri qeveria do ta beje populli.
u lodhem me keta qelbesira. Ne shkruaj e ktyre nuk u hyn gjemb ne kembe
Si i lini te dalin ne rruge keto ndyresira??? Peshtyjini sapo i shihni ne rruge o shqiptare. Tregoni dinjitet, peshtyjeni te keqen se do ndiheni te cliruar, ju siguroj per kete. Emigranti
JOOOOOOOOOOOOOOOOOO reeeeee TE HARXHOJME EDHE PESHTYMAT PER KETO LLOJ FTYRASH NA KESHILLOKEeeeeee.Po megjithemend e ke ti se harxhoj une peshtymen time per kete???? Peshtyma ime ka vlere ky duhet te me paguaj pa ti jap nje………….hahahahhaaa
kina mamin o turi mongol
ti djali i babes te doli gjumi mos harro se trebicken e vrave ti me bark derrat mos harro mos harrro se e prapa burgun o debil langaraq
o shkerdhen berrisha o fare cjapi!
padiskutim qe e an mbeshtetjen dhe kan te ardhme keta berishajte dhe bashat shikoni cthote njeri kundershtaret kan bler votate kur vete vetem me forcen serbogreke vjen ne pushtete e ne krye te bashkis nuk numroheshin bodigardet tropojane te sales e shkelzenite e argites dhe tani akuzon te tjeret qe skan fare dhe si trembet syri se e di mire apo garancin ja jep i zoti se dihete qe pas ca vitesh argita behet kryeministre mjer shqiperia
Ky edhe nga surrati ngjan si serb i shartuar me mongol!
Qe keta kriminele e te korruptuar ta mbyllin perfundimisht gojen, duhet te veproje drejtesia dhe t’i coje gjerat neper vende. Ndryshe keta s’kane nder mend te heshtin dhe mekatet e tyre do na i paraqesin si vyrtyte.
Ore Zeni po keta qe vriten neper tirane e ne gjithe shqiperine vriten se duan vete (se babi i jot i hapi depot qe keta injorante te shkrete qe nuk dine tjeter vec armes qe babi jot u a serviri) jo sepse i vrau Tahiri apo Rama. Kurse babi jot i vrau ne 21 janar qytetaret e tij sepse donte ai. E kupton ti zeni se sa here i ka vrare shqiptaret babi i jot. Po te permend vetem dy raste e jo me teper, ne 97 kur hapi depot me qellimin qe shqiptaret te vrisnin njeri-tjetrin edhe ne ditet e sotme dhe e dyta 21 janari te tjerat gjeji vete zeni dhe mos harro tenden ate te Gerdecit. Prandaj mos u fry shume o zeni se je specie ne shfryrje, po shfryhesh dita dites sepse nuk vjen me koha e juaj ne shqiperi. Sot qe ta marresh vesh ti zeni erdhi koha e shqiptareve te ndershem.
Z.Islami, ju lumte pena
po ai avokati i ri ne VLORE me duket me mbiemer KONOMI a e mban mend familja berisha pse e vrau(per tokat ne gjirin e LALZIT) apo kane zhdukur aq shume sa iu ka humbur filli.Po ju lumt kur gjith presim cdo beje ligji e …..
thjeshte mut muti 700 breza
turpi i tropojes ky Shkelzeni. Por me uke Rugoven nuk ka lidhje. Ukes ia ka fut shoferi i vet, ka perdorur emrin e tij per te mbyllur punet e veta, hajnite
Shikoni cfare ka bere sot Berisha ne Kuvend, lexoni dhe perfundimi del vete. Cfare turpi kjo familje per Shqiperine!
Ore Shkelzen kurva..Ore surrat pjeshke.. Ore LGBT. Ore karaduz, mos u hap shume bythesh se njelesh hap.. Iku koha e pordhes tate, megjith bolen qe ke ne shpi jeni mulu me mut e nuk ka per tju hik per gjithe jeten. Jo Shkelzen po Shkerdhate….Plere ti, plere yt ate. Famile homosh, e kurvash..
O Zeni , akoma se kuptoni qe jeni bere familja me e urryer e kombit shqipetar, mbi te gjitha se jeni ne sherbim te serbeve. Ndryshe nuk shpjegohengjithe te keqijat qe I keni bere Shqiperise. Yt at ne emer te demokracise,e shkaterroje ate.
Persa u perket vrasjeve , duke fillur nga persona te vecante Berisha akuzohet direct per vrasje ose pa diskutim pushteti I tije ( A. Hajdari, R.Hoxhxa, Trebicka , deshmoret e 21 janarit etj. ) Po per ata te Gerdecit dhe per ata qindra qe u vrane ne 1997 kush e mban pergjegjesine ?
Ne kete rast ska faj Shkelzeni por Edi Rama. Pas shum muaj qeverisje kriminelet e popullit shqiptar, jo vetem jane te lire dhe gezojne jeten, por e kane gojen kaq te madhe sa po pres se kur dhe kush e ka radhen per tu kafshuar ( Olldashi u harrua).
E kupton zoti kryeminister i ri se per popullin shqiptar figura e Sali Bishes i ka plotesuar te gjitha kriteret per tu ulur ne banken e akuzes. Mire sa ishit ne opozite benit konstatime por tani o qeveri fillo te veprosh. Figura e Saliut duhet te marri nje emer ne baze te akuzave qe i keni bere deri me sot. Eshte Saliu kriminel? Vuri prangat qeveri.
Nuk eshte kriminel? Mos vazhdoni te hidhni akuza mbi te, por gjeni fajtorin e vertete? Kush i vrau 4 njerez ne bulevard? Qeveria apo opozita? Nqs. qeveria e sotme provon dot, qe fajtori qelloi nga kryeministria atehere del te kerkohet jashte kryeministrise dhe aty ishte opozita.
4 viktima kush eshte dora qe qelloi duhet te dale para gjyqit. Vonesa dhe mosveprimi i qeverise se re i ben ata me faj dhe do te radhiten si bashkepunetor ne vrasje.
a enver ku je… Na vodhen e na lane rrugeve te botes keta Uket e maleve.. Cohu te keqe, dhe prejua bilet me biçak te ndryshkur.