Vogëlushi Mark dhe qeni i tij Alfie, janë të dy pesë vjeç dhe janë rritur së bashku.
Vitin e kaluar, prindërit Sharlene dhe Mark Cannon, vunë re se kafsha e tyre gjigande këmbëngulte për të ecur dhe për tu ulur gjithmonë në anën e djathtë të djalit 5 – vjeçar, një mënyre e ngjashme kjo e qenve udhëzues. Duke marrë shkas nga kjo, ata vendosën për të kontrolluar shikimin e djalit të tyre.

Pas vizitës djali u diagnostikua me astigmatizëm në syrin e tij të djathtë, ç’ka kishte sjellë probleme me shikimin.
Sharlene dhe Mark Snr, nga Strathaven, South Lanarkshire, thanë se qeni kishte ecur në anën e djathtë të djalit të tyre për të vepruar si një udhëzuez, duke i ardhur në ndihmë atij.

Mjekët i thanë familjes se 5 – vjeçari mund të verbohej tërësisht nëse ata nuk do ta kishin pikasur problemin në momentin e duhur.

“Është e pabesueshme të mendosh se Mark ka pasur këtë problem me syrin e tij që nga lindja dhe Alfie ishte i vetmi që e dalloi atë. Në qoftë se ky problem nuk ishte kapur tani, ai mund të ishte verbuar “- tha Sharlene.
