Qeni i një bariu gjen një kufomë në Dajt

Saimir Lleshi

Një kufomë e dekompozuar është gjetur nga një bari i zonës në vendin e quajtur “Zabel” në fshatin Priskë. Policia thotë se mosha është e papërcaktuar.

“Kufoma ishte e groposur jo shumë thellë kur është kostatuar nga një bari i zonës, pasi qeni i bariut po gërmonte në vendin ku u gjet kufoma”, sqaron policia.

Kufoma u transportua pranë Morgut në SQU, për ekzaminimeve të mëtejshme mjeko ligjore.

Po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme. /Dita/

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *