Dy policë nga Kentucky dhe një zjarrfikës kanë dëshmuar se njeriu mund të jetë miku më i mirë i qenit, duke i kanë ardhur në ndihmë një qeni që kishte ngecur brenda trungut të një peme.
Michael Williams dhe Trooper Gerick Sullivan, dy policë jashtë shërbimit, po ecnin aty afër kur dëgjuan lehjet e qenit të enjten. Kur u afruan gjetën qenin të bllokuar brenda pemes. Ata njoftuan zjarrfikësin Daniel Newcomb i cili hapi një vrimë në pemë për ta nxjerrë jashtë. Qeni me emrin Rocco u çlirua pa asnjë dëmtim dhe iu dorëzua pronares së tij.
Sipas një njoftimi nga policia Rocco hyri aty përmes një vrime tokësore e cila u zgjerua në rast se ai do hynte përsëri.


