Qentë e rrugës marrin pjesë në funeralin e gruas që i ushqente

Dita

Disa qen dhe mace të braktisura nga padronët e tyre,  kanë marrë pjesë në funeralin e gruas që i ushqente prej disa vitesh. Ngjarja ka ndodhur në  Merid të Meksikës.

Sipas mediave të huaja, prej vitesh Margaret Suarez ishte kujdesur për miqtë e saj me katër këmbë. Çdo ditë ata shkonin përpara portës së shtëpisë së gruas për të marrë ushqimin e përditshëm, të cilën Suerez ua jepte me shumë dashuri. Ditën kur ajo vdiq, kafshët e kuptuan një gjë të tillë dhe me radhë u futën në banesë.

Ata shkuan direkt në dhomën ku ndodhej trupi i pajetë dhe qëndruan aty deri sa trupi u largua për tu varrosur. Lajmi është bëri i ditur nga vajza e Margarita Suarez. “ Kafshët nisën që të vinin në shtëpi, pranë trupit të nënës sime. Ishte një skenë shokuese”, tregon ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *