Barack dhe Michelle Obama kanë dhënë lajmin e vdekjes së qenushit të familjes.
Bo ka humbur betejën me kancerin në moshën 12-vjeçare dhe ishte qenushi i familjes i cili u bë i njohur edhe për publikun gjatë presidencës së Obama-s.
“Kjo pasdite qe e vështirë për familjen tonë. I thamë lamtumirë shokut tonë më të mirë, Bo, pas një beteje me kancerin. Në fushatën zgjedhore të 2008-ës i premtuam vajzave që do merrnim një qenush pas zgjedhjeve. Asokohe, Bo do të ishte shoqërues i vajzave. Nuk e kishim idenë që do merrte kaq shumë rëndësi për ne”, ka shkruar Michelle në njoftimin e bërë në ‘Twitter’.
e.r/dita

Ky Obama ngeli pallaske njelloj sikur ishte president, si mer shokun me te mire e paska pas qen?
Ore pa shikoheni mire kete pune, se mos ka ngordhur nga Covid-19.
Me sa duket qeni duhet te kete rrefuzuar Masken, distancen sociale dhe Vaksinen anticovid..