Kur konsumojmë ushqim të shpejtë, gjithmonë i themi jo qepës. Por pavarësisht erës jo dhe aq të këndshme që lë pas,do të ishte më mirë të hiqnim diçka tjetër nga sanduiçi për të lënë aty perimen djegëse.
Qepa përdoret gjerësisht në sallata dhe gjellë për t’u shtuar atyre shijen, por ka edhe plot efekte pozitive në shëndetin tonë. Qepët ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe këshillohet të përfshihet në dietën ushqimore të personave që vuajnë nga diabeti.
Qepa ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Në vend të ilaçeve me efekte të shumta anësore, ata që duhet të bëjnë kujdes me kolesterolin mund të konsumojnë qepë, duke e zgjidhur problemin brenda disa ditëve.
Qepa eliminon parazitët. Bakteret e dëmshme që hyjnë në trupin e një njeriu normal treten në organizëm, me ndihmën e qepës.
Qepa ndikon pozitivisht te astma bronkiale dhe pagjumësia. Ajo ka në përbërje squfur dhe kuercetinë, dy antioksidantë që reduktojnë efektin e toksinave në trup. Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B si dhe minerale si potasium, kalcium, fosfor, selen dhe sodium.
Varieteti i kuq i qepës është i njohur për vetitë e theksuara antibakteriale. Nëse përtypim qepë të freskët për tre minuta, eliminojmë të gjitha bakteret në gojën tonë. Gjithashtu, qepa mban në nivele normale qarkullimin e gjakut, duke parandaluar mpiksjen. Hollimi i gjakut zvogëlon mundësitë e goditjes në zemër apo tru.
Në rastet e ftohjes, një gotë me lëng qepe e përzier me mjaltë është një ilaç i vërtetë.
Një përdorim tjetër i qepës është ai për qëllime kozmetike. Mund të habiteni, por një përzierje e uthullës së bardhe me lëngun e qepës zgjidh problemin e puçrrave në lëkurë. / Gazmira Sokoli
Qepa e embel prdoret masivisht ne SHBA
I gjej shume interesante shkrimet qe botoni ne rubriken tuaj shendetesore enciklopedike. Dhe te them te drejten u bej edhe nja past- copy dhe i ruaj ne dokumentat e mia. Flm. “Dita” po behet çdo dite e me shume drite shpresedhenese, sidomos ne kete situate politike qe ndodhet vendi sot.