Nga Bedri Islami
Ky është urdhri më i fundit i kryeministrit Edi Rama ndaj mediave.
Duke iu rikthyer një armiku të vjetër, shefi i qeverisë, si duket, i lodhur nga gjithë ajo mori punësh që synon t’i përballojë fillikat, bën thirrjen më të habitshme për një njeri që median e ka përdorur dhe e përdor gjithë ditën e gjithë natën për dëshirën e tij.
Rama e ka gjetur armikun e tij tek media, megjithëse disa nga pronarët më të fuqishëm të tyre janë miqtë e tij të tavolinave, me të cilët ndan jo vetëm hallet e qeverisë.
Por, nëse deri tani ka synuar t’i nëpërkëmbë gazetarët përmes rrumpallës fjalomane, duke i cilësuar kazan, apo kadri, tashmë kërcënimi ka arritur në një stad më të lartë, thuajse më të lartin e mundshëm: të qepin gojën.
E bën këtë në një kohë të pazakontë, ku faji nuk është vetëm i tërmetit, por edhe i shtetit.
Edhe i atyre që nuk u ndëshkuan kurrë për shembjen e themeleve shtetërore, edhe të këtyre që vijuan shembjen dhe qeverisin tani,
Media nuk është pronë qeveritare e aq më pak pronë e shefit të qeverisë.
Ky mund ta blejë, siç ka bërë, shumicën dërmuese të saj, por nuk ka asnjë të drejtë të sillet si po sillet me gazetarët.
Pronarët e mediave sot janë ndër ndërtuesit më të përhapur, e, megjithëse kjo nuk ka asgjë të paligjshme, përsëri, vetë ajo që po ndodh me godinat e goditura nga tërmeti, ka të bëjë edhe me to.
Bashkim Ulaj është pronar mediesh, por mbi të gjitha ndërtues.
Është i njëjti që, përmes një adoleshenti sportelist synoi të marrë tinëzisht një tender të rëndësishëm në Unazën e Madhe dhe që po ashtu po bëhet gati të kapë një ndërtim autostrade, ku, nga të gjitha raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, abuzimi është i hapur!
Por Bashkim Ulaj është mik i afërt i shefit të qeverisë, po aq sa ishte mik i ish shefit të qeverisë dhe familjes kryeministrore Berisha.
Vetëm ndërhyrja e një shefi të fuqishëm mund të mbyllë dy afera të mëdha, pas së cilave, me një spekulim spektakolar, sipas “Zërit të Amerikës, ishte pikërisht zoti Ulaj.
Tani Ulaj duhet të qepë gojën. Si kanë ndodhur gjërat ai duhet të ketë mbyllur shumë gojë!
Aleksandër Frangaj është pronari më i madh i mediave shqiptare, por edhe ndërtues.
Mendohet se pas firmës që fitoi tenderin e habitshëm dhe “mbresëlënës” për nga çmimi, është pikërisht një njeri i lidhur me të.
Me zotin Frangaj, jo një natë po, një jo, shefi i qeverisë takohet rregullisht.
Të qepë gojën Frangaj? Atëherë cilat media do i bëjnë jehonë vizitave të tij?
Dulaku është pronar medial dhe ndërtues. Ndoshta më i larguari nga tutela qeveritare, por gjithsesi është i varur prej tyre. Sepse qeveria jep tenderë, jep sheshe ndërtimi, jep lejet, të hapë rrugën ose ta mbyllë atë.
Ta qepë gojën Dulaku dhe të heshtë Vizion Plus edhe kur shefi i qeverisë bën sikur është zot i këtij vendi?
Thuaj të gjithë pronarët medialë janë ndërtues, disa prej të cilëve edhe miq të Edi Ramës.
Një gazetar i zakonshëm, në terren ose jo, që jeton me pagat e ulëta, të cilat ose nuk i paguhen në kohë ose i shkurtohen sipas qejfit të pronarit, nuk përbën më lajm.
Për tutelën ndaj tyre nuk ka folur asnjëherë shefi i qeverisë dhe as qeveritarët afër tij.
Ata e dinë se një gazetar, sado i zoti të jetë, nuk e bën dot vijën editoriale të një media, vizive apo në print.
Atë e bëjnë shefat dhe vetëm shefat.
Ata nuk i bën dot Edi Rama të qepin gojën.
Ata, kur t’u interesojë, do e bëjnë Ramën të qepë gojën.
Sepse aleanca mes tyre është më e fuqishme se autoriteti në rënie i një shefi qeverie.
Është e vërtetë se media të ndryshme, në këto ditë të jashtëzakonshme, e kanë tepruar duke luajtur me panikun, duke kërkuar të shëmtuarën, duke marrë pozën e një të gjithëdituri, duke u futur në kanalet e lajmit të zi, po pa e sjellë të bukurën, që, edhe në këtë mizori, ka ndodhur.
Është e vërtetë se media të ndryshme ndjellin të keqen, por askush nuk i detyron ata të qepin gojën.
As edhe një urdhër kryeministror.
Qeveria i bën ata të qepin gojën, nëse sjell transparencë, e jo nëse fton në mbledhje qeveritare, në njërin kreh personifikimin e një djali të ndershëm dhe në krahun tjetër një spekulator të dhimbjes që bëhet pronar spitalesh.
Qeveria mbyll gojën e medias nëse ajo hap të gjitha sekretet e mbledhjeve, të gjithë enigmat dhe vendos në krye të punëve njerëz të panjollosur në të shkuarën dhe, në këtë qeveri, ka plot të tillë, që nga rangjet e larta dhe deri tek zyrtarë të nivelit të mesëm.
Shumë vetë do të ishin më të lehtësuar nëse shefi i qeverisë e shpërndan përgjegjësinë dhe punët nëse ai sjell frymë përbashkuese dhe jo arrogancë meskine; nëse ai u hap rrugë vartësve të tij dhe jo t’i verë ata në pozitën e të nënshtruarit.
Përse mediat duhet të qepin gojën?
Të mos dëshmojnë se, nesër, një ditë të ardhshme, jo shumë të largët, mund të ketë abuzime? Duhet të jesh naiv të besosh se këto qeveritarë, shumë nga të cilët janë pjesë e skandaleve, do të dalin me duar të pastra nga gjithë ajo që do të ndodhë!
Duhet të jesh naiv të besosh se komitetet shtetërorë, qofshin kombëtare a jo, do të përbëhen vetëm nga njerëz të ndershëm dhe personalitete të shquara!
Media është aleati më i madh i një qeverie të ndershme dhe armikja e shpallur e një qeverie korruptive.
Përgjithësisht është pushteti i katërt, por, kur, në këtë vend njihet vetëm një pushtet, ai kryeministror, media është fuqia e dytë, që, sa është mbështetëse, është edhe kontrolluese.
Media nuk mund të qepë gojën.
Janë të tjerë ata që duhet të heshtin dhe të punojnë ndryshe!

Eshte detyre e medias( ne te gjithe boten) te jete patriote e ta mbeshtes veprimet e qeveris ne raste te fatkeqesive natyrore apo luftrave deri sa gjendje te qetsohet.Por a e bani media jone kte funksion?Mendoj se jo.Perkundrazi ngriti nje problem qe nje apo disa pandergjegjeshem(numrohen me gishtat e dores) kan vu dore tek ndihmat e I shesin ato 5000lrk copen.Ky ishte problem qe prokuponte median?Rezultati:njerezit rrezikonin vehten duke ndejur ne shtepi per te ruajtur mallin e tyre edhe pse I rrezikohej nga vdekja.
Sakte!Por shembujt jane te shumte:
-Ca budallenj e nxorren babain e semure nga spitali sepse masmedja njoftonte qe spitali do te permbysej.Ndjese per babane qe femijet ja beri budallenj televizori….
-Pothuaj asnje nga medjat nuk eshte bere bashkepunuese per te ndihmuar me informacione per qytetaret si ka bere psh “Shqiperia qe duam”.
Asnje link kontribues,asnje shperndarje ne gjuhe te huaj…
-Ndersa Edi Rama ka qene ne kembe dite nate….ka komunikuar me boten kurdohere qe i eshte dhene mundesia ne kater gjuhe…ndersa masmedja e ka katerfishuar gjuhen shpifse
Z.Islami perse jeni te gjithe kunder ligjit te shpifjes apo fake news?E gjithe bota po lufton kete lloj “medie” e cila nxjerr perfitime nepermjet genjeshtres apo shantazhit pa permendur influencen qe ka tek te rinjte dhe adoleshentet.Ka ardhur koha te theresim me ze te larte MJAFT,kjo medie po veshtireson dhe pengon avancimin dhe integrimin e shoqerise me kulturen e ulet dhe agresive,me banalitetet e perditshme ,me genjeshtrat dhe keqedashjet .Ka ardhur koha te ndahet media e vertete nga ajo mafioze te cilen po e mbroni ju dhe kasta juaj me ne krye Salehun &Like floririn.
Z. Korcarti , jam plotesisht i nje mendimi me ju . Perse kjo liri e pa kufishme per mediat ?! Krahasuar me mediat e vendeve fqinj , me ndonje perjashtim te vogel , pjesa derrmuese e tyre nuk e ndiejne pergjegjesine e atyre qe flasin apo shkruajne , por jane bere si partite politike , qe gjithecka mundohen ta kthejne ne sherbim te partise se tyre , pavaresisht interesave te kombit e te vendit !
Naim be, media e pavarur nuk duhet te jete mbeshtetese e qeverise, por Opozite e qeverise. Kur nu di kete, ti Naim be, nuk ke haber fare nga shteti ligjor. Te rrosh vete,se mendja te ka lene.
çna mbytën idiotët o naim!!
ke ndonjë pasqyrë në shtëpi lali??
e ke të shkruar në ballë!!
Te gjitha o Z. Bedri Islami jane te verteta! I perket realizmit socialist! Po ti vete ku je kuqendron? Po Gazeta Dita ku eshte kush e financon cfare interesash luhen! Ju keni te “drejte” te shkruani per c’do por jo se si po e beni median ju.
Medja ta qepin gojen qe çke me te,nqs ajo bene propagand te kunderten,shpif,sajon,genjen,bene akuza te padrejta.Kete e kemi pare dhe eshte realitet.Medjat ne vene t’a ndihmojn situaten,qeverine,njerzit ne nevoje,bene nje prpagand te qelbur per te hedhur posht gjithe mundin dhe sakrificen e qeveris qe po u qendron afer njerzeve te prekur nga termeti.Sa mire i zgjidhi qeveria me hotelet,tha njeri nga mediat bravo.Perkundrazi e quajten Edi Ramen idjot.Keto mediat tona ne shqiperi,jane vertete kazan,madje fundi i kazanit.Ta beje pune e saj nga e mbara dhe jo nga e prapta.
Si do ja besh me kete urdherin e Rames per qepje goje ti o Bedri qe vetem e ke lare dhe lyer me parfum ate Rame kaq kohe?
Ju gazetaret keni vetem te drejte, ju keni vetem liri dhe jo pergjegjesi. Ju mund te sulmoni kedo dhe nuk mbani pergjegjesi. Ju i dini te gjitha. Ju jeni specialista profesionista te te gjithe profesioneve. Ju jeni te pafre te flisni e te shfqani çdo gje qe iu teket. Ju nuk doni te kete shtet por kaos per lajme. Juve duhet t’iu pyesin te tere. Nuk nevoje as per minsitri, as per zyra, as per deputete; mjafton diploma e kristalte e juaja t’iu jape imunitet nga gripi dhe papergjegjesi..
Z. Ulaj….Kujdesu per pallatin 8 katesh ne rrugen Ali Demi qe mban emrin e nderuar Pallati Gener 2…Ju fameminderit…
Z. Ulaj….Kujdesu per pallatin 8 katesh ne rrugen Ali Demi qe mban emrin e nderuar Pallati Gener 2…Ju faleminderit…
Tani eshte koha e gazetarit te RD ,zotit S’edin dhe gazetarit te ZP,shokut Brace.Mashtrojne ne kater gjuhe te huaja.
Po ku i qepet goja llapaqeneve si saliu e ca qe qajne e kuisin per kocka si mireli i hershmi komunist,apo komunisti i persekutuar (se ketu komunistet persekutuan njeri tjetrin,ashtu sic po bejne edhe sot qe po kacafyten dhe bejne si antikomunist) itelekt hale,apo ca zigura….
Apo fahri balli zagari qe infektoi gazeten e dhjerume dita
Po cke mor vemje qe nuk rri dot pa honger mut?
mireli ja dha lejen e ndertimit ndertuesve te pallateve ne kenete?
mireli i garantoi banoret te mos e cajne bthen se nuk i gjen gje pas 21 shtatorit?
Jo per gje , por Mireli nxijerr vetem mut nga goja , sepse nuk ka as edhe nje rast te vetem te mos e shkruaje , bile disa here kete fjale / Pse…? Sepse di vetem te haje dhe te dhj…e , sikurse bejne te gjitha shtazet e egra ! Nje cope idjot , qe na ha kohen !
Bedri te siguroj qe jam 100 here me shume se ju Antiediramist por e kelene rrugen e zotit
.
Nese do ta kryqzoja Ramen ndonje shtylle telefoni eshte se fali krimet e berishes ( me koqeshternguar nga berishistet e washingtonit dhe brukselit) por nese ju shihni prapa deres Lul Serbashen per te marre pushtetin …atehere po ta perseris..ke nevoje per vizita mjeksore
.
Do fakte ?
.
Ku ishe ti Bedri atehere apo keto miqte tane euroatllantikas qe ben syrin qorr ?
Si e masakroi makineria naziskine berishiste gazetarin Zamir Dule
Aty në një shtëpi gati të rrëzuar, në fund të fshatit dhe i harruar në një dhomë përherë të errët, ndodhet një gazetar që bëri epokë me kronikat e zeza dhe gazetarinë investigative në vitet 1194-1997. Quhet Zamir Dule. Me një fytyrë tejet të bardhë sa të ngjall dhe frikë, por edhe keqardhje njëherësh për atë se çfarë i ofroi profesioni i gazetarit të guximshëm, ai të pret i frikësuar gjithsesi në shtëpizën, të cilën e ndan varfërisht me nënën plakë të veshur me të zeza. Ai të jep dorën dhe më pas struket në shtratin e tij, i frikësuar nga ndonjë e keqe, që duket se i ka lënë hidhërimin më të madh përherë. Ndonëse vështrimi i tij humbet, ndonëse ai me dëshpërim të thotë se tashmë nuk mund të lexojë që prej një muaji, ndërsa mjegulla ka kohë që i është bërë si shok i pandarë. Ai është në prag të verbimit. E rrahën në vitin e mbrapshtë ’97, duke e shokuar me goditje të levave të hekurit në kokë dhe në trup, punonjësit e SHIK-ut. Dhe këtë ia bënë mu në mes dhomave të komisariatit të Policisë numër tre në Tiranë, fakt i cili është në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, e cila fillon, pezullon, rifillon, e mbyll dhe rihap këtë dosje tragjike të djegies së redaksisë së gazetës së parë të pavarur e më të madhe në Shqipëri, “KOHA JONË”. Zamiri ka një pension të posaçëm të lidhur nga ish-kryeministri Nano në vitin 2004, porse gjendja fizike dhe sidomos syri deri në verbim, duket se nuk ia rregullojnë shikimin ato pak lekë që merr nga shteti. Por në këtë gjendje, ai ka nevojë për të gjithë, për kolegët e tij të dikurshëm, por edhe të sotëm; ka nevojë edhe për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili edhe vetë u godit nga bandat qeveritare të vitit ’97. Kryeministri ka nevojë të përdorë një fond të vogël që ta shërojë, duke përdorur gjithë mekanizmat shtetërorë.
Dëshpërimi ka kohë që e ka mbuluar Zamir Dulen, gazetarin që provoi gati vdekjen dhe që mundi të mbijetojë falë rastësisë, natën e djegies së gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997. Ai pret atje në shtëpinë e tij, një dhomë krejt e vogël, ndonjë lajmës nga Tirana që të mund ta shërojë, që të paktën të shikojë, të lexojë.
Zamiri po humb edhe shikimin
Mbijetesa e tij është gati fatale për të, teksa ai ndihet mirë vetëm brenda një hapësire të vogël të një dhome të ulët me disa orendi të viteve ’70-të, ku i qëndron pranë si gjithmonë nëna e tij, Qerimeja. Ai ka lënë leximin dhe librat e tij të shtrenjtë, me të cilët ndante ditë-netët e gjata, i vetëm me një nënë të moshuar dhe pa miq, të cilët e kanë harruar në kujtesën e tyre të së shkuarës. “S’mund të lexoj dot më, kam probleme me sytë”, – kaq mund të të thotë Dule, i cili hyn sërish në atë botëzën e tij plot mister dhe enigma, ndërsa prej shumë kohësh shtëpia e tij nuk ka më as televizor. Varfëria duket se për ironi i ka gllabëruar dhe të vetmin mjet që mund të argëtonte disi gazetarin, i cili dëgjonte me kujdes lajmet. Por, fati edhe këtë herë nuk është me të. Madje, në këtë shtëpi të fundosur nga shumë fatkeqësi të njëpasnjëshme pas vitit ogurzi të ’97-ës, kur Zamiri do linte njëherë e përgjithmonë Tiranën dhe jetën e tij prej gazetari kronikash të zeza, kjo s’është asgjë. Zamiri rrëfen me shumë lakonizëm se televizori u është prishur dhe se nuk mund të shohë më; por për fat të keq, nuk ka as edhe një radio për të jetuar jetën e të gjallëve, për të patur informacionin, burimin e jetës së tij të dikurshme. Sa për internet, rrjete sociale, Facebook etj., këto janë fjalë të panjohura për ish-gazetarin, sepse nuk ka patur shansin t’i shohë dhe provojë si gjithkush, qoftë dhe si bashkëfshatarët e vet. Ai mezi gjen shtratin e tij, që qëndron i pandryshuar prej vitesh me disa nënkresa të vjetra e të dala boje, ndërsa në një dritare mban fletore dhe shënime të shumta. Por dhe ky “privilegj”, si një tjetër zakon i të shkuarës, po i privohet. Zamir Dule nuk mund të shkruajë asgjë, as ditarin e tij të thjeshtë pa ngjarje reale dhe personazhe jetësorë. Ai tani nuk mund të shkruajë dhe as të lexojë. Të afërmit e tij bëjnë apel për ndihmë, ndërsa ata shprehen se Zamirin e kanë harruar të gjithë dhe në këto momente, ai ka nevojë për ndihmën e shtetit. Traumat në familjen Dule kanë qenë të njëpasnjëshme. Pas asaj që pësoi gazetari, iu vra vëllai, teksa nga gjithë ky lumë hallesh, u nda nga jeta edhe babai i tij. Ajo që mund të thuhet tashmë për të është se Zamir Dule ka nevojë për ndihmë, për kurim, për vëmendje. “Të paktën të ketë sy të shkruajë dhe të lexojë. Ju lutem ndihmojeni”, – thonë të afërmit e tij.
Kriekaqoli ben mire te mos e terheqe shume litarin me keta oligarke se po folen ata per parate qe i kane paguar kriekaqolit duke marre leje ndertimi e koncesione i bie ti kete shoke burgu per nje kohe te gjate.
D I T A me B. ISLAMIN mbron medjet ne gjithesi por nuk kritikon ato medje qe e nxijne kete vend çdo dite si ne L2B.Keto i di Bedriu por nuk shkruan.
-Duhet thene troç se RAMA nuk ka asnje medje me vehte,kur edhe gazeten ZERI E POPULLIT e mbylli qe ne 2013.Franga,Ulaj..etj,jane te Saliut.Ai nuk i çben dot ato.Pasi ato do fitonin çdo gjyq me Ramen dhe te jatin e Rames..!
-Sot -3.12.medjet shpifen ndaj policise kur pan se ne magazin u futen sendet e vjedhura ne Rinas nga polici dhe e shoqa per ti perdorur si prove materiale per drejtesine.
-Shume medje gjuajne raste sporadike te njerzve kunder Qeverise dhe pa i verifikuare i nxjerin ne mixhilis.
-Gazetarja e news24 me mbiemrin tim dizinformoi ne Gjermani e Amerike per dosjen 339 dhe 184 sa qe opozita e shfrytezoi per drstabilizimin e vendit nje vit rresht.
-Nuk mund te harrohen sajesat e DIXHITALBIT -shpifs qe bleu ZAGANIN,BABALEN,PER XHAFAJN,NUHUN E F.KRUJES ETJ.. per te cilat drejtesia po heshte.Sikurse po heshtet per prekurorin e Durrsit,per LOBIMIN RUS DHE VILAT E BASHES,TE SALIUT,METES,ETJ.Dhe thuhet me te drejte se te ne ngjarjet e renda kujtohen vetem 3 dite.
-Medja eshte pushtet i 4,por une do thosha se per nga propaganda eshte i pare.Pra,duhet ti ndryshohet vendi.Se pa medje nuk pasqyrohet asgje…dhe ne do flinim gjum rehat.
-Eshte fatkeqsi per ato medje qe shkojne pas Saliut i cili kercenon per vrasje kryrtarin e opozites…si te VIZION + edhe tashme kur nuk eshte ne pushtet.
-KM Rama duhet te miratoi ligjin e shpifjes per ta njohur me mire “QENI TE ZONE”..!
Ky eshte me gjithe mend budalla. Ik mor thyej qafen idiot. Nuk te paska rene nje tulle ne koke ty ta shikojme si do derdellisje
Idiot vertete, por si ky kane me shumice Rama dhe Berisha prandaj shkojne punet ne kete vend sic kane shkuar. Ethemi madje eshte rasti me ekstrem i idiotit te dobishem se duke qene ne pension nuk eshte se ka ndonje perfitim konkret nga Rama. Eshte thjeshte ceshtje tifozlleku. Ndryshon puna nese ka ndonje te aferm te punesuar ne shtet. Atehere mendoh qe ta quajme gjysme idiot.
Nuk e di kush eshte ai piktor qe ka vene Hitlerin ne karikaturen me siper por qofte ai qofte Bedriu me kujtuan kete ushtarakun e larte te Policise shtetit te GRUPIT NAZISKIN “CIFTELIA”qe e dhe pse i trajnuar ne USA & BE bente keto budallakije..
.
Kur ja shternguan bolet Erzenit tha :ma ka shkrujtur djali 12 vjecar
.
Lexim te kendshem:
Erzen Brecani: Të ngrihemi kundër ‘Enver Hoxhës’ së dytë, Edi Rama dhe Hitler që do të gjunjëzojë shqiptarët
TIRANE, 2 korrik 2013 – Zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Brecani i ka bërë thirrje gjithë mbështetësve të partisë Demokratike që ashtu sic bënë në vitin 1991, të ngrihen për të larguar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama.
Teksa rezultati i fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, nga të majtët nuk është certifikuar ende, Brecani nëpërmjet një postimi në faqen e tij personale në ‘Facebook’, teksa përshëndet kryeministrin Berisha duke e etiketuar si liderin historik të shqiptarëve, etiketon Ramën si “Enver Hoxha i dytë” dhe “Hitler që do të gjunjëzojë shqiptarët”.
“Përshendetje liderit histerik të shqipëtarëve Doktorr Sali Berishës e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramen ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studenta të ‘91 shembëm diktaturën Enveriste do gjejmë forcë dhe optimizëm do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”, shkruan Brecani.
Brecani, i cili aktualisht mban postin e zv/drejtor të policisë së Tiranës ka pasur jo pak incidente me partinë Socialiste, ku mund të përmendin përplasjen e me deputetin Saimir Tahiri pas përleshjeve mes policisë dhe banorëve të një pallati në zonën e ‘Petro Nini Luarasit’, pasi përmbaruesi privat tentoi t’i nxirrte jashtë banesave si naziskinë
O Bedri Islami përfajqësues i medjas kriminale ,kush të ka thënë qepe gojnë ?..!….
EDI RAMA ?…..
Në rast se po ;
-të keqen e Edi Ramës me gram hidhe poshtë,
-të mirën e Edi Ramës me okë mbaje në xhepë,
Me qëllim që të keqes në shqipëri t’i mbyllet jo vetëm dera ,por dhe dritaja. Mos harro se se të lagurin nuk e tremb shiu ,dhe i laguri E.Rama nuk trembet nga shiu artificial i medjave që zien si kazan kundër tijë ,pëara të ligave të Saliut Ilirit e Lulit që nuk i lanë as lumi i valbonës ,Ju e qepin gojnë rrinë sus,para kriminelit e vrasit të fjalës lirë ju i thonë mandj edhe doktor e profesor kur ky ka vrarë njerëz e ka shit atdhuen .
Kurse Edi Ramës medja e kazanit i flasin në emër e pa radhë e ndërpresin .
Kur Takojnë E.Ramën opinjoistë e gazetar të llagëmit e hedhin shurrën përpjet nuk e qepin gojnë ,po flasin pa lejë si në në pazar të rroskovecit ,atëherë detyrohesh ti thuash gazetarit QEPE HALEN ,JO GOJNË se është lavdërim tu thuash qepe gojnë..!
Prandaj më javash o Bedri Islami bashkë me Thanon kur ngrini stekën e akuzave false kundër Edi Ramës .
Të “paditurin” si gazetar dhe të nxiturin në sulme qepni gojnë jan motër e vlla.
ka nje semundje te cuditeshme
ne shqiperi qe do ta quaja’SINDROMI ARVIZU”
qe barazoi Vrasesin Berishe
me Viktimat e tij ne 21 janar 2011
.
–
Pra barazohen
kilogram gabime dhe gafa te Rames
me Tonaleta krime te saliberishit
.
e pabesueshmja ka ndodhur ne NYne
14 tetor 2012 para sheshit te OKB
NE NJE proteste kundër Berishës
para selisë së saj në New York.
Kështu shqiptaro-amerikanët në New York protestuan atehere para selisë së OKB-së, ndërsa mes pjesëmarrësve në këtë protestë kanë qenë edhe ish student të Dhjertorit ’90, ish bashkëpunëtorë të Kryeministrit krimnel Sali Berisha apo ish të përndjekur politikë që aktualisht jetojnë dhe punojnë në SHBA.
Cudia e pare
ishte se edhe pse u dogjen te perndjekurit politik nga 250 mije shqiptare ne amerike u mblodhen vetem 25 veta…..kishte vetem tribune por nuk kishte pjesmarres..isha vetem une i cmenduri
Cudia e dyte
se gjithe pjesmarrsit i luteshin kry-krimineli berishe te ishte kriminel me i bute
Cudia e trete
ishte se shumica e horratoreve shanin 10 here enverin dhe nje here saliun
Cudia e katert
ishte se pas 24 oresh shume nga keto horratore te protestes ny dhe shume te perndjekur politik i cuan salibishes disa kartolina per ditelindje
ky eshte “sindromi arvizu” qe e ka infektuar dhe bedriun tone
Te nderuar komentues! Larg nga gazetari i fundit Berdi Islami, Idrejte i ndershem dhe guximtar.Qe z.Islami ka mbeshtetur z.Rama kjo dihet, por a do te thote kjo se ai e ka mbesHtetur verberisht dhe do vazhdoje t’a beje kete edhe kur z.Rama nuk ka plotesiar pritshmerite?.Miku me i mire e z.Islami eshte VERTETSIA.Kur nuk je i vertete me z.Islami prishesh.