Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Gazetë e nderuar Dita! Të urojmë suksese të vazhdueshme për analizat e vlerësimet që bën. Sot reforma në drejtësi e mori dritën jeshile pa PD-në. Si Saliu, si PD-ja, si Luli, kanë 26 vjet që kanë bërë e bëjnë çfarë duan e si duan. Shkatërruan punën, ekonominë e shqiptarëve të ndërtuar në 50 vjet. Vodhën ç’deshën e vranë kë deshën e si deshën. Detyruan 40% të popullsisë të largohet nga atdheu. Dhe tani në sulm të “kriminelëve” të qeverisë, po na shpëtojnë nga të “mirat” që na kanë sjellë. Mirë e kanë! Qerosit po s’ia kujtove qerren, të hipën sipër e të tund këmbët. Të paktën na jepni mundësinë t’u themi nëpërmjet jush ato që ndiejmë e mendojmë. Luan Muhameti, Vlorë.
