Qoftë forma e tyre e vogël, dhe e rrumbullakët, apo ngjyra mjaft tërheqëse, që na çon në fëmijëri. Qershitë, më shumë se një frut janë shija e sezonit.
Duke patur parasysh që kanë pak kalori, dhe shumë veti shëndetësore mos hiqni dorë prej tyre, por duhet të jenë të freskëta dhe të pjekura mirë.
Nuk dihet me saktësi se kur u përhap qershia në mesdhe, por sigurisht që bëhëet fjalë për rreth 3 mijë vjet më parë.
Mike të linjave
Qershitë të japin ndjesinë e ngopjes, e mbi të gjitha kanë pak kalori. Janë një vakti i mirë rifreskues për pasditet e nxehta të verës. Për më tepër, bishtat e qershisë të zjera me ujë, me pak kanellë dhe murriz krijojnë një çaj dezintoksikues, diuretik dhe qetësues, dhe shumë të nevojshme për të luftuar celulitin.
Një koncentrat të mirash
Këto fruta të vogla dhe të parrezistueshme përmbajnë vitaminë A, C dhe ato të grupit B. Janë një burim i fortë oligoelementesh dhe mineralesh, mes të cilave, hekuri, kaliumi, magnezi. Të pasura me antioksidantë, të nevojshme për të neutralizuar radikalet e lira dhe të luftojë plakjen.
Të japin energji
Sipas disa studimeve të fundit, qershitë janë një ushqim i rëndësishëm për ata që bëjnë sport apo një jetë aktive. Avantazhet më të mira merren duke pirë lëngun e tyre dhe disa kokrra në mëngjes.
Dhe për ta mbyllur me bukurinë
Përveçse të bukura për tu parë, qershitë na bëjnë dhe ne të bukur, sidomos lëkurën. Me 6 qershi të pjekura, një fetë kastraveci dhe një lugë kos natyral, i përzjen bashkë në mikser, e lë të pushojë 10 minuta, përgatit një maskë rifreskuese dhe rivitalizuese për tu aplikuar në zonën përreth syve. Në këtë mënyrë largoni qeset që formohen, rrudhat dhe shikimin e lodhur.
Por jo vetëm kaq. Me 150 gram tul qershie, në frulator dhe duke i shtuar një lugë vaj ekstra të virgjër, krijohet një maskë antirudhë që lihet për 10-15 minuta.

Per qershine ne anet tona thone :”T’a bej trupin si e kam bishtin”(fshati yne ka qershi shekullore)
Ajo cel e fundit dhe piqet e para, dhe te paret thoshin dhet te hani shume per te pastruar zorret e ngarkuara me te ngrenat e dimrit te gjate .Pra njekohesisht ajo pastron edhe organizmin dhe eshte jo e mire por shume e mire per dobesimin te shendetshmeve te teperuar sepse eshte edhe nje shkarkues mjaft i fuqishem (qershia kokerr vogel e vendit)dhe nuk duhet teperuar ne te ngrene te kesaj(te vogles) se te ben te rrish ne banje (mesim nga pervoja e fshatarit me qershi shekullore). Pervec te shkruarave nga parashkruesi.