Qeset biodegraduese nuk janë edhe aq “bio”

Nela

Një grup studiuesish nga Universiteti i Plymouth groposi qese biodegraduese dhe qese kompozite në tokë dhe i la ato edhe në ujë, për të parë se si këto  qese do shpërbëheshin në natyrë.

Qesja kompozite që ishte lënë në ujë u zhduk plotësisht në 3 muaj, ndërsa ajo e groposura pas 27 muajsh ishte në atë pikë te shpërbërjes sa nuk mund të mbante asnjë peshë.

Nga ana tjetër, sipas studimit që bëri rrugën e tij në shumë media botërore, qeset biodegraduese që kishin qëndruar të ekspozara në ambient natyror, si në ujë ashtu edhe në tokë,për më shumë se 3 vjet mund të përdoreshin sërish për të transportuar, meqë ata nuk ishin prishur aspak.

Duhet të kujtojmë se edhe vendi ynë me qëllimin që t’i bashkohej nismave mbarëbotërore për mbrojtjen e ambientin hoqi dorë nga përdorimi i qeseve të najlonit dhe vendosi për zëvendësimin e tyre me ato biodegraduese.

Por me sa duket, edhe qeset bio-degraduese, që janë shumë më të shtrenjta për tu prodhuar se ato të najlonit, nuk janë aq të thjeshta për tu dekompozuar në natyrë.

e.ll. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *