Viktor Malaj
Lajmi se gati njëqind shtete dhe institucione ndërkombëtare financiare i dhanë Shqipërisë mbi një miliard euro si dhurata dhe kredi të buta gëzoi shumëkënd në Shqipëri por, veçanërisht, anëtarët e Qeverisë shqiptare. Këta morën frymë thellë dhe u lehtësuan sepse tani e tutje do t’i kishin mundësitë financiare të ndreqnin dëmet e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por edhe do iu jepej mundësia për të marrë ndonjë “dietë” për vete. I këshilluar nga drejtuesi i emisionit televiziv “Opinion” që të mos i shpërdorojnë këto mjete financiare, Ministri për Rindërtimin z. Ahmetaj buzëqeshi dhe u përgjigj: “Ti edhe në të ardhmen këto do të pyesësh e thuash”, ndërsa nënvetëdija i thoshte: “Po, kur neve s’na dhimbsen paratë e shqiptarëve përse duhet të na dhimbsen paratë që na dhuruan të huajt?!”.
**
I pyetur nga një gazetar se përse shteti më i fuqishëm ekonomik i botës, SHBA dha vetëm 5 milion dollarë si ndihmë ndaj Shqipërisë, një zyrtar i lartë amerikan u përgjigj se: Siç e ka bërë të qartë ish-Sekretari i Shtetit, z. Xhejms Bejker në Tiranë në qershor 1991, ne nuk i llastojmë miqtë tanë, nuk iu japim peshk, por vetëm i mësojmë si të zënë peshk. Dhe, pasi të bindemi se ata janë bërë peshkatarë të zotët ne ua marrim shumicën e peshkut pasi kuzhina amerikane është e njohur botërisht në gatimin e prodhimeve të detit dhe na vjen keq t’i lëmë të shkojnë dëm. Ky është edhe shkaku që ne akorduam 5 milion dollarë vetëm për transparencën. Pra, ne do të dëgojmë këtu tek ju nja dhjetë specialistë të transparencës dhe me paratë e akorduara ata do të paguhen nga 50 mijë dollarë në muaj. Kështu që Shqipëria përfiton transparencën dhe paratë tona kthehen sërish në Amerikë. Nuk është pak, apo jo?! E rëndësishme është që ju jeni me ne dhe ne jemi me ju. Ne jemi krenarë që të tjerët ju ndihmojnë dhe do të qëndrojmë pranë jush gjithmonë.
**
I pyetur me telefon rreth habisë që shkaktoi dhurata prej 20 mijë euro e shtetit spanjoll për dëmet nga tërmeti në Shqipëri, aq sa paguhet Lionel Mesi në një orë, një zyrtar serioz spanjoll tha se: Duke konsideruar mërinë që ne, si qeveri, kemi ndaj shqiptarëve që na thyen dhe vodhën shtëpitë e yjeve të Real Madridit, edhe kaq sa kemi dhënë janë shumë dhe të pamerituara.
**
Kur u njohën me lajmin e ndihmave monetare ndërkombëtare për tërmetin në Shqipëri, drejtuesit e partive opozitare u alarmuan dhe rendën të marrin përsipër “ruajtjen” e tyre. Kryetari formal i PD-së Lulzim Basha, duke ndjerë dhimbje pa fund për paratë e popullit, i kërkoi qeverisë shqiptare që administrimin e fondeve dhe transparencën e përdorimit të tyre ta bëjë ai pasi nuk i duhej besuar “qeverisë hajdute të Ramës”. Kjo kërkesë e Bashës shkaktoi zemërimin e LSI-së prandaj kryetarja e asaj partie tha se kontrolli i këtyre parave nuk mund t’i besohej z. Basha pasi ai, kur ka qenë Ministër i Komunikacioneve, shpenzoi ekzaktësisht 1,2 miliard euro (aq sa na dha sot bota për tërmetin) për ndërtimin e rrugës Milot – Kukës dhe prej këtyre shpërdoroi 230 milion ose 20% të shumës së përgjithshme. Mbi bazën e kësaj eksperience negative, vazhdoi ajo, ne propozojmë që kontrolli dhe transparenca e fondeve për tërmetin të mbikëqyren nga Presidenti i vendit si simbol i unitetit kombëtar. Në fund të fundit, përfundoi ajo, shpërdorimet në këtë rast nuk do t’i kalojnë kurrësesi 7 %.
Gara dukej se do vazhdonte, por Kryeministri Rama i dha fund me njoftimin që bëri se administrimi dhe përdorimi i fondeve do të mbikqyret nga të huajt nëpërmjet një “Akademie të Transparencës”.
**
Pak minuta pas njoftimeve për fondet e mbledhura në Bruksel, ra zilja e telefonit të Presidentit të Shqipërisë, jo e telefonit zyrtar por e një celulari të veçantë, dhe u zhvillua kjo bisedë:
Berisha: Përshëndetje z. President!
Meta: Po ça presidenti, o burrë i shtetit! Ilir më thirr, ti e di që ne të dyve na lidh një kimi e veçantë.
Berisha: E more vesh ça bëhet atje në Evropë, se si i dhanë Edvin Drogës mbi një miliard euro? Gjithçka kam dëgjuar në këtë jetë, por që dikush të kërkojë tetë e t’i japin dhjetë, s’e kisha dëgjuar ndonjëherë. Dhe kujt, pale, një qeverie mafiozësh.
Meta: Ke të drejtë o flori por do ua zëmë në grykë. U çudita me atë Bankën Islamike për Zhvillim. Si ka mundësi t’i japë kundërshtarit tënd politik gati 400 milion euro kredi në një kohë që ishe ti që iu pate kërkuar pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Shteteve Islamike? Kur më telefonove po vërtitesha të merrja mendimin tuaj rreth një koordinimi veprimesh opozitë – Presidencë për ta eleminuar këtë arritje të çuditëshme. Kush rri e sheh përditë, edhe për një vit atë të Gjatin duke shpërndarë çelësa shtëpishë të reja tek të dëmtuarit nga tërmeti? Dhe, kështu rrezikon t’i fitojë edhe zgjedhjet e ardhëshme. Ku do vemi ne pastaj?
Berisha: Së pari, pranimin e Shqipërisë në Lidhjen Islamike unë e pata kërkuar pikërisht për këtë qëllim, që t’iu merrja ca para pasi disa prej tyre janë shumë të pasur, por nuk më dhanë thuajse asgjë. Së dyti, ne nuk do ta lejojmë kurrësesi të ndodhë kjo prandaj duhet të bashkërendojmë veprimet tona dhe të jemi shumë më agresivë. O sot o kurrë! Ne duhet të shkaktojmë kaos institucional me anë të rrugës në mënyrë që “me një gur të vrasim dy zogj”. Edhe vonojmë ardhjen e fondeve për ndërtimin e shtëpive por edhe pengojmë nisjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në BE. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes që Edvin Mavia të gëzojë këto dy dhurata, prandaj t’i përmbahemi devizës së Luigjit të 15-të që thoshte “Pas meje u bëftë kiameti!”.
Meta: Po si?
Berisha: Unë për vete do ta shpall mbledhjen e fondeve ndërkombëtare si një dështim të qeverisë hajdute shqiptare, do të them se ndërkombëtarët ia futën të dy këmbët në një këpucë Edvin Drogës pasi i vunë shumë kushte lidhur me përdorimin e fondeve. Gjithashtu, nëpërmjet “qytetarit dixhital” do të informoj çdo ditë popullin rreth shpërdorimeve të fondeve, do t’i bëj të pakënaqur të gjithë ata që iu janë dëmtuar shtëpitë duke iu thënë se Bota i ka dhënë paratë që t’ju bëhen të reja pavarësisht çfarë kanë vendosur grupet inxhiniero – teknike. Në këtë mënyrë, shqiptarët do të ndihen më të zhgënjyer sot që do iu bëhen shtëpitë e reja sesa kur i humbën shtëpitë në firmat e mija piramidale. Prandaj kam filluar të them se qytetarët janë të zhgënjyer qysh sot, ende pa u dhënë fondet. Unë shpalla dhe do t’i mëshoj fort se ndërmjetës të këtyre donacioneve janë një grup hajdutësh ndërkombëtarë. Gjithashtu, po i them L. Bashës të kërkojë marrjen përsipër të kontrollit të fondeve dhe të vihet në krahun tuaj…
Meta: Unë kam vendosur të luaj edhe zarin e fundit. Domethënë do të mbledh njerëzit në shesh në emër të mbrojtjes së Kushtetutës dhe aty do të lexoj dekretin për shpërndarjen e Parlamentit pasi e kam shpallur të paligjshëm dhe, gjithashtu, dekretin për datën e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithëshme dhe vendore. Këtë do ta bëj në emër të popullit, domethënë se e ka vendosur populli fshatarçe, ndërsa unë nuk bëj gjë tjetër veçse zbatoj dëshirën dhe vullnetin e tij. Për këtë kam zgjedhur datën 2 mars duke i krahasuar veprimet e mia me ato të të madhit Skënderbe i cili mblodhi princat shqiptarë në 2 mars 1444 dhe bëri Besëlidhjen për të luftuar pushtuesin turk. Edhe ata që na zënë ne pushtetin janë pushtues prandaj qeverinë dhe shumicën e sotme parlamentare i kam shpallur bandë kriminale dhe mafioze.
Berisha: Ke gjithë përkrahjen time morale dhe politike. Mos u frikëso as nga qeveria as nga ndërkombëtarët. Nuk kanë çfarë na bëjnë ata.
Meta: Unë i kam shpallur edhe ndërkombëtarët si bandë mafioze ndërkombëtare dhe përfaqsuesit e tyre në Tiranë si Grup i Strukturuar Diplomatik, pra kriminal. Kështu që lufta do të jetë në dy fronte. Para se të më shkarkojnë ata mua do i shkarkoj unë ata. Le të vijnë edhe me tanke e të më rrethojnë. Do të rezistoj si Salvador Alende. Shqipëria do të bëhet përsëri kuq e zi në 2 mars dhe institucionet do t’i kthehen popullit. E kam vendosur dhe nuk lëviz nga vendi. E dëgjove si tha ajo zuska amerikane e sapoardhur se do të na vëzhgojnë për çfarë bëjmë?
Berisha: Unë e kam pasur bindje me kohë se e vetmja gjë e drejtë që ka thënë Enver Hoxha ka qenë fakti se Amerika është dhe mbetet xhandar ndërkombëtar, por ne nuk duhet të frikësohemi. Ju e dini çfarë bëra unë në 1996-1998 dhe s’patën çfarë të më bënin. Madje, thuajse të gjithë amabasadorët e tyre në Tiranë, me përjashtim të kësaj zuskës që përmende, më kanë takuar personalisht me shumë përzemërsi…
Meta: Unë thirra Bashën dhe i kërkova detyrimisht të më sjellë jo më pak se dhjetë mijë vetë në shesh në 2 mars. Për ata të LSI-së nuk është problem sepse i kam të organizuar në formacione rezerviste familjare, të gatshëm në çdo kohë. Është e rëndësishme të propagandojmë çdo ditë se qeveria është mafioze, kriminale dhe se ka kryer grusht shteti, se ne po e bëjmë Besëlidhjen e Dytë për të shpartalluar grushtin e shtetit dhe për të mirën e shqiptarëve.
Berisha: Këtu duhet të këmbëngulim më shumë sesa për Kushtetutën pasi këtu pakkush e çan kokën për Kushtetutën, shumica nuk e njohin fare atë. Njerëzit mblidhen po i joshëm duke iu thënë se në 2 mars përmbyset pushteti dhe ata fillojnë e shohin veten si punonjës dogane, policie financiare e ku di unë tjetër, çfarëdo vendi ku besojnë se mund të bëhen pare. Do të komunikojmë vazhdimisht për këtë problem.
Ndërsa biseda mbaroi dhe telefonat u mbyllën, Berisha po mendonte se një dështim tjetër i qëllimeve opozitare në 2 mars do ta forconte akoma më shumë Ramën, një fitore e arritur do të dëmtonte rëndshëm Bashën, ngaqë do të përforcohej mendimi se ai s’ka asnjë vlerë si drejtues opozite. Nga ana tjetër, Presidenti filloi të sillte në mendje mundësinë që veprimeve të tij në 2 mars, shumica parlamentare do të mund t’iu përgjigjej duke e shkarkuar në vend dhe duke mos e lënë të kthehet më në Presidencë e, ndërkohë, funksionet e tij t’ia besojë Kryetarit të Kuvendit. Gjithë gjasat janë, mendoi ai, që ndërkombëtarët të përkrahin pushtetin dhe atëherë burgu do të ishte pika fundore për kreun e shtetit.
Si t’ia bënte, pra?!
****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Bukur fejtoni….
E tepruar ose e zgjatur biseda midis dy hajduteve 30 vjecar meta berish komunisti.
Do isha kurioz se si do ishte bere shkrimi dhe si do reagonte opozita ne rast se nuk do ishte dhene ndihma kaq e madhe…
Sa per USA kudo qe ka shkuar me shume ka rjepur vendet se sa ka dhene ,me pretendimin se keta ndihmojne me konsulenca!!!!
Po… me rigon themi ne shqiptaret trima syshqiponje dhe dembela…
DITA:Pergezoi V.Malaj per evidentimin e 10 % te bemave te Saliut-vrases te 20.000 njerezve 1991-2013 dhe te Like-florirt-hajdut te pasurise se popullit per 7 breza.
-Sidoqofte po perserise diçka:
1-Katraura qe po gatuan tufa Berishiste i vjen per shtate agjenturave te huaja: -Serbe-Ruse-Greke.Te tre muketjeret e opozites i kan syt nga lindja per te shpetuar nga arrestimi per krimet 30 vjeçare,qe tashme dihen.Lobimi Rus prej 675.000 $ tregon nje aspejte.
-Po argumentoi 2 prillin 1991-Shkoder:Nese 4 deshmoret do i kishte vrare PS dhe Gramos Ruçi si MB,ky nuk do ishte i gjalle sot.Perkundeazi vrasjen e tyre e beri agjenti Serb i 1974-SB,ku kishin dieni P.Arbnori,S.Zhulali,A.Spahia,B.Gazidete,F.Hoti,etj,te cilet u injejtuan e derguan ne Torino ne te njejtin Spital dhe u kthyen ne ARKIVOL.Kurse A.Hajdari ju nxor ne prite Fatmir Haklajt qe SB i kishte vrare vellan-Shkelqimin.Ndersa G.Pashko u dergua ne funt te detit me gjith diale.
2-Populli thot: “Demi te kapet prej briri e jo bishti.” Qe do te thot.SB+IM kapen drejtesine qe ne 1992 me kursin e plepave dhe KLD-n e tyre presidenciale.Dhe drejtesia nuk behet me ne kete vend.Gjin Gjonet nuk i çan as topi.Ky po i ben karshillek Amerikes ne bisneset e RINASIT.OMN po deshton me vonesat e krijimit te institucioneve kryesore te drejtesise.Qe do te thot do te deshtoi SHBA+BE.
3-OFL po merret ne peshqit e vegjen qe drejtesia ka nxjerre nga burgu me $+€.Ne vend qe te merrej me peshqit e medhej:Gjyqtar,prekuror,Avokat,Noter,Ministra,ish-ministra,deputet,KM,President.
-Por kjo nuk mund te behet me nje drejtesi te degjeneruare 99 %.Kjo mund te behet nga gje trup gjykuese nd/kombrtare.
-E nese nuk behet kjo..SHBA+BE te ngrehin duart larte ne Shqiperi deri sa te largojne nga vendi ate qe cilesuan ” burr shteti” kur vrau 4 veta ne 21 janar.Kaq per sot.
-FLM-DITA,FLM-V.MALAJ.
Gazeta Dita!!! Ky me siper nuk jam une. Te jete i sigurt ky qe shkruan me erin tim se do ta denoncoj ne SPAK.
hë mo se ti je!!
duket nga shkrimi!!
ti poshtë je fallco!!
aq tru nuk ka gomari madhor,se të denoncoj në SPAK!ai maksimumi kishte për të denoncuar në SSHUM!!
sepse sipas kokës së tij është shumica ajo që ka drejtësinë në dorë dhe jo pakica!!
Psewe ju shqe teson aq shume donacioni e kredia e bute, juve qe menduat se Shqiperia pas fatkeqesise fatale natyrore,kur ju opiziatret me dite te tera nuk diheshit per te gjalle,Qeveria dhe shteti shqiptar,do ngelin keq, sa(50) te vdekur e kush I lenduar nga ter meti,Kush me shtepi te rrenuar e kush me shtepi te demtuar, Me bojkotin tuaj menduat do te rendoni situaten edhe ekshtu te renmduar nga termet I, Qeveri nuk do mund t’i dal ne krye.Ja atsh sh qetesimkmi kah Rama fitoi miljaridin e tehu nga evropa qe ia ka mbullur dyert e BE.Vertet kjo ju “mbyti” per te gjalle.Tash kreret Meta me te shoqen,Berisha me familje,Basha me klanin per r reth,madje edhe Opoziten’e bashkuar”,me “populin per rreth” do deshmojne “revolte shqiptare” duke ia dhen “flamurin” Presidentit qe t’i prine opozites,me date e dite hsitorike,2 Marsin e Kuvndit te Lezhes.vertet atdhetar, qe e vranene Gedec e me 21 Janar,e vodhen dhe e droguan popullin dhe shtetin shqiptar.Tash me Protesten e Metes, duan ta rikthejne kaosin qe e paten krijuar per tete vjete sundimi te Sqhiperise dhe shqiptareve.
Kur e pyeten Enverin ne vorr ne rrethin e fundit te Ferrit per lemoshat e bamiresise evropiane ndaj qeverise se Edvin Droges, cunit te Kristaqit dhe nipit te Pipit te Partise se Punes, fajtori kryesor i demeve te termetit te 26 nentorit dhe vrastari i 28 viktimave te Thumanes, por duke kerkuar pergjigje edhe per cinizmin e “peshkatareve” te Imperializmit Amerikan Diktatori shqyptar tha:
“QESH MIRE AI QE QESH I FUNDIT!”
sepse:
O MIKU IM, VIKTOR MALAJ:
“Edhe une, deshtaku pa shkolle dhe pa dipllome, Enver Hoxha perfitova ndihma ekonomike ne para te thata dhe donacione komuniste per afro 50 vjet me radhe nga “vellezerit” tane te idealit me shume se Edvin Droga sot, sepse Imperializmi amerikan edhe ne Kohen e Qepes te LANC-it dhe te Partise se Punes luante lojen e njohur te “peshkatarit” me diversante nga toka dhe ajri, por ne fund une, Enveri o Viktori im, besniku i Partise falimentova ekonomine e tollona dhe bunkere dhe renova shtetin si kurre me pare ne histori nga injoranca ne drejtimin e ekonomise se nuk e kisha haberin si ndertohej Prodhimi Kombetar, prandaj them nga vorri i Ferrit ku jam sot, se dardha e ka bishtin prapa dhe se kur je injorant dhe pa shkolle ne menaxhimin e Shtetit,
“QESH MIRE AI QE QESH I FUNDIT!”
Tung o Miku im, Viktor Malaj!
Enveri.
Nuk jane dhurate, por kredi. Me interes. Psh, banka qendrore evropiane bce u jep bankave kredi me interes 0, kaq eshte aktualisht. Ato na japin kredi te bute me interes te bute, por sa I bute eshte nuk e dime. Kurse ajo pjesa e dhuruar, do ngulitur ne koke qe asnje shtet ne bote nuk dhuron. Dhurata eshte pjese e nje pazari qe osé eshte bere, ose do behet.
Neqoftese inflacioni eshte 3% po me aq perqind jepet dhe kredia dhe nqoftese deflationi eshte 3% atehere kredia jepet me interes 0%,nuk ka kredi te bute apo te eger.Shko ne nje banke qe ta kuptosh me qarte,ku paguan edhe shpenzimet e dosjies ne % me te cilen merr kredine.
p.sh ne nje kredi me 19% interes 0.75% jene shpenzimet formulare dhe formalitete dhe 0.85% jane shpenzimet perpiluese te dosjies,letrat e kontratave,te kushte ligjore karshi marrjies se nje kredije etj.
Pra e bute apo e egre ska me nje banke,banka eshte ketu vetem per te perfituar dhe jo per te humbur.
Rrrofte demokracia qe ushqen popullin me borxhe qe merre majtas e djathtas.
Une e mendoj keshtu kete 2 Marsin:
Do mblidhen ne shesh rreth 2000 veta, si zakonisht, me ne krye Meten dhe policia, perseri si zakonisht, perveç se do jete ne kontroll te turmes, kesaj rradhe do bllokoje edhe Presidencen, dhe Ilir Meta do te mbetet jasht si president rrugaç i rrugeve.
Shumicen e atij miliardi Euro e bejne ato qe quhen ‘kredi te buta’ sot por qe jane laku ne fytin e shqiptareve ne vitet ne vazhdim. Mburrja qeveritare me kete shumice borxhesh fshehur pas nje ndihme eshte qesharake, aq me teper qe nuk i skuqet as zverdhet surrati kryeministrit Rama kur i thone hapur “Mos i vidhni”.
E Merkura e zezë 16 Shtator 1992,ka te beje me krizen ne sistemin monetar europian(EMS).Ajo u nxit nga spekulimet kundër
sterlines angleze (dhe ne masë më te vogel kundër lirës italiane), per nje mbivleresim jo real.Nderhyrja e Bankes Agleze ne
perpjekje per te mbrojtur renien e sterlines nuk arriti rezultat pozitiv.Humbjet e Anglise llogariten ne afro 4 miliard sterlina
(perflitej 13-27 miliard).Pas kesaj Anglia u detyrua te shvleresoi sterlinen dhe te largohej nga sistemi monetare europian (EMS)
per shkak te mos mbajtjes te kursit te qendrushem ±6 % ne raport me marken gjermane.Per Kryeministrin John Major ishte
nje humbje e madhe,ndersa per spekullantin George Soros miliarda miliarda perfitime.Kjo krize monetare u perceptua ne Angli
si poshterim kombetare,per shkak te imponimit te rregullave te institucioneve europiane.Ishte pikerisht ky shkaku kryesore,nga
ku e ka burimini fryma antieruropiane ne Angli.Shkaktare i krizes monetare me pasoje te frymes antieuropiane ne Angli,eshte
flamurtari i “shoqerise se lire”,”filantropi” George Soros(person privat) qe”te dhuron”1% te asaj qe te ka vjedhur,personi qe me
ane te Edvin D’Rames kerkon te kapi Gjykaten Kushtetuese,per të kapur Shtetin shqiptare!E njejta gjë si ne Angli,ndodhi edhe ne
krizen finaciare aziatike 1997,ku miliona njerez te thjeshte u shkatrruan ekonomikisht,ndersa spekullanti George Soros perfitoi
perseri miliarda ashtu si ne Angli,me “politiken” e mbivlersimit dhe shfleftesimit duke shkatrruar monedhat vendase.Qe nga kjo
koh,George Soros eshte person i padeshirueshem ne shume vende Aziatike.Ky i padeshirueshem ne Angli dhe Azi,me nuhatje
te holle prej spekullanti,i drejtoi syte ne Shtetet postkomuniste me ekonomi te rrenuara,per tu bere vendimtarë ne ndrrimin e
Qeverive(edhe ne Shqiperi) por edhe shkaktare i luftes civile ne Ukraine.Dhe ky person qe ka zhytur ne varferi me”biznesin” e
tij miliona njerez duke blere dhe shitur Leke,do te demokratizoje Shqiperine!Marrja e pushttetit nga PS dhe Bashkise se Tiranes,
ka pasur mbeshtjen e madhe financiare te Sorros,plus nxitjen e dhunes me 21 Janare.Kjo eshte edhe shkaku,se perse Rama eshte
pro versionit zyrtare te Qeverise Berisha per vrasjen e 4 personave.Levizja”Mjaft”eshte investuar me miliona Euro(pjesa më e
madhe ka perfunduar ne xhepat e Erion Velias)nga Sorros,llogaritur qe më pas te katapultonte ne politike,ne partite e majta.Ne
Gjeorgji quhej gjithashtu”Mjaft”(Kmara)organizata qe investohej nga Sorros.Te gjitha makinacionet mafioze Rama dhe Veliaj i
kan mesur nga Sorros dhe keshilltaret e tij.Sorros i ka mesuar edhe se te qënit shkerdhate,eshte baraz me sukses.Kllonimin e
shkerdhatizmit tek shqiptaret,Rama e ka si qellim final,dhe kete e pothuaj e ka arritur me militantet e”rilindjes”,me moton,
“rilindasi”i vertete eshte supershkerdhate”.Ndersa besa,nderi,mbajtja e premtimit jan vlera te njerzeve primitive.Çfar perfiton
Edvin D’Rama me kapjen e Gjykates Kushtetuese dhe dhenien peng te Shqiperise tek nje miliarder,nje person me moral te
dyshimte por më i fuqishem se nje President ,qe ka gjunjezuar Shtete te fuqishme?Perfitime financiare dhe garancine per
paprekshmerine e milionave dhe personit te tij nga pushttetaret e ardhshem,nese do te guxojn ti kontrollojn Bankat ku ai
qarkullon milionat e tij.
Perroi psiqik ala sikar qorri nuk ka te sosur.
Hahahaha….perseri prizem muti poshte kepuces!
Nuk rri qeni pa henger mut!
Ik ore debil,ik ore bole!
Ti nuk e kupton qe me debil e bole se ty nuk ka e nuk do te kete, sikar qorri eshte unik ne idiotizmat e tij, i pakonkurueshem.