Qesja e mollëve që bëri xhiron e rrjeteve sociale, eksperimenti gjenial i mësueses

Ornela

Një mësuese nga Bedfordshire në Britani postoi një qese me mollë në rrjetet sociale.

Ajo i përdori mollët për t’i dhënë nxënësve të saj një mësim shumë të vlefshëm për gjithë jetën.

Mësuesja Robyn Lillian postoi mollët në Facebook për t’u treguar nxënësve të saj rreziqet për ndarjen e fotove në internet.

Ajo u kërkoi përdoruesve të Facebook që të ndajnë postimin e saj për të ndihmuar në demonstrimin e përhapjes me shpejtësi të fotove në internet dhe për t’u treguar nxënësve që të jenë të kujdesshëm kur postojnë foto pasi ato nuk mund të kthehen mbrapsht.

“U mësoj fëmijëve rreziqet për ndarjen e fotove në internet. Vendosja e një fotoje të një qese mollësh nuk është një rrezik, askush nuk do të jetë i interesuar për mollët! Pra, ju lutem më ndihmoni t’u tregoni sa shpejt kjo foto mund të përhapet duke u pëlqyer, dhe komentuar sipas qytetit nga i cili jeni. Faleminderit! Vendndodhja: Bedfordshire, UK”, tha mësuesja në Facebook.

Që nga postimi më 1 shkurt në 8:54, postimi është ndarë rreth 500 mijë herë dhe ka marrë komente nga përdoruesit pa fund në të gjithë botën.

Nga Bedfordshire, Britani e Madhe, postimi ka udhëtuar deri në Danimarkë, SHBA dhe madje edhe Australi.

Mësuesi gjithashtu e përdori eksperimentin për të nxjerrë në pah edhe komentet pozitive dhe negative që kishte marrë postimi, ashtu edhe vëllimi i lartë i kërkesave të miqve.

Çfarë mësuan ata?

“Mendoni para se të postoni!” ‘Mos posto gjërat që nuk do që njerëzit t’i shohin’, ‘njerëzit mund të ruajnë fotot tuaja përgjithmonë’, ‘ju nuk mund t’i merrni gjërat mbrapa pasi janë postuar’ “, zbuloi Lillian.

“Faleminderit përsëri të gjithëve atyre që kanë ndihmuar në të gjithë botën, jeni të gjithë të mahnitshëm dhe unë ju vlerësoj!” tha ajo.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Kjo bote ka shkuar per lesh fare, njerezia eshte idiotizuar dhe mesuesja u meson nxenesve:

    “Mos posto gjërat që nuk do që njerëzit t’i shohin”

    A thua se njerezit nuk i postojne fotot pikerisht sepse duan qe njerezit t’i shohin. Kjo mesuesja ia kaloka edhe Mul Nokes.

    • llogjika është gjithnjë në pikpyetje në të gjithë botën!!
      por dhe të postosh qese me mollë në facebythë nuk e kisha dëgjuar!!përdor dhe kam dëgjuar se ka shumë mundësira dhe shoqëri shpërndarje që shpërndajnë pako,”postë”,duke filluar nga posta,fedex,dhl etje etje,por që ti postoje dhe me face bythë skisha dëgjuar!!
      mos e ka pasur fjalën për fotografi të qeses me mollë??
      facebytha dhe postimi i qeses me mollë është si puna e bythës me pordhën!!
      në face bythë mund të postosh çdo gjë,por me peshë 0.00000 gram!!dhe bytha po ashtu,poston pordhën me peshë afër 0-ros.e para nuk e pranon peshën e dyta po pati peshë quhet mut!!

      • Ceno, eshte difekt i perkthimit te “postoj”. Ti ke shume te drejte se ne shqip kur themi postoj nje qese me molle duhet kuptuar qe nje qese (pako) me molle dergohet me poste nga njera qoshe e botes nepermjet facebook-ut ne qoshen tjeter, dhe ti thua po mire mer vlla kjo zysha postoji nje qese molle dhe kete e moren te gjithe fansat e facebook-ut. Ne fakt ne anglisht edhe pse “to post” ka edhe kuptimin e shqipes, pothuajse nuk perdoret ne ate kuptim. Ne kuptimin shqip “postoj” anglishtfolesit perdorin “mail”. “Post” ne anglisht ka me shume kuptimin shpall, afishoj, nxjerr dicka ne nje vend te dukshem per t’u pare nga te gjithe. Perkthyesit nuk e marrin mundimin t’u hyne kaq thelle puneve, por kur shofin “post” ne anglisht ju vjen per mbare ta perkthejne “postoj” qe ne shqip merret jangllesh dhe del qe qesja me molle vjen verdalle neper facebook,

        Verejtja jote lidhur me peshen e gjera qe postohen me beri te qesh. Shendet Ceno.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *