Qetësohuni…

Nela

Është e vërtetë që problemet mjekësore, si diabeti apo sëmundjet e zemrës, mund ta zvogëlojnë dëshirën për raporte seksuale, ose siç quhet ndryshe epshin seksual.

Por në rastet e tjera vlen përkufizimi që organi më i rëndësishëm seksual është truri.

Dmth që humbja apo mungesa e epshit seksual është problem vetëm atëherë kur personi që e përjeton beson se është problem.

Një anketim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar ka raportuar se 34% e të gjitha femrave që janë aktive seksualisht dhe 15% e meshkujve që janë aktivë seksualisht kanë pasur humbje interesi në seks për tre muaj apo më gjatë vitin e kaluar.

Dhe në thuajse 95 përqind të rasteve, ata kanë raportuar se janë ngacmuar nga informacione shqetësuese, pra ulja e interesit për seks nuk kishte të bënte me probleme reale fizike.

Kjo situatë i çrregullon funksionet e tretjes, imunitetit dhe dëshirën riprodhuese. Në të kundërt çlodhja dhe qartësia mendore e bëjnë gjithçka më të lehtë.

Jo rastësisht një studim amerikan ka zbuluar se të fjeturit pak (më pak se 5 orë në 24) i zvogëlon nivelet e testosteronit te të rinjtë me 10-15%.

Mungesa e gjumit e vret edhe libidon e femrave: një studim i vitit 2015 ka konstatuar se femrat të cilat bëjnë gjumë të mjaftueshëm, janë 14% më të prira të bëjnë seks ditën tjetër.

Këshilla e sotme? Relaksohuni! Mos e mbani rruzullin mbi shpinë. Në fund, të gjithë do jemi njësoj.

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *