Sipas rezultatet zyrtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, koalicioni qeverisës rezultoi të ketë fituar 83 mandate deputetësh ndërsa koalicioni i opozitës së djathtë do të ketë 57 deputetë. Megjithatë, këto pritet të jenë vetëm ekuilibrat në procesin e votimit pasi në sallën e Kuvendit situata do të jetë edhe më e përkeqësuar për opozitën e në favor të mazhorancës.
Kriteri i vendosur nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për ndarjen e mandateve të deputetit nga ministri e ka zgjeruar edhe më tej raportin numerik. Pas shpalljes së emrave të ministrave është qartësuar edhe numri i deputetëve të rinj.
Në sallën e Kuvendit do të kemi 103 përfaqësues të mazhorancës ku përfshihen 83 deputetët dhe 20 ministra e zv.kryeministri. Në kampin tjetër do të mbeten po aq, pra 57 deputetë opozitarë.

si parti vjetersire qe u katandis PD shume jane edhe 57
Kan rradhen per nja dy vjet,se Meta do ja fusi Rames.