Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Qeveri e errësirës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Qeveri e errësirës
Analiza

Qeveri e errësirës

editor
Published December 15, 2012
Share
SHARE

Qytetarët janë të shqetësuar dhe të revoltuar. Energjia po mungon me ditë të tëra në gjysmën e Shqipërisë. Errësira e detyruar ku po na zhyt kjo gjendje ne të gjithëve si qytetarë-konsumatorë prodhon një pyetje që ngrihet fatale: kush është fajtori për këtë gjendje? Një kompani e huaj që deklaron se në periudhën janar-tetor 2012 ka humbur 190 milionë dollarë në vendin tonë? Apo papërgjegjshmëria tashmë proverbiale, e administratës shtetërore shqiptare, me qeverinë në rradhë të parë?
Provat janë të qarta për fajtorin. Deri tani asnjë përfitim real nga pasuritë e mëdha të naftës apo të prodhimit të energjisë nga burime ujore nuk është ndier nga ekonomia apo konsumatori shqiptar. Të 102 milionë eurot e CEZ që bleu shpërndarjen e energjisë elektrike tek ne u gëlltiten nga asfalti zgjedhor në vitin 2009. Problemet tona janë përkeqësuar, çmimet si për energjinë, edhe për naftën, kanë pasur një rritje të përshpejtuar, me të lartë se kurrë ndonjëherë më parë. Ato vijojnë krahasimisht të jenë edhe më të lartat në rajon. Cilësia e naftës dhe energjisë së blerë vazhdon të ketë probleme. Me disa analiza krahasuese, energjia dhe nafta e shitur në Shqipëri rezulton e cilësisë më të ulët në rajon. Mos vallë sërish është fajtor privati, kompanitë që i tregtojnë në tregun tonë këto mallra kaq jetësore? Nga ana tjetër, disa objektiva ekonomikë, siç janë investimet e deklaruara në momentin e privatizimit, ulja e humbjeve teknike dhe joteknike, efektet sociale me punësimin apo raportet me ambientin, vazhdojnë të mbeten detyrime të paplotësuara.
Qeveria e sotme e sotme është nga më arrogantet në historinë e vendit në mungesën e transparencës për ato që bën. Është po kjo qeveri që ka synuar vetëm të marrë disa para të shpejta përpara zgjedhjeve, ndërsa vendi rrezikon që nga dështimi i privatizimeve të paguajë gjobat e rënda nga arbitrazhet ndërkombëtare. Rasti i kompanisë amerikane “General Electric”që fitoi arbitrazhin ndërkombëtar duke e gjobitur vendin tonë me një gjobë prej 20 milionë dollarësh është paraprirës. Një dështim i paralajmëruar edhe për largimin e pritshëm të CEZ. Kësaj here gjoba për Shqipërinë dhe ekonominë e saj do të jetë disa herë më e madhe. Rreziku potencial i një arbitrazhi ndërkombëtar me CEZ-in do t’ju rëndojë shumë taksapaguesve shqiptarë. Entet rregullatore tek ne akoma nuk po arrijnë të mbrojnë tregun dhe konsumatorin nga politikat populiste të qeverisë dhe nga tendencat për fitime të shpejta të kompanive private. Ato janë shndërruar thjesht në dorashka të vullnetit abuzues.
Oreksi i shtuar i  qeverisë për fonde zgjedhore nga privatizimet po rrezikon ecurinë e privatizimit më të madh të kryer ndonjëherë tek ne, atij të AlbPetrol. Një rrezik i shtuar pas privatizimit për kompanitë e reja është edhe koncepti i qeverisë, që pasi merr milionat e eurove të të ardhurave nga privatizimi, pasi i keqpërdor këto fonde për vota elektorale, bën punën e Pons Pilatit. Përpiqet të krijojë idenë se tashmë çdo përgjegjësi do të jetë e privatit. Por kjo nuk është aspak e vërtetë në rastet e tregjeve të rregulluara nga Shteti, sikurse është ai i energjisë elektrike. Qeveria kurrsesi nuk mund t‘i lajë duart nga detyrimi për reformat ligjore dhe hapat konkretë të krijimit të ambientit të biznesit. Nëse e bën këtë (për fat të keq, po e bën sërisht pikërisht tani), kjo tregon papërgjegjësi ekstreme. Shndërrimi i monopoleve natyrore (si rasti i energjisë elektrike që u shkon konsumatorëve) detyron  qeverinë të mbrojë me çdo kusht konsumatorët përfitues të shërbimeve të kompanisë private nga një dështim i sforcuar i kësaj të fundit. Dhe dështimi i CEZ në Shqipëri po dëshmon të jetë pa dyshim një dështim i paralajmeruar dhe i sforcuar. Dhe përgjegjëse për këtë dështim është pa dyshim qeveria shqiptare

editor December 15, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?