Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
O Rilindje, që s’ke lindur
Në këtë mjedis kusarësh
Nuk e di a je e bindur
Se po mundesh nga barbarët.
Kështu si e ke filluar
Me të urtë e me të butë
Hajdutët e mirë mësuar
Po të bëhen si të tutë.
Sovrani të ka votuar
Jo të rrish të bësh sehir
Gjykatësit e korruptuar
Që punojnë si me pahir.
Qeveri e parfumuar
Futu në rrugë të mbarë
Të bëhesh më e besuar
Futi brenda këta kusarë.
Eksodi që ka filluar
I stisur nga tradhtarë
Ata që pushtetin duan
Ndaj dhe lehin si zagarë.
Çirret çakalli i Saliut
Se ka hedhur rrënjë krimi
Xhelat me fytyrë njeriu
Më hajdut s’ka njohur njerëzimi.
Urojme që fushata në drejtësi të mos përfundojë në kalendat greke! Nga Kapo Labi, Vlorë.

Te pergezoj perzemersisht poeti popullor Kapo Labi. Veçse mos ji aq pesimist per qeverine. S’thonë kot qeveria e kap lepurin me qerre.
Bravo Kapo Labi ? Qeveri e parfumuar është dhe do të jetë. Nuk ka ndërmënd ta kapë lepurin as me qerre, as me avion. Këtu do jemi dhe do bindesh. Jam në brëndësi edhe të atyre zhvillimeve që nuk shkruhen këtu. Mbajeni mënd çfarë ju thashë. Nderime!