Një pyetje shumë të thjeshtë kam unë sa prej nesh e dinë saktë se cfarë eshtë kultura e qeverisjes, kur edhe për qeverisjen ne marrim më shumë se 3-4 definicione, kjo duke ju referuar jo vetëm autorëve të ndryshëm por edhe periudhave kohore të ndryshme? Nëse do ti referoeshim fjalorit të sotëm të gjuhës shqipe do të gjenim një përkufizim të tillë Qeveris: “Drejtoj veprimtarinë politike e administrative të një shteti, duke ushtruar pushtetin ekzekutiv e urdhërdhënës; udhëheq nëpërmjet organeve të qeverisë. Qeveris vendin. Qeveris popullin në fuqi. Qeveris me drejtësi (me urtësi, me largpamësi).”
Kultura e qeverisjes shkon përtej asaj qe quhet qeveri dhe funksioneve te saj. Mbaj mend shumë vite më parë teksa studioja gjuhësi një shprehje që i përket të folmes dialektore e që na e përmendëte shpesh Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj që ishte : “Qeverisa shtëpine”, “E qeverisi shtëpine” etj, që do të thotë se : “… gjërat e shtëpise u vunë në një lloj rregulli”. Po spekuloj me këtë shembull gjuhësor për të shkuar me tej. Kultura qeverisëse më shumë se kulturë e drejtimit është kulturë e bashkëjetesës në shoqëri. Shteti ka lindur në një kohe të caktuar dhe ndoshta do ta humb funksionin e vet në një kohë tjetër, pjesërisht ose ndoshta edhe plotësisht (e sterthene tashme!). Por bashkëjetesa në shoqeri është siguruar shumë kohë më parë se sa nga qeverisja me shtet. Ndoshta sot ne nuk e kuptojme dot jeten pa qeverinë, pa presidentin, pa deputetët, ose pa gjyqtare por dikur po. E në fakt nuk mjafton vetëm të qeverisësh apo të qeverisësh por më së shumti duhet ditur e aplikuar kultura e qeversisjes. Për ta bërë sistemin sa më eficent në praktikën e përditëshme ekzekutive dhe për t’i plazmuar, ngjizur më mirë ato, duhet dhe një lëndë tjetër, pikërisht ajo që quhet kulturë demokratike; një nivel i caktuar i sjelljeve, normave, praktikave dhe vlerave që prahohen dhe zbatohen nga të gjitha subjektet e sistemit.
Le te themi se nuk e kemi ne dorë të kthejmë kohën pas po që të kemi pak më tepër kulturë qeveritare, a e kemi ne dore?! Ish-presidenti francez, Zhak Shirak, në një fjalim të tij vite më parë dha një përkufixim të tillë të demokracisë : “Demokracia është një cështje kulture dhe jo cështje metode”. Kjo thënie për mua ka në thelb shumë racionalitet.
Letër e nënshkruar: Jonlinda Hada
