Tirana do të ketë në dispozicion vitin e ardhshëm afro 3.5 miliardë lekë, ose 27.8 milionë euro. Kjo bashki, do të ketë një rritje prej 11 përqindësh vitin e ardhshëm në fondet e mbledhura nga taksat dhe nga transferta e pakufizuar, që jepet nga qeveria, krahasuar me fondet e sivjetme. Bashkë me Urë Vajgurore, që njeh rritje me 11.3%, këto janë dy bashkitë, të cilave iu njihet nga Projektbuxheti 2019 rritja më e madhe vjetore.
Ndërkohë, do të jenë tri bashki, të cilat, në të kundërt, do të kenë ulje krahasuar me 2018-ën (Finiqi -1.8%, Gramshi -4% dhe Përmeti -0.4%), si dhe një që do të ketë gati të njëjtat fonde si sivjet (Librazhdi).
Burimi kryesor i rritjes së shpenzimeve vendore për vitin 2019, vjen kryesisht nga rritja e të ardhurave nga taksat dhe tarifat e veta si dhe nga rritja e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme.
Në total, nga buxheti qendror bashkitë do të marrin mesatarisht 63.7% të fondeve, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë me burimet e veta. Por, për bashki të ndryshme, kjo përqindje është e ndryshme. Kështu psh, në buxhetin e Tiranës vitin e ardhshëm 67.8% do të kontribuohet nga buxheti qendror. Kjo shifër për Shkodrën është 64.1%, për Durrësin 68.6%, për Elbasanin 61.5%, për Kamzën 74.5%, për Tepelenën 52%, etj.
Bashkitë që do të marrin rritje fondesh për 2019-ën janë shumë, por ato me rritje më të madhe janë, veç Urës Vajgurore e Tiranës, edhe Kamza, Kruja, Durrësi, Hasi, Konispoli, Përrenjasi, Roskoveci, Rrogozhina, Vora, Vau i Dejës, etj.
Tabela e plotë e fondet për 61 bashkitë kryesore në vend


